INTERVISTA/ Moisiu: Nëse duhet ndërhyrë në Kushtetutë, atëherë të ndërhyjmë për të gjitha problemet

20 Korrik 2012, 20:14Politika TEMA

Moisiu: Unë 5 vjet në krye të shtetit u ktheva në shtëpinë ku isha, tani i ke deputetët dhe nuk merret vesh se si i bëjnë nga 2-3 shtëpia, në Tiranë, në bregdet e në mal, me disa makina…

 

Nga Ilirjan Agolli

 

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, deklaroi sot se heqja e imunitetit të zyrtarëve dhe ndryshimet në Kushtetutë duhen bërë me kujdes. Zoti Moisiu organizoi sot një forum me juristë të njohur dhe veprimtarë të të drejtave njerëzore, ku u theksua në një deklaratë të përbashkët se Kushtetuta nuk mund të ndryshojë sa herë e kërkojnë interesat e çastit të partive politike. Ish-presidenti Moisiu tha se drejtësia nuk i ka dënuar zyrtarët edhe kur i ka patur pa imunitet, ndërkohë që luksin dhe pasuritë e pajustifikuara të politikanëve qytetarët i kanë çdo ditë para syve.

 

Zoti Moisiu! Cili është në thelb shqetësimi juaj mbi nismat e fundit për ndryshimet e Kushtetutës lidhur me imunitetet e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Ju jeni kundër heqjes së imuniteteve apo po analizoni çështje të tjera të këtij procesi?

Përkundrazi, ne nuk jemi kundër heqjes së imunitetit. Kjo doli qartë edhe nga diskutimet e pjesëmarrësve të forumit, por ne jemi kundër kësaj procedure që po ndiqet. Nëse duhet ndërhyrë në Kushtetutë, atëherë duhet të ndërhyjmë për të gjitha problemet, jo të na bëhet Kushtetuta si një leckë, një pjesë sot, një pjesë nesër e një pjesë pasnesër. Kemi përvoja shumë negative si ajo e vitit 2008, për të cilën ne po paguajmë kosto si qytetarë ende sot. Nëse vazhdojmë kështu sipas oreksit të politikës të ditës të fusim duart në Kushtetutë, kjo nuk është e drejtë. Këtë nuk e bën asnjë vend. Nëse duhet ta bëjmë këtë punë, duhet ta bëjmë ashtu si duhet bërë. Nëse bindemi se duhet ndërhyrë, atëherë duhet të krijohet një komision, të bëhet një punë e madhe, të thithen mendime nga shoqëria civile, nga konstitucionalistët, nga specialistët kryesorë dhe pastaj të arrihet në konkluzione se çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Ne për këtë jemi.

 

Zoti Moisiu! Ndërkohë që po diskutohet heqja e imunitetit për zyrtarë të lartë, apo kufizimi i imuniteteve për gjyqtarët në Shqipëri, bota e krimit vazhdon të sofistikohet dhe gjyqtarë dhe njerëz të drejtësisë ndeshen me krimin e organizuar. Si mendoni se mund të zgjidhet kjo mospërputhje në debatin për imunitetet e tyre?

Ligji për krimet e rënda është miratuar që në vitin 2002, dhe siç e dini Gjykata e Krimeve të Rënda është organizuar më 2003. Kam qenë në krye të shtetit atëherë dhe jam marrë me këtë problem, sipas detyrimeve kushtetuese që kisha. Mund t’u them që ende në atë ligj figuron që këta anëtarë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda duhet të kenë makina të blinduara, duhet të kenë truproje dhe akoma kjo punë nuk është zbatuar.

 

Zoti Moisiu! Prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, ka thënë që imuniteti i zyrtarëve i pengon prokurorët që të hetojnë për korrupsionin. Cili është mendimi juaj lidhur me punën e drejtësisë apo me mungesën e vullnetit të politikanëve shqiptarë për të luftuar më mirë korrupsionin edhe pa qenë nevoja për të prekur imunitetet e zyrtarëve?

Në fakt edhe kur është hequr imuniteti politikanëve nga parlamenti dhe prokuroria ka bërë atë punë që ka bërë, kur ka vajtur në gjyqësor, këto gjëra janë sfumuar. Ende janë edhe 2 procese të njohur, por ende janë “pending”. Unë 5 vjet në krye të shtetit u ktheva në shtëpinë ku isha, tani i ke deputetët dhe nuk merret vesh se si i bëjnë nga 2-3 shtëpia, në Tiranë, në bregdet e në mal, me disa makina… Me rrogë këto nuk bëhen se me rrogë nuk i bën as presidenti që e ka pagën më të lartë nga të gjithë. Dihet që kam bërë një libër “Midis Nanos dhe Berishës” dhe në parathënie kam theksuar: “Rilindasit tanë shkrinë jetën dhe pasurinë e tyre për të bërë Shqipërinë, ndërsa sot, më vjen keq që po shkrihet Shqipëria për t’u pasuruar politikanët”.

 

Zoti Moisiu, cili është mesazhi juaj për politikanët dhe zyrtarët shqiptarë dhe drejtësinë shqiptare për ta goditur më mirë korrupsionin në Shqipëri?

