Zbulohet mashtrimi i Bashës: Pylli është prerë pa leje, Mediu e ka gjobitur dhjetë milionë lek

19 Korrik 2012, 21:52Politika TEMA
Zbulohet mashtrimi i Bashës: Pylli është prerë pa leje,

Basha: “Shpejtësia me të cilën është lëvizur për të nisur punimet ishte e beftë edhe për ne. Edhe unë e mora vesh nga shtypi se punimet kishin filluar”

 

Lulëzim Basha ka mashtruar dje publikisht kur tha se gjithë dokumentacioni për zgjerimin e rrugës së Saukut dhe lejet përkatëse janë konform ligjit. Gazeta Tema ka siguruar prej shoqërisë civile, që po kërkon ndaljen e masakrës së pyllit të Parkut Kombëtar, një fotokopje të një gjobe prej dhjetë milionë lekësh që Ministria e Mjedisit ka vendosur për prerjen e pemëve në Rrugën e Elbasanit, që dëshmon se gjithçka është kryer pa leje. Gjatë fjalës së tij dje para këshilltarëve bashkiakë, Basha u mundua ta fshehë të vërtetën e punimeve pa leje, duke theksuar se ekziston një paqartësi për dhënien e lejes nëse ajo i takon Bashkisë apo qeverisë qendrore, çka do të thotë se ka nisur punimet pa leje. Gjoba e vendosur nga Ministria e Mjedisit në adresë të Drejtorisë së Rrugëve që ka prokuruar fillimin pa leje të rrugës është dëshmi e qartë e mungesës së lejes.

Veprimtarët e shoqërisë civile, të cilët kanë këmbëngulur në transparencën rreth këtij projekti, kanë marrë një konfirmim zyrtar nga Ministria e Mjedisit për mungesën e një leje mjedisore aty.

Në një përgjigje drejtuar kërkesës së firmosur nga Artan Lame, Inspektorati i Mjedisit i Ministrisë së Mjedisit thotë se “meqë subjekti përgjegjës nuk ka aplikuar brenda afatit ligjor për leje mjedisore në QKL, në vazhdim të procedurës administrative me vendimin nr. 11, datë 26.06.2012 për shkeljen e ushtrimit të aktivitetit pa leje mjedisi të parashikuar në ligjin e mësipërm, ka dënuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve me gjobë në vlerën 1.000.000 lekë, përcjellë me shkresën nr. prot. 308, datë 26.06.2012”.

Konfirmimi i gjobës nga Ministria e Mjedisit dhe deklaratat kontradiktore të Lulëzim Bashës tregojnë se projekti ka nisur pa u miratuar leja e mjedisit dhe leje e tjera të nevojshme për të kompletuar gjithë procedurën. Kjo është dhe arsyeja përse Basha nuk jepte asnjë shpjegim për 40 ditë që shoqëria civile kërkon transparencë për këtë projekt.

Duhet të kujtojmë se Berisha prishi një vepër të përfunduar publike në vitin 2005, Zogun e Zi, duke gjetur si arsyetim mungesën e një formulari formal, të parëndësishëm në procedurë, dhe e përdori këtë pretekst për të prishur një vepër publike që i zinte pamjen e pallatit shoferit dhe bodigardit të familjes së tij.

 

Basha në Këshilli Bashkiak: Më ka befasuar shpejtësia me të cilën punimet

“Shpejtësia me të cilën është lëvizur për të nisur punimet ishte e beftë edhe për ne. Edhe unë e mora vesh nga shtypi se punimet kishin filluar. Do të doja të isha aty jo për të prerë shiritin, por për të qenë bashkë me komunitetin, i cili ka qenë dhjetëra herë në zyrën time, të Nënkryetares dhe drejtorëve të tjerë për t’u marrë me çështjet e shpronësimit dhe jemi marrë një më një për muaj me radhë me çdo familje me të gjithë pronarët. Zbatimi i projektit diktonte nevojën e zhvendosjes dhe prerjes se nje numri  pemësh, në 1.7 km gjatësi. Zona rreth rrugës aktuale, në të dyja anët, që preket nga ndërtimi i rrugës është afro 9 000 metra katrorë, më pak se 1 ha. Pra pretendimi se dhjetëra hektarë po rrafshohen nuk qëndron. Ne bëmë kujdes të madh qe numri i pemëve te prera, të jetë sa më i reduktuar.”

 

29 komente në “Zbulohet mashtrimi i Bashës: Pylli është prerë pa leje, Mediu e ka gjobitur dhjetë milionë lek”

  1. YLL ne renie says:

    mjofton per genjeshtren qe ti kerkohet DOREHEQJE si kryetar bashkie…boll me keto ”’palaçolleqe”’

    1. deshtimi (aborti) i Lules says:

      Nga te kater anet i shperthyen ujrat edhe ketij “burrit” te Aureles!
      DO DESHTOJE ME DUKET ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje.html

    2. Ja hajduti i vogel qe do te imitoje te madhin ne cdo hap qe hedh. Te dy jane nje njolle e madhe mbi aspiratat e shqiptareve, te dy nuk kane per te dhene ndonjehere doreheqje po ne te njejten kohe te dy meritojne nje dru te mire elektoral nga te gjithe shqiptaret.

    3. elinksar says:

      Lule po te kapen prape moj??
      Kty duhet te jet hajduti me i keq ne bote, e kapin gjithe kohes, mgjs ia hedh pastaj duke shtrenguar ndonje dore ambasadori. Po si hajdut eshte i mbaruar, mgjs si korruptues edhe ambasadoresh eshte i mire…

  2. qytetar says:

    as me xhunglen nuk krahasohemi, edhe xhungla ka ligjet e saje..keta sikur jane bandite??????????

  3. xha temja. says:

    ku i Gopit (kopit te famshem) thote pirth se liroheni,sa te kem doktorin nuk e çaj bythen,

    1. Ky i Gopit thote sa te kem Argiten nuk pjerdh njeri.Ky kaposh koke bosh qe u be i madh,shpejte do i bjen puplat se jo vetem qe qenka torollak por kujton se me dhunen e Florenc Hoxhes do shkelqej,avash-avash po i del kallaj

  4. Ben Chicago says:

    kush eshte mashtrues me i madh sali apo luli?

    1. Shefqet Cela says:

      Beme te te ngjaj, ka thene i pari.
      Gjeje vete kush ka me shume uje: burimi apo perroi.
      Sipas meje, perroiu ka me pak, se ben firo rruges.
      Pershendetje!

  5. Apollon says:

    Po Prokuroria përse hesht per keta pashallare blu dhe te kuq? Çfare demi duhet t’i sjellin Shqiperise dhe shoqerise shqiptare qe te pergjigjen penalisht keta pangopur dhe shushunja? Paskan qene këpusha, që vetem vjedhin nga ekonomia e popullit. Kush i pagoj milionat per prishjen e mbikalimit te Zogu Zi, po milionat per ndryshimin e projektit te sheshit “Skenderbej”,…etj.
    Me tejkalime afati procedurial do te hedhin perhere “lumin” keta. Atehere ka mbetur qe zoti marte hak.

  6. Tani says:

    O Bash, o drame.. kjo eshte per ata naive apo hajdute qe te kane votuar kush me mirebesim e kush per interes.. Cfare dreqin mund te lindte nga mitra e nje monstre si Berisha pervecse nje monster tjeter? Ti je karikatura sublime e tranzicionit

  7. Lulzim Gjelberimi says:

    Po une jam Kryetari, une boj cte du.

    Vallahi ne Hollande nuk nxirret leje me pre pyjet, duket qe kemi standarte me te larta se Europa. Mu sme kerkoi njeri leje edhe per dashin qe bona kurbon.

    U bo cu bo, te gjithe u kapen pak si keq por do rregullohemi se ne fund fundit na duheshin lek per ju qe jeni tParet.

    Hajde boni ndonje pune se mbetet kompjuterave kamunista. ec shperndahuni pra se ja u solla krye policin bashkiak.

  8. pensionisti says:

    Eshte teater i ri, Mediu regjizor,Saliu drejtor,parate shkojne nga luli ne saliu me demek e gjobitem preresin e druve te parkut.

  9. bjondi says:

    ore nuk e keni kuptuar akoma, qe pronar te shqiperis jane saliargitalirishkelzenlulzimberisha.cu do trapi atyre do bejne ne shqiperi, ndonje dite do na thone neve te gjitheve, pa pirdhuni ketej se do bejme c’na do trapi neve, ndersa ju shikoni mos gjeni vend ne ndonje planet tjeter.

  10. kitara e thyer says:

    tan lame ,faleminderit, une kam gjuajtur me krap kupce, ,per dhjamca dhe gardelina e mgushkuqa, komshit e tu dhe te mi jane denuar apo kane shkuar ne shkollen e edukimit se donin pellumbat dhe zogjte, por donin dhe kuajt, ti duhet ti kesh degjuar dashin e balit , ben grorin dhe shume shoke te tyrre per qe kishin dashuri si ata modernet sot qe e kapin peshkun dhe e hedhin ne det. e pra keta komshite tane ishin me vepra me perendimore se ne ,nuk e donin gjahun per mish dhe per ti lodhur por ebenimn pjese te jetes. ata cuna nuk jane shoqerin civile, jane me shume, une , te pergjigjem ,por kam nje probm, qe betejen dhe pos e fitova , nuk dorezohem kurre as nga vdekja.

  11. Miri says:

    Per prerjen e pemeve ne park ka dy shkelje:
    1- Leje per prerje ne park nga drejtoria e Sherbimit Pyjor nuk jepet.
    2- Supozojme qe eshte dhene leje ju lutem leja per cfare eshte dhene :a-per numur druresh,sa dhe sa lek jane paguar
    b-per m3, atehere sa m3 lende dhe dru zjarri do rezultonin nga prerja, sa lek bejne sipas tarifave vec per lende punimi dhe vec per dru zjarri.Materiali i rezultuar nga prerja per cfare u perdor apo u shperdorua. C`fare eshte ky mall belik. Po turp more specialiste te paket te Pyjeve ne Ministrine e Mjedisit keni apo s` keni ligj qe veproni, ju dhimbset ndonjecike profesioni apo e keni haruar.Keni apo jo seder profesionale, Po vertet turp per qofte edhe nje specialist pyjesh qe mund te kete mbetur militant i detyruar ne Ministri.
    E fundit Z.BIMO per probleme te tjera me te vogla mbive ne TV per kete problem shume madhor per Ministrine tuaj ju ka zene gjumi apo ta ka rekomanduar DOKTORI. Fatkeqsi dhe turp qe komandohet kjo ministri nga robot te tille.Te lutem shko e ndiq Gallofet si ne kohe se kete bare se mban dot.

  12. Gjergj says:

    Edhe per pemet, qe eshte prere minimumi, genjen. Degjova se shume shpejt do te zbardhet projekti dhe do te shihet se ai ka ndryshuar disa here per te krijuar sheshe ndertimi per kohen mbasi te behej rruga. Shkaterrim i vertete!

  13. nastradini says:

    PSE MASHTRON DHE S’KA FRIKE FARE LULU BASHA?

    KARREMI i Saliut Lulu Basha e ka mashtrimin ne cdo qelize te trupit te tij. Mashtroi me pronat ne Hollande dhe Shqiperi, mashtroi me pasaporten e tij amerikane dhe ate albaneze, mashtroi me vjedhjen makaber te fondeve ne rrugen Durres-Kukes dhe i shpetoi Prokurorise me finte procedure, me pas mashtroi dhe u fsheh si burracak kur vrau 5 vete ne bulevard me 21 janar, mashtroi me vjedhjen e votave per Bashkine e Tiranes dhe hypi ne karriken e Kryebashkiakut me vota te vjedhura zyrtarisht, pse te mos mashtroje me nje palo gje sic eshte prerja e pemeve ne Parkun e vetem qe ka Tirana? Thote se do te mbjelle peme me shume se do te prese. Po pse nuk i ka mbjellur deri tani? Sepse po ta shikosh Tiranen nga aeroplani duket si koka e QEROSIT tulle fare. Atehere ketu lind pyetja e nastradinit:

    PSE MASHTRON DHE S’KA FRIKE FARE LULU BASHA?

  14. Act now!, njerez Te LIRE!
    Nje mashtrim public I tille, I vertetuar, si nje dhe nje Qe bejne dy, paguhet me doreheqje, se pari!
    Klintonit I bene gjyq publik lidhur me dashmoren levinski , Pse genjeu per dashmoren, Jo me kjo luleKerma
    Qe ben masaker mafioze (pa project, miratim) dhe mbi kete edhe nje mashtrim ne karriken e larte te Pleqesise,
    Te turpshem( ala hitler & ala hoxha, S’ka faj, e ka ne gen lulja)
    Tani o burra se S’ka me prit, S’ka me procedure Qe e mban kete luleMostren Ne ate karrike; Edhe I gjyshi lules Nuk I bente Kaq pacavure punet…
    Tani do shoh edvin… e Shoqeri civile!
    Po une po i drejtohem njerzve te LIRE:
    Çadrat te Parku miq,
    e s’ka me prit, e S’ka tjeter,
    Vec 10 burra e gra te LIRE e mbarojme kete pune;
    S’ka risqen – saliqen & edvinqen Qe e shpeton lQenefin(Publik) ket here
    NE mund Ta bejme dhe Askush tjeter!
    Mos prisni nga cicerima kanibale e edvin & co; Nuk Kane k*qe/ kellqe, Jane Te kapur!
    O Lame, Tare, Sazan, Xhemal, Kozara, Ferrun e Te TJERET; perfshire av. Popullit Totozani!!
    tani o kurre do dukeni (ne keni lloqe a kellqe)!
    Edhe Al.KuqeZi mbrapa, te tere kunder Tiranise!!

    Ngrihni cadrat Te Rruga Elbasanit, s’ ka me prit!
    Te ShESHi, Te ShEShI, ta shporrim Qelbesiren ! , Tirona.

    1. LORA says:

      Kur permend Sazanin dhe Ferrunin,qelbesh ere nga interesat e kesaj qeverie gangstere.
      Po keta e kane me vule (me fakte ) qe jane emisaret e dr.dhjeramanit, ne funksion te fashitjes se cdo zeri apo akti te vertete ne opozicion me ta. Per mua ik e pirdhu.Kujtoni se nuk ua njohim bemat????Shqiperia eshte shume e vogel,e ka kete avantazh.

  15. arbi says:

    keshtu eshte kur te hecin me hile more zotri cam ti besh

  16. Dakord, s’ka me prit, te levizim!
    Mendoj qe Cadrat duHen ngritur Ne krah Te Amb.Amerikane, se Jane me Te Mbrojtura nga RregjimiKanibal(meqe Nuk kemi parti Te na mbroje); arvizuja Ka rastin Te na mbroje a te beje sehir dhe Ti jape berishes medaljen burreShteti kur Te na vrase NEVE!
    Tung miri, nastradin, gjergji ;
    a jeni gati Te hyjme ne ‘Çadrat e Lirise’?
    Nga lloqetaret nuk pres gjo une!
    Miq,
    Kush Te jete gati, Neser Ora 9.00
    Ne krah Te ambasades;
    Shenja: nje degez ne dore.
    Fillimi: 1. Te pleqerojme si do bejme, 2. sigurimi I cadrave
    Sejcili vjen me IDE dhe Veprime konkrete.

    Boll kemi nigju lloqe, duhet VEPRIM!
    Vetja na shpeton!

  17. shpatar says:

    Po te kishte Drejtesia koq.. qe te vinte Bashen para gjyqit do ti nxirrte poshtersit e karjeres ose do te helmonte vehte.Thua do te vije koha qe Drejtesia te vendos drejtesi !!!!!!!!

  18. eli says:

    o popull qe rrini kot pse nuk thoni dicka te hajrit

  19. Blerim says:

    Eh ci jeni qepur me buke ne traste kryebashkiakut juve te Temes, me domosdo nuk ju rrihet cdo dite pa nxjerr ndonje lajm apo pa publikuar ndonje informacion. Nga e vertetoni se ajo gjobe qe ekziston mund te jete e rreme, kush na e siguron te verteten? Dhe te lexosh keto komente duke pare qe te gjithe bejne rolin e te zgjuarit duke dhene mend se cduhet bere apo sesi duhet te veproje. Po ku e dini juve sesi funksionojne projektet e tenderat e si zgjedhen firmat qe do te marrin pjese dhe sa transparente duhet te jene. Paskeni qene te papermbajtshem, nderkohe qe do benit mire mos te jepnit shume mend lart e poshte si te mireinformuar.

  20. alo alo says:

    nuk besoj se kjo eshte e vertete ky lajme por dhe po te jete cte keqe ka kur projekti merr nje drejtim tjeter dhe duhet te flasim me kete gjuhe dhe kaq mllef o njerez te dashur

  21. Ilir says:

    O Tema aman mos harroni qe lajmin tjeter qe do shkruani sic e keni juve per zakon per Bashkine ta gjeni pak me pikant dhe hajt shkruani e shpifni sa te mundeni.

  22. rtrt says:

    keta nuk kane as cipen te japin doreheqje !!!! Zoti i denofte se populli qenka i paafte

  23. kapedani says:

    Keshtu genjehet ne menyre te pacipe (se edhe te genjesh duhet te dish)
    Thote L. Basha:
    “Edhe unë e mora vesh nga shtypi se punimet kishin filluar.”
    Pastaj ne fund:
    “Ne bëmë kujdes të madh qe numri i pemëve te prera, të jetë sa më i reduktuar.”
    Po si bere kujdes te madh more, kur e more vesh nga shtypi? Pas pilafit bere kujdesin?
    Bravo yjet e politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje