Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka paracaktuar fituesin e tenderit të uniformave të ushtrisë, duke vendosur një kriter formal që e plotëson një kompani e afërt me të. Në tenderin e zhvilluar më 9 korrik në Ministrinë e Mbrojtjes për “blerjen e uniformave ushtarake”, është përcaktuar si kriter që operatori ekonomik duhet të ketë përvojë te suksesshme në ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme (uniforma te Forcave te Armatosura të vendeve anëtare të NATO-s) të paktën në një vlerë prej 573.500.000 (pesëqind e shtatëdhjetë e tre milion e pesëqind mijë) lekë, të realizuara gjatë tre viteve të fundit të aktivitetit të operatorit. Për të vërtetuar këtë kriter operatori ekonomik duhet të paraqesë kontrata të ngjashme të realizuara në tre vitet e fundit (2009, 2010, 2011) të shoqëruara me vërtetimin e lëshuar nga investitori për realizimin e kënaqshëm të kontratës.
Ky kusht (i shpjeguar në kllapa), praktikisht përjashton çdo firme shqiptare, pasi Shqipëria në 2008 u pranua në NATO. Madje, duke u vënë kushti i mësipërm, asnjëherë nuk do të arrijnë firmat vendase të furnizojnë ushtrinë me uniforma. Fondi limit është 10 milionë euro.
Gazeta Tema ka denoncuar disa ditë më parë se një kompani e afërt me ministrin Imami po merr çdo tender në ministri të Mbrojtjes qyshkurse ai është bërë ministër, ndërsa diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin në rritje për korrupsionin në ushtrinë shqiptare.
Shqipëria ka industri të zhvilluar konfeksionesh (industria fasone) që qep veshje cilësore të markave të njohura. Kjo industri nuk duhet të përjashtohet nga pjesëmarrja në tender. Është industri që ka shumë të punësuar, që ka bërë investime, që është në vështirësi si pasoje e krizës, që duhet të mbështetet, që nëpërmjet ushtrisë sonë të mund të furnizojë edhe ushtri të tjera anëtare të NATO-s.
Nëse 10 milionë euro të parave të taksapaguesve shqiptarë do të viheshin në dispozicion të kësaj industrie në 4 vitet e ardhshme, do të ishte ndihmë për ta, por edhe për punësimin.
Ndërkohë, dhe kushtet e tjera të vendosura duket se gati nuk identifikojnë me emër kompaninë që duhet ta fitojë. Sipas këtyre kushteve, operatori ekonomik duhet të jetë i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001 2008 (Për menaxhimin e cilësisë); ISO 14001 (Për menaxhimin e ambientit), ISO 18001 2008 (Për sigurimin në punë), ISO 17025 2008 (Cilësia e lëkurës) dhe SA-8000 (Etika ne pune).
Pra, ministria, e cila ka lejuar tragjedinë e Gërdecit tani, kërkon si kritere që ai që prodhon uniforma të këtë certifikatë për Etike në Punë dhe për Sigurimin në Punë.
Renditja sipas ofertës ekonomike më të ulët është kjo:
1)EURO 2001 ME CMIM 1.151.984.432 LEKE PA TVSH.
2)FABRICA D ARMI PIETRO BERETA SPA ME CMIM 1.159.408.150 LEKE PA TVSH.
3)D&E SHPK ME CMIM 1.240.172.050 LEKE PA TVSH
4)UNIFORM SRL ME CMIM 1.245.342.608 LEKE PA TVSH
5)ILIRIA AÇESSORI SHPK ME CMIM 8.740.106 EURO PA TVSH.
6)KOAN SHPK ME CMIM 1.271.942.390 LEKE PA TVSH.
7)ODET BROSH ME CMIM 1.313.561.174 LEKE.
Këta janë 7 konkurrentet dhe dokumentet e tenderit janë përgatitur që firma D&E ta ketë më të lehtë fitimin e saj, në mënyre që asnjë firme vendase mos të afrohet. Kjo është arritur përmes një kushti formal për një certifikatë formale që kjo kompani ka siguruar dhe e ka shtuar përmes influencës së saj në ministri në kushtet e tenderit për të zhvlerësuar konkurrentët e tjerë.
Zyrtarëve të komisionit të tenderit u është bërë e qartë se dy kompanitë e para duhet të skualifikohen, pavarësisht çmimit të ulët. Pas denoncimit të gazetës Tema, zyrtareve u është bërë presion për nxjerrje informacioni dhe janë detyruar të firmosin 4 me 3 pro kompanisë që favorizon zoti Imami.
