Sekretari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myshit Vorpsi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mënyrën se si po privatizohen pronat publike të ushtrisë. Gjate një interviste dhënë Top Channel, Vorpsi akuzon qeverinë për mungesë transparence në këtë proces.
“Çdo privatizim që bëhet duhet të ketë një transparencë, që ta marrë vesh gjithsecili, si ata që kanë interesa konkrete, si ata që nuk kanë interesa konkrete, që ai objekt ka dalë në shitje. Përse ato prona nuk duhet të bëjnë pjesë në fondin për kompensimin fizik të pronave dhe pronarëve? Pse në këtë fond për kompensimin fizik duhet të bëjnë pjesë vetëm pyje që janë nëpër majat e maleve dhe mos bëjnë pjesë këto objekte që dalin jashtë juridiksionit të ushtrisë? Pse duhet të jenë pronarët shqiptarë kaq të nëpërkëmbur?” tha Vorpsi.
Vorpsi i bashkohet mendimit të opozitës se fare mirë këto prona mund të kompensonin ish-pronarët. Sipas tij, qeveria shqiptarë gabon rëndë kur mendon se mund t’i shlyejë ish-pronarët me vlera monetare.
“Detyrimi që ka shteti shqiptar kundrejt pronarëve është në përmasa të jashtëzakonshme dhe nëqoftëse mendohet se pronarët shqiptarë do të kompensohen me vlera monetare, kjo nuk është zgjidhje e problemit, por përkundrazi është shkatërrimi i gjithë këtij problemi, që ka të bëjë me të drejtën e pronës. Pyetja më e parë është pse nuk duhet që këto objekte të dalin në privatizim të mos u jepen ish-pronarëve? Cila është logjika?” tha Vorpsi.
Një ditë më parë deputeti Erjon Braçe akuzoi se një sipërfaqe prej 1.2 milionë metra katrorë tokë po shiten pa transparencë dhe në mënyrë korruptive nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes./TCH
se e ka arken bosh more zoteri i nderuar Vorpsi.
i duhen per te vjedhur perseri,erdhi fushata.
I plasen edhe ketij ujrat!
100 Vjet Shitet!!!
100 Vjet qe vetem Shitet!!!
Pa ikur Berisha asgje nuk rregullohet, drejtojuni Amerikes me kerkresen te mos e ndihmoje kete komunist kinez, mbeturine e Enver Hoxhes,
Te pa moralshmit turperuan Shqiperine. Moren neper kembe pronen private dhe interesat e pronareve.
Gjenerali i veteshpallur ka te drejte sepse ne menyren me precize i sherben interesave te Kalit te Trojes??!!.
Ju 22 vjet me rradhe i keni dhen Saliut voten dhe ai ju ka dhen rroten. Ju ish pronaret vazhdoni ta votoni. Per kete arsye ai nuk ju kompenson ju. Sepse e di qe nga ju nuk ka ndonje fitim. E di qe c’fardo poshterimi t’ju beje ju do e votoni prape. Ju mbani ne kembe kete monster dhe qaheni? Mos ju qani njeriu po hapni syte dhe thirrrini mendjes se kokes. gC’te mbjellesh do korresh. Ju uroj te korra te mbara.
PROJEKTI QË NA ÇNDERON NË NENDERIN QË NA VJEDH.
Ministria e Mbrojtjes ka tenderuar blerjen e uniformave ushtarake për vitet e ardhshme, për një afat gjashtë vjeçar, kur normat e perdorimit janë deri në pesë vjet. Me nje fond total prej 1.434.412.675 = lekë Gjithsej 10 milion euro. Me parë janë blerë edhe 69 uniforma të tipit rus, për trupën e orkestrës frymore të ushtrisë të ciles i kanë hequr të gjitha simbolet kombëtare e ceremoniale. Fondi i viteve të kaluara ka qëne 2.5 miljon euro për të njëjten sasi mallrash. Me keto para do të blihen rreth 2 mijë uniforma për ushtarakët e të tre komandave në Forcat e Armatosura. Kjo do të thotë, që fondin prej 10 miljon euro po ta pjestojmë për 2000 uniforma na rezulton se një copë kushton 5000 euro. Kompletimi me uniformat e reja është parashikuar të behet dri në vitin 2018, pra për gjasht vjet kur normat me VKM arinë deri në 5 vjet. Reforma në Ministrinë e Mbrojtjes do të heqë brenda dy vitesh rreth 1750 ushtarakë nga puna, 735 kete vit. Forcat e Armatosura reduktohet ne në 11 mijë vetë civil e ushtarakë. Por edhe sikur me këto 10 miljon euro të vishnim tërë personelin e ushtrsë, me uniforma ceremoniale oficeri, na rezulton se me këtë fond do të blinim 11000 uniforma me një çmim prej 909 euro copa. Gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të kuvëndit Ministri tha, se për paisjen me uniforma pengesë ka qënë buxheti, i cili ka qënë 2.5 miljon euro që po ta pjestosh për 2000 uniformat e nevojshme, rezulton se buxheti ka dhënë 1250 euro për një uniformë. Me “siguri” ministri kur flet për paisjen me uniforma,nuk ka parasysh VKM Nr. 464, date 2.7.2004 për miratimin e kritereve dhe të normave të trajtimit me uniformë të ushtarakëve të forcave të armatosura të republikës së Shqiperisë, vendim në fuqi për uniforma të kompletuara. Ministri tha se për 100 vjetorin e pavarësisë