(E PERDITESUAR)- Avokati i Popullit ka dërguar për ndjekje penale oficerët dhe shefin e komisariatit policor të Pukës. Padia ka lidhje me vrasjen e vëllezërve Markaj në Pukë. Sipas Avokatit të Popullit, Igli Totozani, kjo ishte një tragjedi e paralajmëruar dhe nga ana e policisë nuk janë marrë masa.
Sipas Avokatit të Popullit, detajet e hetimeve nxjerrin fakte tronditëse mbi rolin e policisë në ngjarjen e Pukës.
“Në datën 12.07.2012, grupi i punës shkoi në organet e Policisë dhe Prokurorisë Pukë dhe në të dyja familjet në konflikt.
Në përfundim të hetime administrative lidhur me shkaqet që sollën këtë tragjedi u arrit në konkluzionin se:
Pjesëtarët e familjes së viktimave në datën 26.05.2012 kishin njoftuar në telefon Komisariatin e Policisë Pukë lidhur me veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim nga tre pjesëtarë të familjes tjetër në konflikt, si dhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake të kryera ndaj dy familjarëve të tyre.
Policia megjithëse mori njoftimin për këto vepra penale nuk mori asnjë masë për ndjekjen ligjore të tyre. Në datën 28.05.2012 një nga kallëzuesit ka shkuar në Komisariatin e Policisë Pukë dhe ka bërë kallëzimin e tij me shkrim.
Për këto vepra penale ka marrë dijeni Shefi i Komisariatit, inspektori i policisë së zonës e të tjerë. Mirëpo edhe pas bërjes me shkrim të kallëzimit, nga ana e punonjësve të policisë nuk u bë referimi i veprave penale pranë organit të Prokurorisë dhe nuk u mor asnjë masë organizative për ndjekjen e këtij kallëzimi konform dispozitave procedurale e ligjore dhe për parandalimin e ndonjë vepre tjetër penale.
Në kundërshtim me nenet 284 e 285 të Kodit të Procedurës Penale ata i mbajtën madje kallëzuesit një procesverbal për heqjen dorë nga kallëzimi.
Nga ana jonë u provua plotësisht se qëndrimi i punonjësve të Komisariatit të Policisë Pukë, duke filluar nga Shefi i Komisariatit dhe punonjësit e tjerë është i kundërligjshëm. Ky qëndrim – duke e fshehur kallëzimin e bërë nga pjesëtarët e familjes së viktimave për dy vepra penale të rënda dhe reagimet e tyre për t’i “zgjidhur” problemet me mënyra e mjete të kundërligjshme, – sikurse është bërë në këtë rast, – dhe njëkohësisht duke moskryer detyrimet e ngarkuara me ligj, ka sjellë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e disa shtetasve, madje nisur nga rrethanat, gjykojmë se kjo ngjarje mbart edhe rrezikun që vrasja të shndërrohet në seri vrasjesh për gjakmarrje ndërmjet dy familjeve, siç edhe ka ndodhur në raste të kësaj natyre,” thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Ngjarja e rëndë është shënuar në datën 29 qershor në Pukë ku si pasojë e një konflikti për pronën u vranë vëllezërit Hil dhe Paulin Markaj. Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë, të së njëjtës familje, u plagosën rëndë në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz. Shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm mes dy fiseve, Markaj dhe Përmarkaj, lidhur me një vijë uji vaditëse në tokat e tyre.
Ju mire e keni zoti avukat ,por a pranon Sala qe dhe ato te marrin denimin qe meritojne ,apo do t’i mbroje siç ka mbrojtur oficeret e gardes me “21 janar”! Ndoshta ky eshte hapi i duhur per te treguar se shteti mund te funksionoi nje lloj per te gjithe duke zbatuar ligjin!!!
Shume mire Zoti Avokat i POPULLIT por duhet te padisni edhe ate mostren e bashkis se tiranes Florenc Hoxhen,qe ben si i forte me romet dhe femrat.
JU KENI SHUME TE DREJTE NE ATE QE PO BENI, SE KENI NJE PROFESION FISNIK DHE SHUME TE RESPEKTUSHEM….POR PROBLEMI QENDRON SE TY NUK TA VARE NJERI, OSE NDRYSHE THENE NE GJUHEN POPULLORE NUK TE PJERDH NJERI..