Paralelisht me votimin në parlament të neneve të Kodit të ri Zgjedhor, mbi 50 deputetë socialistë kanë hedhur firmat e tyre për në një draft me propozime lidhur me nismën ligjore për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me imunitetet.
Top Channel ka mundur të sigurojë draftin e këtyre propozimeve që shprehin një qëndrim të ndryshëm nga projekt/ligji depozituar nga demokratët në Sekretariatin e Kuvendit.
Socialistët me propozimin e tyre i hapin rrugë të lirë hetimit për çdo vepër penale kryer nga deputetët pa marrë asnjë lloj autorizimi sikurse çdo lloj hetimi apo përgjimi të zhvillohet konform Kodit të Procedurës Penale në rastet kur ka indicie apo dyshim ndaj politikanëve.
Në draftin e socialistëve propozohet marrja në mbrojtje e deputetëve vetëm në ato raste kur janë duke ushtruar detyrën si përfaqësues të popullit, kur shprehin opinionet dhe votën e tyre. Ne rast se kërkohet arrestimi, ai duhet të kryhet me lejen e Kuvendit me përjashtim të rasteve kur deputeti kapet në krim e sipër apo menjëherë sapo ka konsumuar kryerjen e krimit.
Hartuesit e këtyre propozimeve e shikojnë këtë nen si garanci për opozitën e sotme, përfshi atë të së ardhmes për t’u mbrojtur nga sulmet hakmarrëse të motivuara politikisht ndaj deputetëve kritike me qeverinë.
Propozimet e PS-së që lidhen me imunitetin e gjyqtarëve parashikojnë të drejtën e imunitetit nga cilido gjyqtar për vendimet dhe opinionet që ata shprehin gjatë kryerjes së detyrës, duke i zhveshur nga çdo lloj imuniteti tjetër.
Drafti i dytë firmosur nga deputetët socialistë lidhet me luftën ndaj korrupsionit për të cilën në një intervistë për Top Channel ambasadori BE-së Ettore Sequi u shpreh se “vetëm heqja e imunitetit nuk mjafton, duhet luftuar kultura e korrupsionit”.
Duke qenë në një gjatësi vale me kryediplomatin e BE-së, socialistët për të arritur një luftë efektive ndaj korrupsionit kërkojnë ndryshime kushtetuese që do të rrisin pavarësinë, eficencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve kushtetuese.
Në shërbim të kësaj socialistët propozojnë që emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm, emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë përfshi anëtarët e KLD-së të votohen me 3/5-at e votave në Kuvend.
Ky nen i propozuar shihet nga ekspertët ligjor të PS-së si dhënia fund e praktikave të deritanishme për këto emërime të realizuara me vetëm pëlqimin e një krahu politik.
Sikurse i hap dritën jeshile daljes nga ngërçi krijuar me zëvendësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe qëndrimin në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese aktualisht me mandat të përfunduar.
Duke folur për debatet politike që ka ngjallur heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, ambasadori Arvizu i është bashkuar shqetësimit të opozitës se ndryshimet kushtetuese për imunitetet mund të përdoren për hakmarrje politike.
Zoti Arvizu ka inkurajuar shtimin e debateve publike për këtë çështje, njëkohësisht theksoi nevojën e bërjes kujdes me hapat që do të ndërmerren, sikurse la të kuptohet se nuk duhet humbur kohë.
“Mendoj se nuk është e shëndetshme për demokracinë, që legjislacioni për heqjen e imuniteteve të përdoret si një kërcënim. Ky është një shqetësim specifik që unë kam dhe shpresoj që është diçka që do të adresohet”./TCH
Jo 2, po 200 drafte te beje PS, banda berisha do vjedhe e do manipuloje. Qofte edhe online ne TV si ne zgjedhjet e Tiranes.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Sa shpejt harroni,
e sa kollaj shpresoni o shqiptare?!!
? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?
Ore e kam thene e vazhdoj ta them: “BOLL PRITET TUA BEJNE TE TJERET PUNET, O SHQIPTARE!!!!”
Kritikohet Rama nga mengjesi ne darke nderkohe ata qe iu vidhet shtepia pertojne te levizin se e dine se kush eshte hajduti. Ngrihemi e u biem ketyre qeveritareve te korruptuar deri ne palce. Jhemi me shume se klani Berisha keni per ta pare. Ne 2013 do vije ne pushtet opozita, po kesaj qeverie i duhet treguar vendi.
Ka ardhur koha qe ky popull ti lere menjane thashethemet politike e te punoje per te hequr nga qafa kularin e qeverise Berisha.
Nje draft apo dy drafte, kjo qeveri nuk meriton gjuhe kompromisi per asgje, sepse po hedh poshte gjithcka. kemi kaluar ne nje deevolucion anti-demokratik nga i cili zor se mund te ngrihemi me. Kjo qeveri dhe kreu i saj duhen hedhur me cdo menyre, ndryshe e gjithe Shqiperia do te ndjeke kete model dhe do te behet akoma edhe me keq sesa eshte.
DUhet punuar kunder kesaj qeverie perdite. Ngrijeni zerin kudo jeni, sepse po merret me force cdo gje nga ky popull. Eshte me keq se ne kohen e komunzimit.
Babloku i matufjepsur Sali po i vjedh te gjithe.
Ai ka rrjedhur e drejtohet vetem nga interesat financiare.
Ne te tjeret duhet tia japim te gjithe bashke pergjigjen e merituar.
Saliu duhet hequr me fishekzjarre.
jemi bere te gjithe te verber? te gjithe guguftu?
Ore ka vetem nje menyre pe ta heq ket qeveri, me nje vote masive per opoziten dhe nje perndjekje atyre qe e kane perndjekur kete popull per 22 vite me rradhe. Drejtesia mund te prese, populli sduhet te prese, ne do demokraci.
KORRUPSIONI eshte raison d’etre e kesaj qeverie hajdutesh e vrasesish.
Perfundimi eshte i thjeshte, e vetmja mundesi per te ndaluar korrupsionin eshte qe te luftohet kunder kesaj qeverie. Opozita duhet et kete mbeshtetjen e cdo qytetari ne kete beteje.
Saliu nuk ka per te pyetur edhe pa imunitete.
I ka dale turpi qelbesires, tani mund te hiqet vetem me nje menyre.
Per te gjithe ata qe ende i shtrengojne doren simboleve te hajduterise masive e korrupsionit ne Shqiperi – ky popull ju sheh!!!!!
Kjo qeveri ka shkalluar ne nje orgji te paimagjinueshme korrupsioni.
CDo gje dhe gjithkush jane ne shitje.
Shqiptaret duhet te gjejne nej menyure per tiu pergjigjur kesaj baterdie qe po behet me ta e pasurite e tyre.
Dy ndryshime mund te mos jene ndonje gje shume e madhe, po kjo opozite eshte alternative qeverisese, jo nje kamp per clirimn e Shqiperise nga Vicidoli. Kampi per clirimin na VICIDOLI duht te jene te gjithe shqiptaret
CILI DRAFT OPOZITAR DO T’I HEQE IMUNITETIN SALI-UZURPATORIT?
Ne 97-n kur i vuri zjarrin Vatanit dhe grabiti kursimet e shqiptareve me Piramidat alla Bode opozita nuk pergatiti asnje draft IMUNITETI. Bile Bashki Fino e morei dhe e strehoi ne shtepine e vet. Kur vrau ne Gerdec 26 vete dhe gjymtoi shume te tjere, perseri opozita nuk pergatiti asnje draft IMUNITETI. Bile Edi Rama i tha duke i rahur krahet: “Te roni vete!” Per vrasjet mafioze te Remzi Hoxhes, te Kosta Trebickes dhe 21 janarit perseri opozita nuk ka pergatitur asnje draft IMUNITETI. Perse duhet nje draft i tille ne kete moment? Sepse po te shikojme Avrizune del qe eshte shume kontradiktor per kete palo gje per Sali Uzurpatorin e te gjitha pushteteve.
Nga njera ane Avrizuja thote te hiqet IMUNITETI, nga ana tjeter thote ter beni kujdes se Saliu mund ta perdore si hakmarrje ndaj opozites. Ku qendron e VERTETA? Rushfetciu Ilir Meta ishte pa IMUNITET dhe Saliu e shpetoi me FINTE gjykatash. Lulu Basha ishte dhe eshte pa IMUNITET. Prokuroria e Ina Rames ben shurren ne breke kur mendon se duhet te zbatoje detyrimin Kushtetues per rihapjen e Dosjes se kusarit dhe hajdutit makaber te rruges Durres-Kukes. Saliu po i meshon tezes se heqja e IMUNITETIT do t’i shpetoje shqiptaret nga korrupsioni, varferia dhe papunesia, si ILACI cudiberes universal i zbuluar prej tij. Po kush e ben dhe e toleron korrupsionin? Pervec pushtetit dhe Drejtimit Mafioz te shtetit? Prandaj edhe ketu lind pyetja e nastradinit per opoziten:
CILI DRAFT OPOZITAR DO T’I HEQE IMUNITETIN E SALI-UZURPATORIT?
I nderuar, pse nuk e thua shqip deshiren tende: ‘Rrofte shoku Enver”
Pershendetje pa respekt
DREJT,DO FILLUAR NGA ‘A’ja per te arritur tek ‘I’ja(INTEGRIM,IMUNITET)
Shqipetaret kane 22 vjet qe po ‘vjolentohen’ psikologjikisht e po ofendohen me fjale sa violente e ofenduese si ato INTEGRIM e se fundi pas pilafit IMUNITET.Populli 22 vjet po trajtohet si bageti qe per ti futur ne stalle fati i tij varet nga 2-3 çobenj shqipetare e ndonje kryebari i ardhur nga jashte.
AVOKATI I POPULLIT DUHET TE PRONONCOHET PER KETE VIOLENCE PSIQIKE QE PO I BEHET SOVRANIT NGA ‘POLITIKANE QE NUK E PERFAQESOJNE ATE .
Shqipetaret nuk duan integrim stalle por STANDARTE TE DEMOKRACISE,TE TE DREJTAVE THEMELORE,TE SHTETIT TE SE DREJTES,TE DREJTESISE ,TE NDARJES SE PUSHTETEVE,TE PAVARESISE SE GJYQESORIT,TE TREGUESVE EKONOMIKE,TE RINGJALLJES SE VLERAVE ETIKO MORALE,TE LUFTES PA KOMPROMIS TE KRIMIT E KORRUPSIONIT,TE PJESEMARJES SE POPULLIT JO VETEM SI ZGJEDHES POR EDHE I ZGJEDHUR,TE DEPUTETEVE PA IMUNITET E JO ME TEPER SE 2 LEGJISLATURA ETJ ETJ
P.SEdhe sikur te arrihen te gjitha keto nuk mund ta futin popullin as ‘ilirjanet’ e brendshem e as ata te jashtem por ashtu si ne vendet e civilizuara e demokratike I KERKOHET POPULLIT REFERENDUM KU I KERKOHET NE SE ESHTE DAKORT TE BASHKOHET ME NISMA POLITIKE EKONOMIKE E TE TJERA ME EUROPEN APO JO,E PARAPRAKISHT TI JEPEN AVANTAZHET .
e para jo violentohen por dhunohen, e dyta ne vend qe te kritikoni dicka qe eshte praktike normale ne politike mundohuni te votoni e.ramen ne zgjedhje dhe jo ilirin kreshnikun bamirin qe do i cojne votat tek ai qe mban celesin e dosjeve te tyre (saliu) dhe do shikoni se as magjistari me i madh nuk e ndryshon dot rezultatin.
Qe te hiqen imunitetet eshte gje e mire por vertet ju besoni se ai kodosh imuniteti eshte celsi magjik per te ndalur korrupsionin? Une nuk e besoj, sepse me kete race prokuroresh dhe gjykatesish qe kemi ne,pa piken e vleres e te personalitetit, kurre nuk ka per tu bere gje. Me thoni ka prokuror te therase ne prokurori, apo te hetoje per Salen? Gjalle ne bote jo, them une.Po ashtu per Ilir Meten,per Mediun, per Lul Bashen,per Oldelen,sic e ka pagezuar Edi Rama,a ku cte tjere. Prokuroria jone e kalajve dhe pleqve tte kohes se diktatures meret me qente e cofur dhe jo me ata te races. E provuam me Gerdecin, me 21 janarin, me vjedhjen e votave, me dosjen Meta dhe zhgenjimin e Dritan Priftit(kishte deshmitare me te thukur prokuroria) dhe me shume raste te tjera. Nje prokurori qe kalon afatet e hetimit nga paaftesia e gjetjes se provave… ka me te paafte. E clidhje ka kjo me imunitetin.Le te hyje ne aferat e publikuara te aktorit Arben Imami prokuroria.Se pengon imuniteti.
I nderuar Popull, sa gjera thuhen e behen ne emrin tend, te cilat po ti shohesh ne grumbull vijne era nevojtore, kur te serviren nje e nga nje jane te parfumosura. Ne Shqiperi grumbulli i haleve ehte aq i madh sa ti Popull nuk mund ta imagjinosh sepse:
1-Kurre nuk ke patur nje udheheqe qe te pakten te mendoje 10% per ty!
2-Nuk ke kulture qe te shohesh gjerat ndryshe, te mposht ideja:” zoti na ruajt c’dimer vjen prapa”. Politika tall bythen me ty dhe ti prape beson si i verberi qe beson shejtanin.
3-Deri kur keshtu!-pyeti Migjeni. Beja kete pyetje vetes dhe shiko se nuk je jo djali i shqiponjes por as i lepurit me te drojtur.
4-Kthjellou e dritesohu sepse: Kurveria te serviret si virtut. Hajduteria si e drejte. Genjeshtra si e ndershme. Me driten e Diellit qe Zoti ta ka falur pa mase eshte mire te ndricosh pak mendjen tende, qe kurvat, kodoshet dhe hajdutet te pakten te mos bejne se pergjerohen per ty , o Popull. Ai qe nuk perpiqet per ndryshimin nuk mund te kete perparim.
E ç’fare rendesie kane propozimet qe kane ofruar opozitaret?kujt i duhen ato!Na thoni se si eshte gedhire ambasadori yne i dashur e fuqiplote,ç’fere ka ngrene per mengjes dhe se ku do te drekoje sot?Ky eshte preokupimi qe ka sot ky vend ,ky kodosh popull e kjo kodoshe qeveri!Pa te ne nuk dime se ç’eshte pema,gjethet,pa te ne nuk dijme se ç’jane fisheket e se perse sherbejne ato!Pa te e pa zerin e tij te qete e melodioz ne nuk mund te ç’ohemi nga shtrati e te bejme punet e dites.Ju lutemi ,informacion e vetem informacion se ç’fare ka thene ,ç’do thote e ç’fere ka ne men d te thote per motin ,per lulezimin e bashkise,per imamin e ushtrise!
Jam popull i thjeshte dhe nuk marr vsh nga politika e madhe.
Dua te di:
1-Deri ku e ka te drjeten nje ambasador( veçanerisht arixhiu i rruges se Elbasanit) te fuse hundet ne punet e brendshme te shqiptareve dhe te jape ultimatume?
2-Nqs ka te drejte pse nuk e perdori kur qeveria vrau kriminalisht 4 shqiptare dhe ky e cilesoi”burre shteti”?
3-Nqs ka te drejte pse nuk e perdori kur vet ishte prezent ne numerimin e votave ne Tirane dhe me paturpesi uroi per fitoren “yllin ne ngjitje”?
Nuk do permend rastet e shumta kur ky ambasador nqs e kishte kete te drejte mund ta perdorte.
Mos ndoshta ketij palo ambasadori apo palo vendit qe ai perfaqson (nqs e perfaqson) i leverdis nje vend rrumpalle qe ata te bejne si te duan dhe lesh e li kete popull e politikane bashke?
Shoqeria civile dhe populli duhet ta kuptoje nje gje kaq te thjeshte dhe te kerkoje largimin me turp te ketij arixhiu qe nuk e kupton cdo me thene atdhe dhe popull dhe komb.
Akoma nuk e keni kuptuar se c,do lloj reforme e miratuar ne leter per te hedhur hi syve nderkombetareve nuk e pengon Berishen dhe klanin e tij te beje si t,ja doje kokrra e qejfit me c,do gje dhe mbi c,do gje ne Shqiperi.Vetem largimi i tij dhe eleminimi i filozofise se tij abuzive te qeverisjes me vote popullore mund ta shpetoje kete vend dhe ti hap rrugen reformave te verteta demokratike qe mund te na afrojne me Europen.Por qe kjo vote anti berishe te jete poullore e masive duhet qe kreret e partive politike qe nuk jane ne pushtet te mos vleresojne te paren karrjerat e tyre personale por te bashkohen te gjithe kunder Berishes dhe sistemit qe ai ka ndertuar si dhe te japin garanci publikut se te gjithe ata qe kane abuzuar ne menyre te paskrupull me pushtetin do te pergjigjen.Ne te kundert le te bejme sehir se si c,do dite po degradon shoqeria shqiptare ku te gjithe jane kunder te gjitheve dhe jeta e njerzve nuk vlen me pasi agresiviteti i qeverisjes po i injektohet c,do dite shoqerise…Madje ndonje dite mund te coptohet edhe teritori pasi Berisha se fundi per interesa te tij po i fryn shume zjarrit duke amplifikuar te ashtuquajturat kufije te imagjinates se semure veri,jug… Po nuk u veprua shpejt pasojat mund te jene fatale…