ushtria do të rreshtohet me uniformat e reja, të projektuar, miratuar e të tenderuar të cilës i mungojne shumë ksesorë, dhe elementet bazë të një uniforme. Megjithse pranoi se është investuar në përgatitjen e uniformës në përdorim të Forcave të Armatosura, sërish ka menduar se duhet një uniformë e re për 2012-2018. Kjo paraprihet nga një mungesë transparence e theksuar, kush e projektojë uniformën, ngjyrat, simbolet, dekoracionet flamujt, pse u hoqën të gjitha simbolet kombetare, kush miratojë simbole të huaja etj. Komisjoni i sigurisë i ka tërhequr vëmëndjen Ministrise Mbrojtjes të tregohet e kujdesshme në respektimin e traditës dhe standardeve të NATO-s në riprojektimin e uniformës së Forcave të Armatosura, si dhe procesi të jetë në përputhje me ligjet. Ai ka kërkuar që, zëvëndësimi i uniformave të ketë një nivel më të lartë se ato egzistuese, ti pergjigjet standardeve të NATO-s. dhe të jenë më cilësore se ajo që kemi në përdorim. Po çfar ka ndodhur, modelet e uniformave dekoracioneve dhe shënjave janë kopjuar nga sitet në internet “shutterstock” “Serbian armed forces” apo ”graphichive”, nuk u respektua asnjë nga këto kritere, transparenca, tradita apo normat e NATO-s. Ministria gjatë punës për plotësimin e standarteve për tu anëtarësuar në NATO, pëgatiti projektin më të plotë e me dinjitoz të veshmbathjes dhe uniformave të realizuar që nga viti 1912 e deri më sot. I gjith projekti i uniformave, dekoracioneve, shënjave dhe gradave, që perdoret në sot në Forcat e Armatosura u bë transparent dhe u diskutua në shtabe e komanda, dhe në fund u shfaq në Pallatin e Kongreseve me datë 17.10.2003, nën drejtimin e stilistit Bujar Kardashi, në sfilatën “Uniformat e FA” dhe u vleresuan maksimalisht. Me këtë uniformë Shqipëria u pranua në aleancën e NATOs. Uniforma respekton dhe pasqyron traditat, kriteret e aleances dhe ligjet e shtetit Shqiptar. Pas mbarimit një nga gjeneralët Amerikan të NATOs u shpreh “kjo uniformë është një aritje dinjitoze në drejtimin Euroatlantik. Një kolonel po i NATOs thonte “një punë e shkëlqyer me drejtim euroatlantik pa ndikime të huaja”. Një gjeneral shqiptar shprehej “tani mund të themi kjo është uniforma e shqiptareve”, “siç thotë çdo vënd i natos kjo eshte uniforma ime”. Por ç’ndodhi me vone, uniformat u deformuan turpshëm për qëllime vjedhjeje. Asnjeherë nuk u prodhua sipas modeleve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Shumë shënja e simbole e aksesorë u zëvëndësuan me simbole sipas dëshirës së shefit të rradhës. Po jap vetem një shëmbull, me abuzim penal gjigand atë të shënjave të jakës, ku për shtat vjet, janë shpenzuar qindra mira euro për të blerë shënjat e pamiratuara nga Këshilli i Ministrave. Uniformat ceremonjale u kthyen në uniforma fshatarësh, me deformime konceptuale në raport me ato të miratuarat nga VKM. Mungesa e blerjes së uniformës së miratuar, panvarsisht nga fondet e teperta, për vite me radhë çojë në vjetrim dhe tjetërsime të theksuara, duke ulur çdo ditë e më shumë prestigjin dhe paraqitjen estetiko-ushtarake Forcave tona të Armatosura. VKM 503 13.07.2011 për uniformat është një turp kombëtar, ai i kthen uniformat e vitet 85. Ai është financimi dhe tenderimi një vjedhje gjigande, për blerjen e një turpi akoma me gjigand. Është mbulese për shkeljet miljona dollarëshe në këtë sektor të Forcave të Armatosura. VKM 124 4.03.2004. Dhe urdheri nr 551 21.11.2005 për zbatimin e këti vendimi nuk u zbatua kurrë, me efekte miljona dollarë. Nuk u vendosën kurrë, por u zëvëndësuan me ç’ju kish qefi emblemat e trupave Komando Specjale (shih faqen faqe 86 te RrVM) e Studentit f.65, të rregj.Komando faqe 34, e Forcatve Ajrore f 66, Orkestraës Frymore f 81, e Policisë Ushtarake f 80, Shënjat e jakave për të gjith Forcat e Armatosura f 218 etj. Nga totali i shpenzimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, 3744 milionë lekë, ose 27 milionë euro, 349 milionë lekë ose 2.5 miljon euro janë dhënë gjithmon për Veshmbathje. Por si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet për blerjen e një sasie më të vogël të të njëjtit mall. Si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet në të njëjtën kohë kur personeli ushtarak është shkurtuar. Si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet kur normat e përdorimit të uniformave janë të njëjta. Ushtarakët brënda dhe me misionet jashtë vendit konsumojnë gjithsej 27 milionë euro, si ka mundësi që vetëm uniformat sivjet të kushtojnë sa 1/3 e këti buxheti.
23/07/2012