Mazhoranca ka vendosur të miratojë dekretin e Bamir Topit për anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë. Të paktën kështu raporton GSH, duke u mbështetur në burimet e saj. Topi ka propozuar Artan Zenelin, kryetarin aktual të Gjykatës së Tiranës, për në Gjykatën e Lartë. Por Zeneli ishte rrëzuar përpara katër vitesh nga kjo mazhorancë me arsyetimin se nuk plotësonte kriteret dhe se presidenti nuk ishte konsultuar me mazhorancës. Siç raporton GSH, madje në atë periudhë pati akuza nga deputetë të veçantë se Zeneli ka marrë ryshfet. Tani, katër vjet më pas, mazhoranca do e pranojë Zenelin. Të hënën do organizohet një seancë dëgjimore me Zenelin në Komisionin e Ligjeve. Aty pritet të votohet për emrin e tij.
Kjo maxhorance e sotme nuk e ka problem te lepije ate qe beshtyn, prandaj nuk na cudit asnje lajme e asnje inisiative e saj.Per sa kohe ka ne dore gjithshka ne kete vend ben cfare i do qejfi, me gjykatat, kushtetuten,qeverine dhe institucionet.