Firma D&E e ka zanafillën ditën kur për herë të parë Arben Imami u bë titullari i Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo mund të verifikohet lehtësisht dhe nga Buletini i Prokurimit Publik.
edhe kete uniformen Imami e ka kontrabandue ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html
o aktor sa i pangop paske qene apo te ka ra ne dore dhe bjeri ,ptu ptu race e keqe o hajdut
s po i bije fiolincelit o hajdut ne burg do shkosh o kok katror
Complimenti..Un articolo veramente molto professionale…Leggo tutti i giorni molto volentieri il vostro giornale..Con professionisti come voi il paese non si sente solo, si sente più tranquillo.La gente con ideali e con tanta potenziale intellettuale e buona volontà ci riempe di coraggio.Avanti cosi allora.. “koha eshte e maskarenjve por Shqiperia eshte e jona”
Po ku ne gop te motrave i prishin gjithe keto leke xhanem?
minier ARI paska qene ministria e brojtjes…..JEMI edhe ne NATO…PO nato i di keto, apo nuk i intereson?????????
Koha e plerave po mbaron…
O ministri e perbere prej kafshesh.
O qeveri e berbere prej kafhshesh demtuse. Nuk shikoni çfar masash drastike marrin qeverite europjane. Mos te paguhet me me leke ne dore. Njerzit te mos qarkullojne me shume se 5000 Euro jasht vendit.
Ju kerkoni investitor te huaj per te futur popullin ne pune . Duke pasur me mijra ndermarje rrobaqepsie ne Shqipri kerkoni nga jasht. Kjo tregon qe ju doni me doemos me shkaterruar ekonomine e popullit. Ne ven se te jete padron izoti i shtepise, ju kafshe qe drejtoni doni ti merrni nga jasht vendit
Oqeveri plehrash, majeni 10 miljonshin ne shtepi se nuk eshte pak per nje shtet si Shqiperia.
ore a ka drejtore dhe specialiste aty ne ministri qe mbajne pergjegjesi per firmat qe hedhin per keto tendera se neser pas neser ata do shkojne ne burg se ministria e gerdecit ka treguar se ata behen koke dashi kur i rrezikohet pushteti salinjeve dhe imam bajelldive. Zoti i rujt ata drejtore dhe specialiste !
PER UNIFORMAT KA VETEM DY FJALE,
VJEDHE DHE UNIFORME PER TURP TE ZOTIT.
Nje projekt anti kombetar qe blihet 100 fish me pasat e taksapaguesve.
Opozita e dikurshme dhe lideri i saje ka akuzuar ministrin si Gjeneral grek,
nisur nga kjo, tani greku nuk le sovranin te ushtroje kontroll ne ministrine e kapuar.
Ky minister eshte bere aq i zoti sa blen me rroge shteti,
Apartament në bllok 200 m2 që ben minimalisht 600,000 euro.
Blen një makinë 2 miljon lek, pasi e perdor dy vjet dhe e shet 9 miljon lek.
Blen shtëpi në bregdet me 160 euro m2.
Tani, po i hap nje firmë farmaceutike te birit qe jeton ne Amerikane.
Nuk i kerkon Fazlliçit çfar ka pare e çfar
ka bere ne mbledhjen e keshillit te sigurimit
ti mbaje secret edhe ndaj gruas se tije,
por i kerkon anetareve te komisjonit te sigurise kombetare.
PROJEKTI QË NA ÇNDERON NË NENDERIN QË NA VJEDH.
Ministria e Mbrojtjes ka tenderuar blerjen e uniformave ushtarake për vitet e ardhshme, për një afat gjashtë vjeçar, kur normat e perdorimit janë deri në pesë vjet. Me nje fond total prej 1.434.412.675 = lekë Gjithsej 10 milion euro. Me parë janë blerë edhe 69 uniforma të tipit rus, për trupën e orkestrës frymore të ushtrisë të ciles i kanë hequr të gjitha simbolet kombëtare e ceremoniale. Fondi i viteve të kaluara ka qëne 2.5 miljon euro për të njëjten sasi mallrash. Me keto para do të blihen rreth 2 mijë uniforma për ushtarakët e të tre komandave në Forcat e Armatosura. Kjo do të thotë, që fondin prej 10 miljon euro po ta pjestojmë për 2000 uniforma na rezulton se një copë kushton 5000 euro. Kompletimi me uniformat e reja është parashikuar të behet dri në vitin 2018, pra për gjasht vjet kur normat me VKM arinë deri në 5 vjet. Reforma në Ministrinë e Mbrojtjes do të heqë brenda dy vitesh rreth 1750 ushtarakë nga puna, 735 kete vit. Forcat e Armatosura reduktohet ne në 11 mijë vetë civil e ushtarakë. Por edhe sikur me këto 10 miljon euro të vishnim tërë personelin e ushtrsë, me uniforma ceremoniale oficeri, na rezulton se me këtë fond do të blinim 11000 uniforma me një çmim prej 909 euro copa. Gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të kuvëndit Ministri tha, se për paisjen me uniforma pengesë ka qënë buxheti, i cili ka qënë 2.5 miljon euro që po ta pjestosh për 2000 uniformat e nevojshme, rezulton se buxheti ka dhënë 1250 euro për një uniformë. Me “siguri” ministri kur flet për paisjen me uniforma,nuk ka parasysh VKM Nr. 464, date 2.7.2004 për miratimin e kritereve dhe të normave të trajtimit me uniformë të ushtarakëve të forcave të armatosura të republikës së Shqiperisë, vendim në fuqi për uniforma të kompletuara. Ministri tha se për 100 vjetorin e pavarësisë ushtria do të rreshtohet me uniformat e reja, të projektuar, miratuar e të tenderuar të cilës i mungojne shumë ksesorë, dhe elementet bazë të një uniforme. Megjithse pranoi se është investuar në përgatitjen e uniformës në përdorim të Forcave të Armatosura, sërish ka menduar se duhet një uniformë e re për 2012-2018. Kjo paraprihet nga një mungesë transparence e theksuar, kush e projektojë uniformën, ngjyrat, simbolet, dekoracionet flamujt, pse u hoqën të gjitha simbolet kombetare, kush miratojë simbole të huaja etj. Komisjoni i sigurisë i ka tërhequr vëmëndjen Ministrise Mbrojtjes të tregohet e kujdesshme në respektimin e traditës dhe standardeve të NATO-s në riprojektimin e uniformës së Forcave të Armatosura, si dhe procesi të jetë në përputhje me ligjet. Ai ka kërkuar që, zëvëndësimi i uniformave të ketë një nivel më të lartë se ato egzistuese, ti pergjigjet standardeve të NATO-s. dhe të jenë më cilësore se ajo që kemi në përdorim. Po çfar ka ndodhur, modelet e uniformave dekoracioneve dhe shënjave janë kopjuar nga sitet në internet “shutterstock” “Serbian armed forces” apo ”graphichive”, nuk u respektua asnjë nga këto kritere, transparenca, tradita apo normat e NATO-s. Ministria gjatë punës për plotësimin e standarteve për tu anëtarësuar në NATO, pëgatiti projektin më të plotë e me dinjitoz të veshmbathjes dhe uniformave të realizuar që nga viti 1912 e deri më sot. I gjith projekti i uniformave, dekoracioneve, shënjave dhe gradave, që perdoret në sot në Forcat e Armatosura u bë transparent dhe u diskutua në shtabe e komanda, dhe në fund u shfaq në Pallatin e Kongreseve me datë 17.10.2003, nën drejtimin e stilistit Bujar Kardashi, në sfilatën “Uniformat e FA” dhe u vleresuan maksimalisht. Me këtë uniformë Shqipëria u pranua në aleancën e NATOs. Uniforma respekton dhe pasqyron traditat, kriteret e aleances dhe ligjet e shtetit Shqiptar. Pas mbarimit një nga gjeneralët Amerikan të NATOs u shpreh “kjo uniformë është një aritje dinjitoze në drejtimin Euroatlantik. Një kolonel po i NATOs thonte “një punë e shkëlqyer me drejtim euroatlantik pa ndikime të huaja”. Një gjeneral shqiptar shprehej “tani mund të themi kjo është uniforma e shqiptareve”, “siç thotë çdo vënd i natos kjo eshte uniforma ime”. Por ç’ndodhi me vone, uniformat u deformuan turpshëm për qëllime vjedhjeje. Asnjeherë nuk u prodhua sipas modeleve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Shumë shënja e simbole e aksesorë u zëvëndësuan me simbole sipas dëshirës së shefit të rradhës. Po jap vetem një shëmbull, me abuzim penal gjigand atë të shënjave të jakës, ku për shtat vjet, janë shpenzuar qindra mira euro për të blerë shënjat e pamiratuara nga Këshilli i Ministrave. Uniformat ceremonjale u kthyen në uniforma fshatarësh, me deformime konceptuale në raport me ato të miratuarat nga VKM. Mungesa e blerjes së uniformës së miratuar, panvarsisht nga fondet e teperta, për vite me radhë çojë në vjetrim dhe tjetërsime të theksuara, duke ulur çdo ditë e më shumë prestigjin dhe paraqitjen estetiko-ushtarake Forcave tona të Armatosura. VKM 503 13.07.2011 për uniformat është një turp kombëtar, ai i kthen uniformat e vitet 85. Ai është financimi dhe tenderimi një vjedhje gjigande, për blerjen e një turpi akoma me gjigand. Është mbulese për shkeljet miljona dollarëshe në këtë sektor të Forcave të Armatosura. VKM 124 4.03.2004. Dhe urdheri nr 551 21.11.2005 për zbatimin e këti vendimi nuk u zbatua kurrë, me efekte miljona dollarë. Nuk u vendosën kurrë, por u zëvëndësuan me ç’ju kish qefi emblemat e trupave Komando Specjale (shih faqen faqe 86 te RrVM) e Studentit f.65, të rregj.Komando faqe 34, e Forcatve Ajrore f 66, Orkestraës Frymore f 81, e Policisë Ushtarake f 80, Shënjat e jakave për të gjith Forcat e Armatosura f 218 etj. Nga totali i shpenzimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, 3744 milionë lekë, ose 27 milionë euro, 349 milionë lekë ose 2.5 miljon euro janë dhënë gjithmon për Veshmbathje. Por si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet për blerjen e një sasie më të vogël të të njëjtit mall. Si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet në të njëjtën kohë kur personeli ushtarak është shkurtuar. Si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet kur normat e përdorimit të uniformave janë të njëjta. Ushtarakët brënda dhe me misionet jashtë vendit konsumojnë gjithsej 27 milionë euro, si ka mundësi që vetëm uniformat sivjet të kushtojnë sa 1/3 e këti buxheti.
23/07/2012
Ci keni keto gjera….jeni aq manipulues saqe dhe vete kur i lexoni keto komente per se dyti i besoni 100%….
Nese jeni kaq eksperte sic hiqeni perse nuk ju drejtoheni organeve kopetente per kete arsye? Perse nuk i drejtoheni prokurorise?
Apo normal, per dicka qe nuk eshte e vertete, gjeja me e mire per te bere lajm dhe per te terhequr klikime eshte thurja e intrigave ne webe te ndryshme dhe po ja arrini qellimit shume mire.
Nuk behet marketingu i nje gazete duke dhene nje lajm pa baza dhe te pa vertete dhe duke bere nje buje te madhe qe te lexohet kryetitulli me shpresen qe do te lexohet dhe artikulli.
Marketingu dhe biznesi behet duke punuar dhe ulur koken dhe jo duke thurur intriga. Si duket gazeta |TEMA| fatkeqesisht i jane zbehur sponsorat dhe sigurisht per reklame se ka kush mendjen dhe per te terhequr klikime hajt t’ia fusim IMAMIT se e ministrise se mbrojtjes se ben buje….
O njerez, kthejuni punes dhe jo intrigave te pabaza.
Lenda : Kthim Pergjigje Komentit ” PROJEKTI QË NA ÇNDERON NË NENDERIN QË
NA VJEDH ”
Drejtuar : QYTETARIT Oficer i Liruar
Ish N/Kolonel ose Kolonel
I ndetruar Zoti Qytetar,
Ne zbatim te komentit Tuaj dt 23 Korrik, 2012 në 8:14 pm Ju bej me dije se Ju i nderuar nuk dini gje tjeter vec se te flisni si nje person ordiner dhe gjoja flet me fakte me NR Urdherash me data etj etj , por dije se nje Ushatark si puna jote nuk i takon flase ne kete menyre , por po te jesh kaq i sigurt per perrallat qe ke shkruar me lart pse nuk ja ben te ditur organeve kompetente , por shkruan lart e poshte kodra pas bregut ..
Keshtu qe eshte miire te flasesh me baza , populli i shkrete nuk e kupton perallen tende , nese ke dicka beje publike faktikisht jo kap urdhra kot dhe fut aty..
Faleminderit per mirekuptimin
Ai CUNI