Vullneti politik mungon, sepse këto punë bëhen para syve të politikës, para syve të atyre që kanë pushtet. Korrupsion nuk mund të bëjë një njeri i thjeshtë, por bën ai që ka diçka në dorë, dhe atë diçka në dorë ta jep pushteti, nuk e merr dot kollaj. Pra, siç thashë, këto gjëra bëhen para syve të pushtetit dhe për t’i eliminuar këto duhet vullneti politik. Boll më me fjalë! Politika, qoftë e majta, qoftë e djathta, deri tani vetëm kanë folur përsa i përket korrupsionit, por nuk kanë marrë absolutisht asnjë masë konkrete për ta shkulur këtë sëmundje të egër që po i thith, po i thith vërtet, të mirat e këtij vendi.

 

9 komente në “INTERVISTA/ Moisiu: Nëse duhet ndërhyrë në Kushtetutë, atëherë të ndërhyjmë për të gjitha problemet”

  1. Dritani i Shkabajvet says:

    Shum kan ken partizan, po jo te gjith kan ken trima ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html

  2. hajriu says:

    Shume shume sakt z.President , me mire te nderhyet nje here e mire se sa keshtu me arrna çdo vit . Keto dy kiurvat(PD+PS) e bone kushtetuten si leter higjenike….VFC PD-se dhe PS-se pjelle te se njejtes kiurve(PPSH)

  3. nastradini says:

    PSE VETEM MOISIU FLET PA HIPORIZI?

    Ina Rama para se te kerkoje heqje dallkauko-totale IMUNITETI le te hetoje Lulzim Bashen, qe e ka si zog ne dore pa IMUNITET. Pse nuk e ka bere kete gje dhe pse nuk e ben tani? Pse nuk hetoi Genc Rulin, por e leshoi nga kafazi pa lagur fare kete VEMJE super te korruptuar te Berishes dhe pinjoll te Partise se Punes? Pse nuk kerkoi hetim per 21 janarin, apo beri shurren ne breke nga frika e kercenimeve te Saliut si “Lavire Bulevardi”? Pse nuk ka kerkuar asnjehere hetim total dhe nderkombetar per likuidimin e Remzi Hoxhes nga mafia e Sali Berishes? Dhe investigim te mirefillte per gjyqtaret qe vonuan ekstradimin e tij ne Shqiperi? Pse Ina Rama vete dhe personalisht fshehu dhe pranoi vdekjen e Kosta Trebickes si nje aksident pa nje hetim te mirefillte? Vetem duke u bazuar ne deshmite e nje polici te paguar amerikan nga Sali Mafiozi? Pse nuk heton Prudentinot e Bregut dhe Tartaret e Vokshit? Pse nuk heton Imamaet e Saliut, qe po vjedhin dhe plackisin Shqiperine si kuure me pare ne histori? Ne raste te tilla Prokuroria nuk pret sinjale nga qytetaret, por nis me inisiative hetimet. Keshtu ndodh ne cdo vend te Botes, ku institucionet jane te pavarura dhe nuk jane VEGLA ne duart e Mafies me Pushtet. Prandaj edhe nastradini shkruan:

    PSE VETEM MOISIU I BIE ME SHKELM MUTIT SHQIPTAR?

  4. xha Jaho (pa imunitet) says:

    Ah more gjysh, po kush ta ka fajin qe nuk bere edhe ti nja tre vila dhe pese makina? “Te kete gje ne dore Gjini dhe mos e beka!?”

  5. Shahin Kolonja says:

    HAJDUTI NUK MUND TE BEJE LIGJE KUNDER HAJDUTERISE,NASTRADINET E KANE THENE ME KOHE E NUK KANE PRITUR AS EDHE MOISI ‘GOLEMIN’
    Ky parlament nuk mund te beje asnje reforme jo vetem se nuk e perfaqeson ‘sovranin popull’ por eshte i provuar katerciperisht qe eshte i inkriminuar.Pa permendur wikilliks por fakti qe kete parlament kur quhemi republike parlamentare nuk e perfill as RISTANIe as IMAMI si mund te presim reforma kunder krimit korrupsionit e aqe me teper reforma istitucionale e kushtetuese?Rasti i fresket zgjedhja e ‘kryetarit te shtetit’ pa shtet’.Sidelet nga ‘QORRSOKAKU’?
    shperndahet parlamenti,qeverri jashte politikes qe te beje ligj elektoral e nderhyrje ne kushtetute .rendesi ka qe parlamentare te jene shqipetare e jo me teper se 2 legjislatura.

  6. Goni says:

    Tani meqe zgjedhjet parlamentare i humben, meqe zgjedhjet lokale dhe Tiranen e humben, meqe edhe presidentin e humben u ngelet te humbin edhe imunitetin se edhe krypeprokuroren po e humbin dhe shefin e shikut gjithashtu! Taman do mbesin lakuriq si kryetari i tyre ne kohe plazhi !

    1. Albann says:

      Ramen e mer Arvizu per hunde…Ka 2-3 dite qe rri te dera e parlamentit pret 6 gushtin…Ka frike se leviz parlamenti e s ploteson porosine e Arvizut.
      I tha Arvizu Saliut per presidentin konsensual-Saliu i tha Fuck you.
      Prandaj Saliu fiton,nuk eshte lolo i Arvizu-se.

  7. adi says:

    Moisiu është për president. Eshtë kokë e madhe.Flet me kujdes, gjithmonë pas Edi Ramës.

    1. Latif Dreqi says:

      po pse o kokeqyp cfare ste pelqen nga ato qe thote ai? Ai flet shtruar, shkoqur dhe drejt…Nuk flet dengla e pordhe si gjithe te tjeret..Si i bejne parate thote?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje