Gjatë fjalimit që mbajti në Kuvend për të dhënë arsyet pse do të votonte kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Fatmir Mediu tha ndër të tjera se ky kod nuk e jep votës të njëjtën peshë si në Kukës edhe në Tiranë. Në fakt shembullin e Kukësit dhe Tiranës e kanë përdorur shpesh kryetarët e partive të vogla, kur duan të sulmojnë sistemin aktual zgjedhor. Ata thonë se në Kukës duhen rreth 25% të votave për fituar një mandat (100% : 4 mandate = 25%) ndërsa në Tiranë duhen vetëm rreth 3% (100% : 32 mandate = 3%). Ky argument është shumë i thjeshtë për t’u paraqitur dhe mund të ngjisë mirë te dëgjuesi/lexuesi i pavëmendshëm, por nuk është i duhuri për të demonstruar pabarazinë e votës nga qarku në qark.
Po të shohim rezultatet e 2009-ës, konstatojmë se qarku i Kukësit kishte rreth 44 mijë vota të vlefshme. Pra, mesatarisht, një deputet i qarkut të Kukësit përfaqëson rreth 11 mijë votues që janë zyrtarizuar si pjesëmarrës në zgjedhje. Ndërsa qarku i Tiranës kishte rreth 380 mijë vota të vlefshme, që do të thotë se një deputet i këtij qarku përfaqëson rreth 11.9 mijë votues që janë zyrtarizuar si pjesëmarrës në zgjedhje. Pra, pak a shumë, vota ka patur pothuaj të njëjtën peshë përfaqësimi, si në Kukës edhe në Tiranë. Dhe kjo është e vërtetë edhe për qarqet e tjera.
Po a ka një pabarazi të votës mes Tiranës dhe Kukësit?
Kufiri ligjor që një koalicion të merret në konsideratë për shpërndarje mandatesh në një qark është 5% e votave të vlefshme të qarkut. Pra, në Kukës, ky prag ishte 4.4 mijë vota të vlefshme. Por kufiri aritmetik për të marrë të paktën një mandat ishte më i lartë se pragu ligjor – 7.1 mijë vota të vlefshme. Ndërsa në Tiranë pragu ligjor ishte 19 mijë vota, ndërsa pragu aritmetik ishte vetëm 10.9 mijë vota. Kështu që, një koalicion mund të merrte një mandat në Kukës edhe me 7.1 mijë vota dhe të mos merrte asnjë mandat në Tiranë, në qoftë se nuk siguronte më shumë se 19 mijë vota. Në një rast të tillë, votat për këtë koalicion do të kishin shumë më tepër peshë në Kukës se sa në Tiranë dhe jo anasjelltas.
http://respublica.al/artikuj/2012/07/20/shenim-pabarazia-e-votes-nga-qarku-ne-qark
vezhgim i holle dhe shume i detajuar…por si gjithmone, “kujt po ja thua?”
Sic pretendon ti zoti Zaloshnja, a merr dot ti Zaloshnja 8 vota te majta ne familjen tende? 8 vota jane shume pak, por ne nji grup me pak votues eshte e pamundur. Kete keqinterpretim e ke bere kastile per te dizinforumuar, jo me kot kur ke llogaritur me tutje pragun per secilin qark e ke bere ne baze koalicioni dhe jo ne baze partie. Pa trego sa eshte pragu ne kukes per nje parti dhe jo per koalicionet, sepse ska pasur kundershti per pragun e koalicioneve.
Pragu elektoral ne gjithe boten matet me perqindje jo me numer votash sic ke bere zaloshnja. Nqs ne Amerike behet propocional dhe vihet pragu 1% i bie qe duhen mbi 1 milion vota, aq sa ka vota gjithsej shqiperia. Eshte me kollaj te fitosh 1 milion vota ne Amerike apo 10,000 ne Kukes? Sipas teje matet me numer votash dhe jo me perqindje kshuqe ti do thoje ne Kukes, me te njejten llogjike qe ke shkruar lart. Mos i beni shpjegimet sipas interesave.
neve po na e thote, ty mua, lexuesve, ty perse te shqeteson? ke te drejten qe mos ta lexosh
Zaloshnja eshte nje injorant e spekullant i ulur ne preherin e Rames. Te dy kenaqen me njeri tjetrin, Zaloshnja mashtron Ramen kurse Rama me analizat e Zaloshnjes mashtron deputetet e tij dhe kryesine.
Berisha e njeh mire Zaloshnjen dhe prandaj nuk e afron; Berisha eshte i lumtur qe keshillat per zgjedhjet te mos ja jape Damiani por Zaloshnja dhe prandaj nuk e sulmon aspak Zaloshnjen.
Analiza e kesaj rradhe po ashtu si te gjitha te meparshmet eshte mediokre. Eshte nje lloj si parashikimi para zgjedhjeve per Tiranen qe pas zgjadhjeve doli e tha qe parashikova gabim.
=eshte e qarte qe sistemi spanjoll i zgjedhjeve nuk vlen ne shqiperi sepse kjo ben qe vota te mos kete te njejten vlere ne qarqe te ndryshem edhe kjo u mohon te drejten kushtetuese shtetasve. Sistemi proporcional kombetar do te jete ai qe e barazon vleren e votes kudo ne shqiperi edhe meqe, nqs merr 1/140 e votes te jep nje deputet, ai do te vleresoje edhe partite e vogla ose te reja. Boll me sistemin e maces se zeze edhe te bardhe. Me vjen cudi sesi asnje nga partite e vogla nuk e thote kete, madje as fllucka e sapunit kuq e zi qe pa kete sistem do marre 0 deputete kurse me te mund te marre edhe 20.
OOOOO ZALOSHNJA PSE LODHESH KOT O DAKU ME ANALIZA, MATEMATIK EDHE STATISTIKA PERQINDJEJE…PO KU PYET SALIU PER KETO GJERA AI ESHTE GANGSTERR ME LIGJIN NE DORE, AI E VODHI BASHKIN E TIRANES ME DHUNE PERAPRA TE GJITHVE EDHE NUK DONTE TJA DINTE PER ASKEND. DHE JU FLISNI KOT..JA PRITENI DHE NE 2013 PO NUK BERI TE NJEJTEN GJE SALIU. ME DHUNE KA PER TA MARRE. NE SHQIPERI NUK KA DEMOKRACI.
DUHET KALUAR NE MAXHORITAR SIDIKUR.kY SISTEM KA THEMELUAR PARTITOKRACINE QE DO TE THOTE DIKTATURE E KRYETAREVE.hUMBI VLERA E INDIVIDIT E VLERESUAR NGA VOTA E QYTETARIT.aSKUSH FATKEQESISHT NUK PO NGRE KETE PROBLEM MADHOR PER DEMOKRACINE
Po ne 2009 nuk i thonit keto, apo duhej shfarrosur LSI