Përse duhet mbështetur Artan Hoxha?

19 Korrik 2012, 15:37Politika TEMA

Nga Arben Manaj

 

Nuk e kam fjalën për mbështetjen e emrit të tij për President, pasi është mbyllur ai kapitull, por për të pastruar baltën që i kanë hedhur me të padrejtë, siç thotë ai.

Demarshet e pasuksesshme të tij, siç shkruan së fundmi për akses në arkivat e ish-Sigurimit te Shtetit, pronë tashmë e Shërbimit Informative Shtetëror (SHISH), janë një ogur i keq për të tjerët e damkosur ligësisht, sa janë dhe lajm i mirë për disa të tjerë, që e dinë të vërtetën e tyre me atë shërbim famëkeq.

Z.Artan Hoxha duhet mbështetur nga të gjithë në këtë lëvizje, do e quaja unë civilizuese, duke besuar realisht në pastërtitë e tij morale dhe mos-bashkëpunimin e tij të pretenduar nga disa qarqe.

Nuk do doja të besoja kurrën e kurrës që ajo dosje e z. Hoxha, nëse realisht ka një të tillë, siç pretendon ai, do të përbente Top Secret, sekret shtetëror, ku do të cenohej Siguria Kombëtare, edhe pas kaq dekadash. Po të ishte vërtetë ky motivi, do ishte një gjë për tu krenuar, pasi do te renditeshim me dinjitet njëlloj si shërbimi sekret britanik MI6, apo shume të tjerë perëndimorë, që kanë afate disa dhjetëra vjeçare për mos hapje dosjesh. Realisht, pa qenë e nevojshme të jesh shkencëtar hapësinor, nuk besoj se bëhet fjalë në ketë rast për një analogji të tillë.

Z. Hoxha për shkak të lidhjeve të tij politike dhe miqësore me skalionet e larta politike dhe mediatike në vend, është në një pozicion të privilegjuar krahasuar me të tjerë bashkëvuajtës për të mundësuar një akses të këtillë.

Fakti që nuk po ja mundësojnë, dëshmon disa gjëra:

Ose, siç pretendohet jo zyrtarisht se Shërbimi Informativ Shtetëror drejtohet nga njerëz që “nuk i kanë mirë” marrëdhëniet me qeverinë ose edhe anasjelltas, dhe kjo e frenon ketë akses.

Ose, ata që u morën me kandidimin e z. Hoxha në krye të herës, dhe me të cilët ai komunikoi atë natë të gjatë dhe mëngjes me shoqërues Garde në rrugën drejt destinacionit të klasifikuar, nuk duan të thonë ato që dinë, nëse vërtetë dinë.

Por, edhe këtu ka një fije shprese në këtë lëvizje, që unë do ta emërtoja “Hoxha vs dosjeve të Hoxhës”, nëse do i besonim variantit të mosbashkëpunimit te SHISH-it aktual me dëshirën e z.Artan Hoxha, ish kandidatit presidencial “të prerë në besë”.

Shpresa mund të qëndrojë, nëse nuk jam naiv, në ndryshimin e pritshëm dhe të përfolur të kreut të këtij Shërbimi. Nëse kjo nuk ndodh, dhe nëse z.Hoxha ka nuhatjen dhe “informacionin zyrtar“ informal se edhe mund të mos ndodhë, atëherë ka një opsion tjetër.

Nëse duhet një nismë ligjore ne parlament, dhe nëse ka vullnet politik për ta bërë këtë gjë nga maxhoranca, aq më tepër edhe nga opozita, jam mëse i sigurt, se z. Hoxha ka aq miq deputetë në parlamentin aktual, besoj edhe në të ardhshmin, nëse nuk është edhe ai vetë nesër deputet, që mund te ndërmarrin një iniciative për një ligj qe do detyronte aksesin e qytetarëve të interesuar shqiptar ndaj dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Mundet qe z.Hoxha t’i kenë shkuar ndërmend edhe këto opsione, por e rëndësishme është të bëhen sa më shpejt, pasi baltosja e figurës se tij do të jetë më jetëgjatë, sesa çudia që zgjat vetëm tre ditë e çdo gjëje të pakëndshme.

Për këto arsye, kjo lëvizje e admirueshme e z. Hoxha meriton mbështetjen e te gjithë shoqërisë, që kushdo “detar”, “notar” a “peshkatar”, të shkojë të lahet dhe pastrojë mëkatet në det, dhe kushdo “lapangjoz”, a “pis” të dëmshpërblejë në mënyrë precedenciale, moralisht dhe ligjërisht, përbaltjen e dinjitetit të prezumuar të z. Hoxha.

60 komente në “Përse duhet mbështetur Artan Hoxha?”

  1. an says:

    eh cte gjeti o ‘notar’!

    me dosje ate kohe, por nuk ta japin te ‘vertetosh’ pastertine!

    po ama, keto kohe qe ishe pa dosje, u bere vete pis dhe llapangjoz – sepse e bere gojen uturak te doktorit!

    ngado qe ta hedhesh, keq te bie.

    shresoj qe ‘koleget’ e tu, te sojit Cili, te te bejne shoqeri se shpejt.

    1. shkozeti says:

      na fal z.Manaj;
      Nje Qen qe ka cofur,
      nuk ngjallet me.
      (kaq mund te them per A.Hoxhen)

      1. Vlora says:

        edhe sikur te jete qelibar,,hoxha vetem per sherbimet e flakta deri ne ekstaz qe i ben berishes ne cdo televizion, nuk duhet mbeshtetur,

        hoxha te dali dhe te sillet si njeri normal,dhe ti kerkoj falje publikut per bezdine qe i ka krijuar me ato lloj analizash pro berishe, duke lenduar me dhjetra familje shqiptare te demtuara nga berisha.

        eshte njeri i neveritshem.

        1. assault says:

          Vlora, me pelqen stoicizmi yt, por edhe krimineli me i madh meriton te degjohet mire edhe i meriton te drejtat sipas ligjit. Ne shqiptaret kritikojme shume, por besoj kjo gje nuk ka sherbyer per mire, perkundrazi.Brenda çdo njeriu ka nje zemer te bute, por presioni i madh kritikues, aq me teper kur eshte i mbushur me shpifje dhe intriga e detyron tjetrin te nxjerre anen e tij me te keqe…Te gjithe gabojme ne zgjedhjet qe bejme, sepse gabimi eshte thjesht njerezor, dhe prandaj gabimi i tjetrit nuk ka pse na duket aq i madh sa te mbuloje ate pjesen e tij njerezore qe ne pershtypjen time eshte e dhimbshme. Nje djale ne moshen e tij me te re , mu ne fillim te endrrave per jeten, ndesh me ftohtesine e sigurimit te shtetit jo me vullnetin e tij, dhe prej atij momenti jeta e tij ndryshon jo sipas endrrave personale por sipas dores qe i doli perpara qellimisht per ti ndryshuar rrjedhen e jetes. Personalisht, sido qe te jete sjelle Artan Hoxha gjate ketyre 20 vjeteve me veten e tij edhe me shoqerine ne teresi nuk mund ti dua dua dot njerezit qe i kane bere ate shenim ne dosje, dhe per rrjedhoje edhe keta njerezit qe ja nxjerrin ne momentin kritik te jetes se tij ate shenim te mallkuar ne publik jo se duan te mbajne te paster strukturen shteterore prej njerezve te inkriminuar te rregjimit sepse dihet qe ata ne keto 20 vjet kane qene te priviligjuar te pasurohen edhe te drejtojne ne administrate shteterore, te vazhdojne te punojne ne drejtesi njeres qe kane keqtrajtuar te burgosurit dhe kane vene me shume zell ne burg njerez te pafajshem.

        2. raimondi says:

          Ky eshte artikull tamam i mire, sepse ndihmon ne ndergjegjesimin tone per te respektuar TE drejten e tjetrit , dhe per te ndihmuar ne fitorn e te drejtes se tjetrit

          Shume mire thote autori duhet ndihmuar Artani, pavaresisht se ai eshte kunder opozites

          Ceshtja e tij eshte nje ceshtje ndihmon ne ngritjen vlerave morale te shoqerise
          –Ndaj patjeter duhet ndihmuar

          Intelektualet duhet te ngrene zerin e protestes dhe te kerkojne qe ne pergjithesi dosjet e kohes se shkuar ti shikoje kush eshte i interesuar te njohe dosjen e tij

          Ose tek e fundit fare, te digjen ato dosje , dhe njerezit te vleresohen nga puna e tanishme , jo nga hijet e se kalures

          ____Intelektualet duhet t’I keRKojne PARLAMENTIT qe te kemi :_Nje Fillim te ri_
          edhe per jeten e atyre njerezve qE jane me dosje , dhe te mos gjykohen me per te kaluaren , por per te tashmen DHE TE ARDHMEN

          __E kaluara ishte e tille, dhe njerezit nuk kane faj per sistemin , dhe pse i sherbyen sistemit

          Njerezit duhet t embajne pergjegjesi per punen e tyre ne kete sistem te ri, qe eshte sistem i lirise .dhe ku cdo gje varet vetem nga ndergjegja e tyre , dhe jo nga censura e sistemit , sic ishte ne diktature

          Ndaj ky shkrim i zoterise eshte shume i mire dhe duhet pershendetur

      2. homeri says:

        —Ashtu si minje halesh te rrine gjithe bashkepuntoret e sigurimit te shtetit. Dine te lepin m… e te tjereve . Por ky spiun i shkolluar eshte me i pisti nga te gjithe , njeri i neveritur ,asnje meshire per te . Pale kerkon te shpelahet nga ndyresit ne menyre jo ligjore se keshtu e ka karakterin. Me vjen keq per autorin se po del me ca artikuj qe nuk shpjegojne asgje , si njeri i trembur —- Nga autori kerkojme te shprehet hapur se gjithcka e piste qe ndodh ne kete vend vjen nga regjimi talebano – verior i SALI BERISHES

      3. Shefqet Cela says:

        Nuk keni te drejte. Ligji per hapjen e dosjeve nuk ka per te dale per arsyen e vetme se kete damke e kane shumice e atyre qe drejtojne qeverine (filluar nga kreu).
        Llogjike eshte qe te hidhet, se paku, hapi i pare;
        KUR DIKUSH KERKON, NEN PERGJEGJESINE E VET, TE MARRE NJE VERTETIM PER DOSJEN E TIJE; KJO TE MOS I MOHOHET. NDRYSHE DO TE VUAJE EDHE AI QE ESHTE LLAGAR DHE PERBALLET ME SHPIFJET E ULTA.
        Kete peshqesh zoti Hoxha e ka nga miqte e vet qeveritare, qe e propozuan poshtersisht, per te realizuar maskarallekun e radhes. Ata e kane ditur thashethemen mbi Hoxhen, ne mos e kane sajuar vete. Nga kjo ane mire ti behet se u be cope si sejmen i tyre.

    2. Kjo eshte paturpsi says:

      Te lexova shkrimin e djeshem Arben dhe vertet me terhoqi me analizen e sakte qe kishe bere ne te,por ky i sotmi nuk me duket aspak cilesor.Artan Hoxha eshte nje qen i oborrit Berishian.Per mendimin tim personal te gjithe ata qe bashkpunojne,votojne dhe mbrojne pushtetin vrastar te Sali kriminelit,jane fajtore ne krimet e kryera nga pushteti.Te mos harrojme se ka vrare shqiptare per te qendruar ne pushtet.I tille eshte dhe Artan Hoxha,prandaj dhe ti Arben nuk ben mire qe mbron nje pis te tille,kur jane me mijra çeshtje skandaloze ne Shqiperi ku ti mund te ngresh zerin tend kundra tyre.Do te me pelqente nje shkrim per 21 Janarin,Gerdecin,vjedhjen e votave,vjedhjen dhe shkaterrimin e cdo gjeje te mire te ketij vendi,trafikun qeveritar te armeve,bastardimin dhe shkaterrimin e administrates shteterore(eshte mbushur me militante idiote te PD dhe LSI),shkaterrimi i arsimit te larte,i sistemit shendetsor,skandalet e djalit apo vajzes se kryeministrit, “aksidentet” qe kane pesuar persona te rendesishem siç ishte Trebicka,marveshja e ndyre me Greqine per ujrat territoriale,vjedhja e postit te presidentit,vjedhja e postit te kryebashkiakut ne Tirane,bashkpunimi me mafioze dhe agjente te tipit Fazlliç etj etj etj etj.Keto pra jane disa tema te rendesishme per publikun qe ju ti analizoni z.gazetar,dhe jo te mbroni Artan Hoxhen.Apo çudia me e madhe 3 dite zgjat dhe keto qe permenda une me siper jane te kaluara dhe nuk ia vlen te permenden???Respektet e mia zoteri

      1. aldo says:

        Lexoje prape menyren sesi e ka shkruar, me kete mbeshtetje ai i nxjerr ne shesh hipokrizine e Artanit.

    3. fatmir says:

      Ky eshte Artani vete mesa duket! Nuk e di pse te djeg, ai po thote qe ta mbeshtesim dhe ti beje nder edhe te tjereve, pervec vetes.

    4. O Arben Manaj, meqense je bere familjerisht nenshtetas Britanik ben mire te mos mbrosh ish-bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit qofshin dhe brez i ri ne ate kohe (ne kohe Gjimnazi apo ne Fakultet). Ne Listen e brezit te ri te rekurtuar ne vitet 1987 deri 1990 me shume deshire nga Sigurimi i Shtetit eshte dhe nje numer gazetaresh dhe bosesh te Mediave filo Berishjane e Metiste (vertete e habitshme nderkohe qe mendohej se ishin me shume ne krahun tjeter). Prandaj mos e mbro Tan Hoxhen se seshpejti do dalin edhe mbi 40-emra te tjere kryesisht ne Media, spiune te rekurtuar nga Sigurimi i Shtetit, e kete se ndalon me askush se nuk mban me durimi as me Ligj e as me Nderkombetare.

    5. Kris says:

      Problemi ketu nuk eshte ne ka qene apo jo spiun isigurimit,qe sigurisht ka qene, qe kur u be spiun i Berishes,por nenshtrimi pa kushte i tij per Berishen,bashke me Henrin,Zhejin etj.Pra ai qe e ka shitur njehere bythen,tek sigurimi, do ta shese prape tek Berisha.Duhet te zhdukeshe per ca kohe po te mos ishe i shitur !?

    6. sinan hibro says:

      Edhe mua nuk me pelqen ky lloj investimi i A. Manaj per ceshtjen ” A. Hoxha “… Per cudi , analiza e tij ndalon te SHISH, ndoshta per te njollosur kete organ qe sot nuk i pelqen S.Berishes ; ne fakt pas 20 vjet perpunim dosjesh veshtire qe tek SHISH sotem te kete ndonje gjurme. Gazetarit A. Manaj do t’i sugjeroja qe te investohej atje nga Londra per nje ceshtje tjeter qe ka lidhje me SHIK-un famekeq, ate qe zhdukte njerez dhe qe arriten t’i shpetojne Scotland Yard-it britanik.

  2. Kol Tivari says:

    Intelektualet,artistet,shkrimtaret,teknicientet e teoricientet,te cilet qendrojne te pavarur nga politika,fitojne gjithmone respektin e popullit,nga kane dal.Artan Hoxha,jo vetem qe nuk duhet mbeshtetur,por duhet beshtyre e injoruar nga kushdo,qe e shikon ne rruge.Ai ka perdore te gjitha potencialet e mundesite,per ti thurur elozhe Berishes.Asht ky Berishe kurve politike,qe e dinte Cvirgjerine morale te A Hoxhes,sepse e ka akuzuar si spiun sdhe ne 1993-94.Perse guxoi Kurva e Vicidolit te na ofroje nje ish spiun per president??? Sepse i duhej nje i shantazhuar per ate post,qe ti bindej,pa qene figure e larte e PD.Perse nuk i pergjigjej,atehere e as sot,ky Qorri spiun,akuzave te padronit te tije malik??? A Hoxha duhet zhdukur nga jeta mediatike,si i pamoralshem

  3. besniku says:

    Z.Manaj! Ide e mire kjo e juaja! Por, ketu, nuk fjala per nje njeri te zakonshe,, qe shikonte “punen” e tij dhe familjen e tij, ketu kemi te bejme me nje njeri (Artan Hoxha) qe per vite me radhe ka vjelle vrer ne TV e ne shtypin e shkruar, ka genjyer dhe shpifur sipas deshires se tij duke i krekosur si gjeli ne maje te pirgut me mut, duke na e kumtuar edhe ne degjuesve apo lexuesve. Kur nuk e mbron dot Sali Berisha qe eka ditur qe ne krye te heres se Artan Hoxha ka qene spiun i sigurimit, nuk ka “burre shteti” tjeter qe ta ndihmoje. Pastaj, ketu nuk flitet me … ose, … ose. Ky njeri, cdo gje qe ka bere e ka bere me vullnetin e tij te lire, prandaj tani duhet te vuaje dhge te perballoje te gjitha rrjedhojat. Sa mire na krekosej kur fliste neper TV (4-5 here ne dite, nga njeri TV ne tjetrin). Meqe ju nuk jeni ne Tirane, por ne Londer, nuk keni patur kenaqesine qe ta degjonit te fliste here tek TVKlan, AQC, UTV, OraNews, TopChannel, TVSH, naten dhe diten, i njejti njeri me te njejten te folur: Mbrojtja me cdo kusht e Z. Berisha dhe familjes se tij. Tani, perse kjo familje nuk po e ndihmon kete njeri? Megjithate, Z. Manaj, ky cfardo qe te beje dhe cfardo dokumenti qe te 3gjeje, ai mbetet qe mbetet ish spiun i sigurimit dhe spiun i Sali Berishes.

  4. a.shehi ny says:

    Keqardhje per zotin Arben Manaj qe eshte i larguar shume nga realiteti ne kohe e hapsire.
    Krimi me i madh qe eshte bere keto 21 vjet ne Shqiperi eshte mos hapja e dosjeve te bashpuntorve te sigurimit.Por sot ka ardhur kohe qe te hapen me shume dosjet e atyre bashkpuntorve te sigurimit qe bashkpunuan me vone dhe me UDB jugosllave sic eshte rasti i berishes.Dhe e keqja eshte qe keto nuk do hapen asnjehere se udb dhe cia ne ate kohe ishin partenere 40 vjecare.
    Para ca kohesh ne nje interviste te tij Will Rajerson qe krahas ambasador ka qene dhe zeusi i shqiptareve nga 1992-1995 thote afersisht keshtu kur e pyeten pse nuk i hapen dosjet:
    Sepse nuk donim te “prishnim” familjet.P.sh kunata e Pjeter Arbnorit mund te kishe qene agjente sigurimi me detyrim.Pse duhet te prishnim keto familje?????
    Ne fakt ne ate kohe rradha e kunatave te Pjetrit ishte e gjate ne dyert e
    koridoreve te pista te sigurimit dhe Artan Hoxha juaj ka qene ne keto rradhe dhe atehere ishte i lumtur qe gjeti “mik” dhe e “federuan”
    Meqe jeton ne Londer aty ka bere buje dhe skandali i atij kumbaros apo shaqo shatrit qe ka qene sigurims ne dy sisteme .
    Zhdukja e Remzi Hoxhes , asgjesimi spektakular i Kosta trebickes dhe
    shkrumbimi i oficerit te SHIK-t ne durres tregojne se me e rrezikshme eshte
    mafja e sotme ne pushtet e cila kane celsat e asaj qe kerkoni ju zoti Arben.
    Me vjen keq por keni problem me numrin e syzeve.

  5. atsef says:

    Ti Arben Manaj nuk je gje tjeter vecse nje spiun i home office.

  6. Bushi says:

    Shkrim i përmasave mediokre!

  7. rroku says:

    Po ti qenke jo ne londer por ne hene me keto qe thua more Arben! Po ke te mbeshtesim ne shqiptaret, ate qe ka 8 vjet qe eshte investuar personalisht ekran me ekran per te justifikuar cdo gjeme te qeverise berisha?

    ate qe punon keshilltar i kryeministrit dhe gllaberon fondet e shoqerise civile?

    ate qe ka qene kryetar i bordit te KESH ne momentet me te zeza te hajduterise se ketij institucioni?

    ate qe hedh helm tavoline me tavoline dhe ekran me ekran per opoziten?

    ai qe peshtyu viktimat e 21 janarit duke lepire gjakun ne fytyren e berishes per ta pastruar nga krimi?

    ai qe u investua personalisht ne vjedhjen e mandatit te bashkise se tiranes?

    ai qe ben sekserin ne cdo ministri per fondet e BE?

    ai qe eshte pas skenarit te cdo manipulimi qe behet me sondazhet elektorale ne shqiperi?

    mund te kisha rreshtuar pa fund pislleqe te ketij pisi po jan shume dhe nuk ia vlen!

    ky thjesht mori mbrapsht ate qe meritonte nga sherbimi i peshtire qe i kishte bere dhe i ben pushtetit! Kjo levizje qe ben ai eshte per te hequr vemendjen nga bemat dhe gjemat e sales, eshte perseri ne sherbim te tij! nje spiun nuk heq dore nga vesi i tij more Arben!

    Nga londra gjerat mund te duken inspiruese por hajde ketu te ndjesh se si cdo dite njerez te ndyre si artan hoxha po na mbysin me ligesine e tyre!!!!

    Ai eshte me keq se nje spiun, ai eshte perkrahes i krimit ne shqiperi!!!!

  8. koz says:

    Une thashe se manaj po bente shaka.
    Sja vlen te merresh me Hoxhen qe i shitur ka qene dhe spiun do te ngelet (qofte edhe si spiun i fjetur apo jufunksional). Une do te isha per te ndihmuar me gjithe shpirt ata shqiptare te mjere e te thjeshte (pa perkrahje) qe jane perdorur nga sigurimi i shteti, qe kane qene viktima dhe qe duhet tu pastrohet emri. Sa per Hoxhen dhe sherbetoret e regjimit sja vlen te merres pasi mban herer gjirizi.
    Une mendoj se askush sduhet te mbaje pergjegjesi per veprimet (apo mosveprimet) ne oshen 17-18 vjec. Por e keqja e Hoxhes nuk eshte tek ajo por te karakteri i tij i bdyre dhe lejimi qe i ka bere vetes per tu bere lolo dhe avokat i krimeve te regjimit.
    ne cdo vend normal njerezve si Hoxha nuk mund tu jepet nje mundesi e dyte/trete dhe duhen harruar ne vetmin e tyre mediokre. Por duke njohur shqiperine ky skuth i bdyre do te vazhdoje te na shfaqet ekraneve si pa gje te keq, si ANALIST e ekspert i kotit duke na dhene mend me 12 pikat e tij idiote.
    Mesimi duhet te ishte lereni merden se kur e kruan mban ere.

  9. roni says:

    ore komentues, nuk po e kuptoni se artikulshkuresi eshte shume me i zgjuar se ju?! ai ja ka fut anglezce, po ky eshte dallimi mes jush dhe te zgjuarve. lexoni nentekstin e atij dhe jam i sigurt qe do thoni me veten 1-0. pastaj ai eshte spiun i inteligjent servisit se ka punuar per bbc. hajde komunsita hajde akoma ne kohen e enverit ju?

  10. egla says:

    atsef nje mendim me ty ky dhe ai pleshti tjeter

  11. Arjoni says:

    Arben! Jam dacort me ju per nje reabilitim edhe te kesaj shtrese te shoqerise sone , por duhet te bejme kujdes sepse ne po reabilitojme me shume informatoret , fuksat dhe agjentet me shume se viktimat e tyre . A mund te thuhet sot se ne shoqerine tone ne kemi bere aq sa duhet me te perndjekurit ? Sa te perndjekur ka sot parlamenti, po kryeminista sa kane qene nga keta ? Njerez kane vdekur nen tortura , njerez jane pushkatuar ne saje te punes se mire te informatoreve . Une nuk po bej thirrje per te marre hake por tju japim Jo me shume se ju takon. Fatkeqesia jone eshte se shumica e parlamentit jetojne me makthin se nje dite do te cmendet dhe mind te lexoje pseudonimet e tyre me ze te larte. Artani po mundohet tani qe te pastroje sadopak ate qe I hodhi persiper ” babai ” I tij spirteror. Me duhet te them se nuk kam qene ndonjehere I persekutuar .

  12. e ardhmja says:

    Ja ke fut kot plako.Zhurma qe po ben Artan Hoxha eshte thjeshte per te mos arritur te bojkotohet dhe nga njerzit e tij te afert per pislliqet qe ka bere ne vazhdimesi gjate jetes se tij te trazuar.Perse u dashka mbeshtetuar ai dhe ca pisa te tjere per te cilet flitet hapur dhe nen ze qe kane qene bashkepuntor te sigurimit.Mua me duket se ketu tek ky argument tuaji i pa baze fle dhe lepuri tani qe dosjet jane bere carcaf,jane hequr qindra e mijra flete,dhjketyra e qindra mekatare i kane fshehur e asgjesuar ato,e po aq te tjere bejne shantazh.Edhe miratimi i ligjit per hapjen e tyre tani sdo te siguroje dot as 10% te vertetesise.

  13. dritani says:

    Si u hapka dosja e nje spiuni apo informatori pa ligj te rregulluar ne cdo detaj o mjeshter?
    Aq sa i lejohet nje spiuni te tregoje bashkepunetoret e tij aq ka mundesi te hapet dosja e Hoxhes.

    Ja nje site rastesor per te kuptuar dicka lidhur me “Zbulimin e identitetit te nje agjenti”:
    http://www.olschimke.eu/2012/01/08/disclosing-identities-of-secret-agents/

    Po Wikileaks pse thuhej se rrezikonte jeten e agjenteve ne terren?

  14. vera says:

    o zoti manaj, e kupton sesa budallenj ka ky komb. Me siguri je jeni tu qesh kur lexoni keta hajvanet qe s’mendojne fare kur shkruajne. Une personalisht te kuptoj shume drejt ne ate qe shkruani.
    Le ta hap dosjen artan hoxha dhe do i dal e vertata ketij spiuni. Ti po e kerkon me shume elegance, por shume komentues ketu jane nallban. Po te mos kishte gje do ja hapte berisha atij me vrape dosjen, po ka ndaj sja hap. Urime dhe faleminderit per menyren e vecante te percimit te mesazhit. repekte

  15. Nadia Shabani says:

    E ke gje kusheri kete Artan Hoxhen ti Arben Manaj? Mos e mbro kot per “gjoja spiun te sigurimit” ne moshen 17 vecare se edhe po pati qene ishte minoren dhe nuk mban pergjegjesi per ate por problemet e tij jane spiunlliqet dhe mbrojtjet qe u bente pleherave te pushtetit dhe bosit te tij shefit te madh te Vicidolit.Nuk kishte dite dhe nate ku te mos e shihje kete papagall ne cdo TV qe dilte ne mbrojtje te Berishes. Na eshte neveritur aq shume sa edhe ty qe i del ne krah te tij tani na dukesh i neveritshem. Po cfar muhabeti e ke ate o Arben Manaj qe nuk paska mundesi aksesi Artan Hoxha per te shikuar dosjen e sigurimit te shtetit? Po ai ka mik Berishen si ka mundesi qe Berisha nuk e ndihmoka dot kur nuk ka lene kriminel pa ndihmuar? A e keni marre vesh si po shkon gjyqi i Dritan Dajtit qe vrau 4 police? Do te deshtoje si gjyqi i Gerdecit se Dritan Dajtin e ndihmon Sali Berisha me ane te Agron Kulicit dhe nuk ndihmoka dot “avokatin” e tij Artan Hoxhen qe e kishte gojen bilbil per te mbrojtur pleherat e qeverise.

  16. Illo says:

    Pseudonimi “rroku ” ka shkruar ate , qe duhet per problemin . Ate qe nuk ka arritur ta thote Manaj , na e ka sqaruar “rroku’ . Faleminderit ! Illo

  17. Mbeshtes nga mbrapa says:

    Une ja mbeshtes nga mbrapa manajt dhe artanit gjithmone,mendimin.

  18. racionali says:

    O zoti Arben,qe ka qene apo ska qene notari-spiun kjo nuk eshte ndonje qamet i madh,se me ose pa dashje njerzit i sherbyen regjimit,pasi i tille ishte.Njelloj si ne Gjermani.Por tani kush e shtyu qe per 20 vjet, mos te leje poshtersi pa bere dhe mbrojtur.Eshte karakteri i ulet prej spiuni i ketij kallupi.Keshtu qe mos e merrni ne mbrojtje qe te mos kompromentoni,integritetin tuaj.Artan Hoxha e ka marre nga populli ate qe kishte per te marre, KAQ.

  19. Nik Kodra says:

    Z. Manaj fatkeqesisht e kap problemin nga bishti! Ketu shtrohet problemi te miratohet ligji per hapjen e dosjeve. Flitet per shtet ligjor dhe nga ana tjeter nxiten zyrtaret qe vetem per disa njeres “speciale” te behen veprime te paligjshme. Per mua te dy si Z.Hoxha dhe Z.Manaj jane kundravajtje.

    Nik

  20. robin huk says:

    Nese nuk ja japin le ta bebej publike institucioni. Apo ska rosie.

  21. komentuesi says:

    ore si nuk u mor asnje komentues me problemin por me analizen “sa burra te mire jane artani apo arbeni”.
    Eh ky me duket problemi me i madh se nuk diskutojme nese ka nevoje kjo shoqeri te pastrohet nga presioni i politikaneve arbitrare nga presioni i padrejte qe mund te bejne me dosjet por merremi me personat qe ngrene problemin me ndarjen ” o me ne qe shajme Saliun ose komunist i poshter”. Sa dhimbje te percjell ky nivel diskutimesh

  22. Meri says:

    Une kam mendimin te zbardhet njehere 21 Janari se puna e Artan Hoxhes pret .Dosjet ne Shqiperi eshte nje loje, qe luhet sa here ka probleme Saliu, hedhe shashken dhe ne te tjeret kerkojme ta nxjerrim.As me intereson te di se kush ka qene ish sigurims ,me intereson mos te me vidhet vota ,me intereson gjykatat te jene te pavarura, me intereson te mos vriten me burrat nga dora e shtetit ne mes te bulevardit se protestojne ,te mos hidhen ne ere 24 jete njerezish per interesat e kryeministrit dhe familjes se tij,me intereson te mos falet asnje centimetr toke shqiptare ,me intereson te funksionoje demokracia ,po u bene te gjitha keto edhe dosja e Artan Hoxhes do hapet .

  23. baro Corrogjafi says:

    Akoma nuk e keni marre vesh ? Te dy kandidatet per President , si zoti Zaganjori dhe zoti Hoxha ,u propozuan sa per numer nga mazhoranca,per te konsumuar te dy raundet e para . Zotin Hoxha e gdhine te shoqeruar me bodyguarde,por e lane rruges ( sepse ashtu ishte porosia e te madhit Sali Berisha, i ngjiten ” nje bisht ” si bashkepuntor i sigurimit , dhe u mbyl ai kapitull.Duhej realizuar ajo qe kishte deklaruar Sali Berisha : Presidenti do te jete nje figure e larte politike nga PD, Dhe ashtu u be . Por edhe kjo : Dardha e ka bishtin mbrapa – thote populli. Hilete e Saliut s’kane te sosur.

  24. Te hapen dosiet, çdo njeri apo çdo parti qe nuk e mbeshtein hapien e dosieve duan anarshi dhe nje sistem anti Europian dhe anti Amerikan. Ata njerez qe kane izolòuar Shqiperine per kaq vite akoma pengojne integrimin Europian me te gjitha menyrat me te poshterta qe egzistojne. Ka njerez qe jane gati ti vene flaken Shqiperise dhe bashkombasve te tyre vetem e vetem te duket njolla zeze Shqiperia.

  25. Elio Gora says:

    Shume vite me pare une kisha mendimin se Sali Mender Berisha e kishte rrembyer te gjithe listen e ish bashkpuntoreve te sigurimit te shtetit qysh ne pushtetin e tij te pare,por ne rastin e Artan Hoxhes u binda me shume.Asnje nga lexuesit nuk ben pyetjen:Ku e verifikoi Sali mender Berisha emrin e Tan Hoxhes se kishte qene bashkpuntor i sigurimit famemadh te shtetit?Dihet se ai qofte edhe per hunden e tij,nuk mund te pyeste drejtorin e SHISH Bahri Shaqiri.Berisha ka qene gjithmone i suksesshem me lojen e bere me dosjet.I lumte Berishes po e tregon veten si nje agjenturist i talentuar.Na nxorri mallin e shokut Enver.

  26. daja says:

    Nga menyra se si analizon ky manaj jam i sigurt se ka nje pseudonim.mane analizo 21 janarin e mos u merr me spiuna.Ty te kuptoka vetem vera.Bashkohu me notarin,veren,rrokun,llullen,koranin,gjethin etj behuni bashke e kerkoni dosjet.mane ne sateme dhe ti me gjithe sorollopin tend.qorri sheges e mos te ofendoje me shume se i del ne mbrojtje nje legeni o legen.

  27. Claus says:

    Po ky nga na doli?

    Dosjet na duhen t`u hapkan per arsyen e vetme se Artan Hoxha po sakrifikohet shume per te pare te kaluaren e tij qe duhet te jete shume e paster!!!! Po pastaj?

    E ke kapur problemin nga bishti or lum miku!
    Perse nuk na shkruan or adash i Artanit per gjyqin e Shoshorit me deshmitar Sali Berishen? Edhe ai kishte deshire ti shihte dosjet por nuk e lane.
    Artan Hoxha ka hedhur balte me tonelata kunder te tjereve, nuk duroka dot balten qe i paska hedhur Sali Berisha. Ate ta mbaj me shendet tani.

    Problemin lum miku duhet kapur nga koka dhe te shkruhej nje artikull me argumenta dhe bindes se perse duhet te hapen dosjet per te gjithe, por jo ne emer te Artan Hoxhes qe po na vuan aq shume dhe nuk po gjen dot te drejten. Sa per te qeshur.
    Per Artan Hoxhen na u dashka nje sesion i vecante parlamentar per ligjin e hapjeve te dosjeve!
    Artan Hoxha nuk eshte viktima, eshte shkaku.
    Per te gjithe ata qe kane vuajtur te hapen dosjet dhe te shohin qe i kane spiunuar, por jo te hapen per shkak te informatoreve si Artan Hoxha. Nga dosja e viktimes del nese Artan Hoxha ka spiunuar apo jo.
    Viktima e ka pesuar jo informatori.
    Dukej inteligjent nga fotoja me lart, por…

  28. Devolliu says:

    O Arben o; shumë të paska zënë meraku për këtë A Hoxhën, nje person i pabesë, një spiun i fëlliqur, një llafazan i shpifur, një zagar i pështirë i Salih Geddaf Gërdec Gërdallës, kryehajdutit e kryekriminelit të SHQIPëRISë.

  29. Artanhoxhen e baltos Edhe mo ky mania spiun bir spiuni, Aman si e mbrojne kopene Kellirat o njerez Te mire, prandaj I dun fort TERE KellirarMedhate Keta rriqna; natyrisht, mbasi I fusion fut e fut njala, I hedhin Ne QENEF!
    Ky o Fati, S’ka zot Qe I shpeton !
    O mane, ke spiunove mrome o QENEF!

  30. kitara e thyer says:

    tani ivogel, nje agjent qe i sherben vendit sherbimi sekret di si ta nxjere nga sherbimi, mendo qe dhe prokuroria ne bashkepunim me shtetin e bejne kriminelin te penduar dhe i sigurojne garanci familjare. po ti nuk vlen, te ben precedent. e ke pare sa urte ri jozefina etj.

  31. daku says:

    artan hoxha eshte njeriu me i urryerne shqipri,eshte krye servili ipushtetitdhe kur e shikojm ne televizjon na vjen per te dhje..aq i peshtiri eshte.dhe mire ja beri berisha qe talli by…se nuk kishte surrat per president ai pler

  32. kitara e thyer says:

    tani i vogel ne te mbeshtesim, por koleget e tu analiste, ne sherbim, dhe te poshteruar nga sherbimi i pushtetit kriminal do te braktisin , se kane te njejtin hall dhe mos me te madh se ty. ata po te perdorin , ke degjuar qe cka koran ne myzeqe, ti qofsh. fillo te besh nje jete te qete dhe gjuaj per peshk pa bere not, por ne ujra nderkombetare pa e bere pis detin shqipetare.

  33. aldo says:

    O NJEREZ, LEXOENI ME KUJDES SHKRIMIN DHE MENYREN SESI E KA SHKRUAR PER TE NXJERR NE SHESH HIPOKRIZINE E ARTAN HOXHES, SI PER BASHKEPUNIMIN EDHE PER MOSPATJEN MUNDESI TE NXJERRES SE DOKUMENTAVE TE TIJ. DISA NGA JU SHKRUANI VETEM DUKE U MBESHTET TEK TITULLI DHE JO TEK THELBI QE PERMBAN SHKRIMI BRENDA.

    1. roni says:

      Sa fatkeqe qe jemi. shikoni dhe lexoni keta budallenj qe bejne si analiste te medhenj. Ore rrypa nuk po e kuptoni se Manaj ja ka fut tan hoxhes me bukur se te gjithe te tjeret. po ju jeni te gjithe kerica. ju nga inati qe keni per artan hoxhen i jeni leshuar z.manaj, qe si vjen njeri tek bishti se eshte nga asat e BBC qe e degjonit te gjithe nder vite dhe u bete disdente ju kafshe. keni byth dilni ne sheshe dhe behuni njerez po u ka futur berisha krupen, por pas blogjeve shkruani idotesira.
      O z. manaj jeni shume i holle per keta koketrashet. vazhdoni, se mero baze nuk eshte budalla qe boton shkrime te tilla nga gazetare te kalibirt te Manajt. ka 20 vjet ne bbc ai o idioter.e nxorret edhe spiun tani, spiun i anglezeve. po te paktne anglezet marrin per spiun te zgjuarit jo budallenjt. hajde rreziku anglo-amerikan hajde.

  34. Gjergji says:

    Ehte e turpshme ti dalesh ne krah nje individi si A.Hoxha, apo ta pranosh ate si nismetar te nje levizje qe do pstroje shoqerine shqiptare. Ai me qendrimet dhe analizat e tj banale prej shebetori pushteti, tregon se si dje ashtu edhe sot ai mund tisherbeje cdo pushtet, persakohe ai mund te nxjere perfitime personale.
    Te tille njerez qe here quraviten dhe here kapardisin si gjeli ne maje te plehut nuk kane asnje vlere e prej tyre nuk mund te presesh kure te mira per shoqerine.
    Ai meriton vetem perbuzje si i damkosur me turp, qe askush mos e degjoje e shikoje ne komentet e tij ne mbrojtje et qeverise.
    Nje intelektual i pavarur si e mban vehtn A.Hoxha nuk mund te jete mik me asnje qeveri, pasi asnjera nuk mund ti permbushi premtimet, pasi ato jane vetem per te ardhur ne pushtet.
    I uroj ketij sherbetori qe te vazhdoje te gjeje padrone edhe kur te ndrohet pushteti, ashtu si e ka zakon. Kjo lloj specie duhet dhe ndihmon vetem per te bere dallimin dhe vecimin e te mires nga e keqja.
    Le te vazhdoje te zvaritet, pavaresisht se i duket se ecen edhe ai.

  35. Lisus says:

    Me vjen mire qe zoteria ka prekur kete teme.
    Ne si shoqeri kemi nevoje Te pastrohemi nga hijet e Te kaluares. Fakti qe per kete problem u be kurban Artan Hoxha,tregon qe shoqeria jone akoma nuk eshte e pergatitur per Te verteten. Shoqeri qe akoma shkelmon virtytet she perqafon pa medyshje mediokritetin. Kuptohet nje shans I humburedhe per 5 vjet Te tjera.

  36. Korabi says:

    gjithe kete koment per nje spiun medioker! Madje akuzon opoziten per shantazh, o cfare idioti, zene faqe pa fund gazetash per te na bindur sa i mire qe eshte. Ik o njeri vazhdo te Saliu se nete tjeret do te vazhdojme te njohim vetem si A. Hoxha, sherbetori i Rulit per llogari te Sales ?

  37. sali trapi says:

    fuksi,fuks ngelet ne cdo regjim,edhe ky artan hoxha,i tille eshte vetem ka ndryshuar taktike,ne kohen e ENVERIT hante te njome,tani me salen ha te thate,dhe per cudi s’ka te ngopur akoma.

  38. Shqipetari/Oslo says:

    Nderime zA.Manaj!dhe eshte turp qe disa komentues e ofendojne me pa te drejte pasi jam i sakte se nuk e kuptojne qellimin e artikullit,ku zManaj me shume fines i drejtohet zHoxha,pse nuk arrini ta kuptoni nuk eshte faji i Arbenit,prandaj ai duhet lavderuar per keto qe na jep dita dites duke e diskretituar kete Qeveri ne menyren me te hapur ashtu sic dhe ben i nderuari zMero Baze e shum pak te tjere.Perse duhet te kritikohet apo te ofendohet Arbeni,apo pse me finese ku aspak si ka dale ne mbrojtje zHoxha por i thote se si e perdhosi dhe e hodhi si nje lecke te perdorur brenda tre ditesh,se aq i duhej saliut figura e Artan Hoxhes.Shpresoj qe nje dite zA.Hoxha tja ktheje borxhin sali berishes per nderin e madh qe i beri duke e kandiduar per President te Republikes dhe per baltosjen qe i beri e cila i ka kaluar tre ditet e cudise e akoma vazhdon avazi Hoxha.Ja pra se cte ben saliu,a nuk eshte ngritje vlerash kjo?

  39. kitara e thyer says:

    tani i vogel, kam bere tre komente p;er ju je nje rezident i deshtuiar, por ti se njeh keteb lloj profesioni , te futen ne loje dhe te dogjen, ne gjuhen e spiunazhit, por ri prap ne sarajet e tua ,por nuk do do te kesh me mundesi qe ne universitetin tend de krijosh berdhama te ndyra anti shqipetrare. provoje, as e llogarisim , je ….. as….

  40. mali says:

    E dini ate filmin”Cili jeni ju zoti Sorge”. Ky eshte Artan Hoxha, ne fytyre dhe permbajtje, qe na e shpifi me ato daljet televizive per te na bushur mendjen se sa i mire eshte regjimi tiranik salinistvucidolist. Le te shkoje te Sala se ai e propozoi dhe e “perveloi” dhe te gjeje dosjen e tij e pastaj te shkoj ne televizione e te bej analistin e kuratorin e regjimit fashist salinist.

  41. hahaha says:

    bejdo malaj ke shume te drejte.

  42. Roni says:

    Artan Hoxha per reputacion beri gjithshka,nderkoh qe reputacionin askush nuk e ka ne doren e tij por ajo eshte ne doren e te tjereve.karakteri eshte ajo qe eshte ne doren tone dhe per te cilen ne duhet te bejme kujdes.Artan Hoxha u be me deshiren e tij i urryeshem ne syte e publikut shqiptar,pasi la pas dore karakterin.Mendoi se ishte i afte te luante me intelegjencen e qytetareve shqiptar duke i sherbyer djallit.E gjithe kjo histori ka vetem nje emer,Ai mori leksionin.Te gjitha perpjekjet e tij sot dhe ne te ardhmen per te sajuar letra pastertie jan te kota dhe kohe e humbur.Nuk ka leter qe pastron karakterin prej plehre qe ka demostruar ai keto kohe.Un do i sygjeroja qe ti harroje te gjitha perpjekjet,nderkohe te nisi nje proces vetpersosje,te ribej veteveten,te persosi karakterin dhe te kthehet ne publik duke deshmuar se leksioni i ka vlejtur.Duhet te kaloje permes ndryshimesh te thella.Dinjitetin vetem ai mund tia kthej vetes.Nuk ka leter qe te kthen dinjitetin e neprkembur.Ai ka nevoje te shfaqi versionin e tij me te mire ne publik dhe publiku eshte ai qe te pastron nga balta.Nderro mendimet,ndrysho jeten tende Artan Hoxha.

  43. Iliri says:

    Artan HOXHA duhet mbeshtetur….Por a i ka njeri borxh Artan Hoxhes per ta mbeshtetur, kur ky harxhoi mijera tonelata boje ne perpjekje per te pastruar PD-ne, por nuk ka ndare menjane asnje gram per te pastruar vehten, pikerisht nga pislleku qe i drejtoi monstra qe deri dje mbronte me patos…!

  44. Niku says:

    Nuk ma do mendja se per te krijuar bindje mbi menyrat e sjelljes se {MOSTRAVE} duhet nje here e trete,

  45. Edmond says:

    Duhet te kuptoni dicka qe analistet anojne nga njeri krah. Keshtu eshte sistemi sot per zbulimin e te vertetes. Nje analist anon nga njeri krah tjetri nga krahu tjeter dhe keshtu perplasen te dy krahet ne ekstreme dhe del e verteta. Keshtu funksionon ne shqiperi. Nuk shikoj ndonje te keqe. E keqja eshte kur ka vetem analiste te njerit krah, atehere po qe duhet te revoltohemi. Tregohuni realiste e mos flisni kot gam gam.

    1. sadik Bejko says:

      Bejdo ka te drejte, artan hoxhen e hoqi meski nga qeveria si spiun bashke me nji minister tjeter, por ne fakt e hoqi saliu se ai e ka pare dosjen. 17 vjecar spiun duhet te denohet me gjobe te pakten per spiunimet ndaj shokove te gjimnazit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje