Jugu i vendit e veçanërisht Lazarati janë vendet kryesore të kultivimit të hashashit, por në hartën e lëndëve narkotike përfshihen edhe zona të ndryshme në veri, raporton Vizion Plus. Kjo është një tjetër zonë, e cila ndodhet pranë Vaut të Dejës, ku policia ka mundur të zbuloje një parcelë të mbjellë me plot 1 mijë rrënjë kanabis. Zbulimi i saj është bërë në saj të monitorimit nga ajri nga ky avion special, i vënë në dispozicion të policisë shqiptare nga Guardia Di Finanzza italiane. Ai bën të mundur fotografimin dhe identifikimin e bimëve narkotike nga ajri, duke dhënë koordinata të sakta për vendndodhjen e drogës. Pas konstatimit të kanabisit, operacioni vijon me ndërhyrje nga toka për asgjësimin e bimëve të lokalizuara, por në këtë rast kjo gjë ka qenë e pamundur nga toka, ndaj është shfrytëzuar kalimi me mjet lundrues në liqen. I gjithë operacioni ka qenë nën monitorim të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit, Hysni Burgaj, i cili së bashku me zëvendës ambasadorin italian Giuseppe Berlendi zhvilluan disa inspektime nga ajri. Para nisjes për këtë mision, kryepolici u shpreh se çdo i zgjedhur vendor apo punonjës i rendit që nuk do të sinjalizojë për parcelat me hashash, do të ndëshkohet. Ky lloj monitorimi nga ajri zbulon edhe përgjegjësinë e kryepleqve apo punonjësve të policisë që nuk raportojnë për bimët narkotike që mbillen në zonat e tyre.
bah sa toke pjellore kemi.
mesa duket bace sali ben sikur lufton lazaratin qe te humbi gjurmet e plantacioneve ne veri.
sorry, lazaratas tani jeni karte e djegur per bacen.
Si zakonisht, linomat e shtrydhur te baces sali perfundojne ne …
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/lazarati-po-ndryshon.html
O Hysni Burgu; ki kujdes e mos bëj gabim të shkosh më sipër, fjala vjen në Stroberdë, Dragobi apo Qerem të Tropojës se aty kanabisin e ruajnë me kallash cubat e kuliçërve të Saliut.
Ka ne te gjithe vendin dhe policia kete e di mire, madje ajo eshte transportuesja kryesore e hashashit. Ka ne malet e Lures, Qafe Shtames, Korab, Mbas Deje, Malin e Skenderbeut, Zalle Gjocaj, Martanesh, Golloborde etj…
Nuk ka komunè nè Shqiperi qe nuk ka parcela te mbjedhura me bimè narkotike,ndoshta jo sa nè Lazarat.
Lazarati eshte “ujku”,por “çakalli”(ne veri e me gjere) po ben kerdine .Gjithe fshati(Shqiperia) iu turr ujkut duke bertitur ujku ujku !-Duke harruar tufen,e keshtu çakalli beri qejf …aaa po i dijne keta i dijne te gjitha po perfitojne te gjithe nga nje kafshate,perfitojne te gjithe me ne ,dmth ME NA FITOJN TE TAN …hahahaha shtet fshatar karagjoz .
Nuk ka komunè nè Shqiperi qe nuk ka parcela te mbjedhura me bimè narkotike,ndoshta jo sa nè Lazarat dhe çdo polici e krueplak i asaj zone e dinè shumè mirè ku mbidhet dhe kur korret………….!
ik o pirdhu o shkodra ….
As gje me shume nuk ben nje fshatar qe mbjedh hashash se sa nje qeveritar qe vjedh tenderat dhe cdo gje tjeter qe i del perpara,te pakten fshatari derdh djerse qe ta prodhoje ate bime kurse qeveria qe i eshte dhene vota per ti sherbyer ketij populli nuk ben gje tjeter vetem se vjedh dhe abuzon,kush demtohet me shum kur vidhen miljona apo kur mbillet nje parcele me kanabis,te dyja jane vepra penale por kjo e kanabisit denohet deri me nje kurse ajo e miljonave qe vidhen nuk denohet,pse sepse ai qe vjedh ka imunitet,dhe eshte zgjellur me vote.
po dihej kjo pune lufto lazaratin qe ti themi botes ja nuk kemi me ashash jugu por do cojme ne europe ashash veriu se eshte me i paster dhe me cilesor ,o sali qeni po a ka njeri qe te beson ty me dredhite qe mondohesh te besh ty te ka dale boja por nuk ka sy populli qe te shikoj se nuk ka mundesi qe ke akoma fansa(interesaxhinje) te zjarrte,megjithese ti ke lek e zdo me dit??/….
Emeri i Lazaratit perdoret shpesh me vend dhe po ashtu edhe pa vend. Nje fshat qe gjithmone ka qene preh e shenjestrave te klaneve politike. Sulmo Lazaratin se indirekt kemi sulmuar Saline, Fatosin apo Edin. Problemi i hashashit nuk eshte vetem ne ate fshat por cakalli ben kerdine ndoshta edhe ndonje ujk me i madh ne ndonje vend tjeter ne jug apo ne veri.
Sulmet ne kete kohe jane totalisht politike se me keto sulme i themi opinionit publik brenda edhe atyre nderkombetareve se ne po e luftojme rendshem kete fenomen, por nje kohesisht heqim vemendjen nga problemet e brendeshme te cilat jane kthyer semundje e pa sherueshme per ekonomine shqiptare.
Pasuria tani u shit e gjitha, vdo gje doli ne ankand, njerzit shohin vetem nga qielli, por nga qielli nuk bie gje, vetem ndonje komet qe mund ti shfarose te gjithe.
-Armatimiushtara, qe sot pasurohen ata pushtetare eshte mundi dhe djersa e atij populli qe as njehere nuk ngopi barkun me buke. Dhe ju gazetare me shume komente beni per nje fshat i cili eshte fshat si gjithe te tjeret por propoganda e juaj dhe e atij pushteti te kalbur e beri te tille. Ju beheni xheloze se pse ka drita ne ate fshat, ju beheni xheloze se pse jane rruget e rregulluara ne ate fshat. Gjera pa kuptim, me sa duket duhet te shikoni cdo gje te shkatruar se ashtu kenaqeni.
Ku eshte plani i punesimit per te gjithe te rrinjte qofte per ata qe mbarojne universitetin qofte per te jeret qe nuk arrijne te mbarojne nje shkolle?
Cdo koment eshte i tepert mendoj se sulmet ndaj lazaratit jane sulme per te terhequr vemendjen nga problemet madhore qe jane ne ate vend. Shkruani te dashur gazatare per heqjen e imunitetit qe eshte kthyer ne nje gangrene tjeter, shkruani per pronat qe asnje here nuk shkuan tek ai qe i takon,shkruani per mafien me te madhe ne pushtet.Naftetaret e shkrete jane lene jetim, vetem dy tre shkrime ne fillim dhe pastaj cdo gje ne heshtje. Ku jane shkrimet per emigrantet, qe kane ngelur si peshku pa uj, as ne Greqi , as ne Shqiperi -Ku te vene? Por per ju perben ka lajm , prerja e ujit ne nje fshat.
Petro