Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, ka përshëndetur sot miratimin me konsensus të ndryshimeve në kodin elektoral në parlamentin shqiptare. Nëpërmjet zëdhënësit të tij, Peter Stano, Fyle thekson se arritja e kësaj marrëveshje përbën një hap domethënës përpara.
“Përshëndesim miratimin e amendimeve të Kodit Zgjedhor në vijim të marrëveshjes ndër-partiake të arritur javën e kaluar në komisionin e posaçëm parlamentar. Si maxhoranca qeverisëse dhe opozita duhet të përgëzohen për punën e mirë të përfunduar dhe për bashkëpunimin konstruktiv në këtë fushë. Arritja e kësaj marrëveshje të rëndësishme përbën një hap domethënës përpara në përmbushjen e marrëveshjes politike të Nëntorit 2011 si dhe drejt arritjes së një prioriteti kyç të Opinionit”, theksoi Stano.
Megjithatë sipas Stanos reforma zgjedhore nuk është vetëm një nga prioritetet kyçe të Opinionit, por është esenciale në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
“Ne i bëjmë thirrje si maxhorancës qeverisëse dhe opozitës të ndërtojnë mbi këtë zhvillim pozitiv dhe të përkrahin më tej dialogun politik konstruktiv dhe bashkëpunimin për plotësimin e punës në vazhdim për prioritetet e tjera kyçe të Opinionit si dhe për të arritur një numër të madh rezultatesh brenda shtatorit. Reformat për drejtësinë përbëjnë një faktor kyç drejt rrugë së integrimit në BE. Lidhur me këtë, votimi për reformën e sistemit të imuniteteve dhe për Gjykatën e Lartë, në përputhje me standardet evropiane do të ishte një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, shton më tej ai.
Gjithashtu BE-ja inkurajon të gjitha palët të kontribuojnë drejt përpjekjeve të mëtejshme intensive në këtë kontekst si dhe të tregojnë një sjellje konstruktive. “Kjo është thelbësore për Shqipërinë për të avancuar në rrugën drejt BE-së gjatë këtij viti”, përfundon deklarata e Stanos.
sikur ti FTOJE edhe njehere te KONKONGRILI, ATJE behet me mire dialogu, KONSESI, PASARET,…………..