AP: Shqipëria miraton reformën zgjedhore pas presionit të opozitës dhe BE

19 Korrik 2012, 19:04Politika TEMA

Associated Press

 

Shqipëria ka miratuar reformën zgjedhore pas presionit të Bashkimit Europian dhe akuzave të opozitës se votimet e kaluara janë manipuluar.

Ligjvënësit miratuan ndryshimet me 127 vota pro dhe 2 kundër. Amendimet do mundësojnë më shumë transparencë në përzgjedhjen e zyrtarëve kyçë të komisionit zgjedhor dhe do të prezantojnë për herë të parë kontrollin dixhital të identitetit të votuesve në kryeqytet, Tiranë. Parlamenti po ashtu miratoi një projekt pilot për kompjuterizimin e numërimit të votave në Fier.

Ndryshimet, që do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare planifikuar në vitin 2013, vijnë pas një kërkese kyçe për reformën zgjedhore nga Bashkimi Europian, ku Shqipëria shpreson të anëtarësohet. Por nuk adresohet kërkesa e partive të vogla për një sistem kombëtar proporcional. Partitë e vogla thonë se sistemi aktual rajonal ua bën shumë të vështirë përfaqësimin në parlament.

3 komente në “AP: Shqipëria miraton reformën zgjedhore pas presionit të opozitës dhe BE”

  1. ilir INTEGRUSI DO futet ne greve urie… OSE do qelloje me karrige JOZEFINEN…PO NGELI jashte parlamentit ILIR integrusi, kush DO I integroje shqiptaret???????????

  2. moisiu says:

    Opozita e Edi Rames i ka bere nje presion shume te forte ,sa dhe mbeshtetesit e saj u habiten,bravo i qofte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje