EURALIUS shkon përtej PD e PS: Parashikon mbrojtje të deputetit edhe për shpifjet

21 Korrik 2012, 12:30Politika TEMA
EURALIUS shkon përtej PD e PS: Parashikon mbrojtje të deputetit edhe

Këshilli i Legjislacionit u mblodh sërish sot për të dëgjuar mendimet e përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtarë në Shqipëri, të cilët asistojnë sistemin e drejtësisë, në lidhje me dy nismat e PS dhe PD për heqjen e imunitetit. Nisma e LSI është nxjerrë jashtë diskutimit për shkak se nuk kishte firmat e nevojshme.

Përfaqësuesi i EURALIUS, misioni i asistencës së BE për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, deklaroi se të dy nismat, edhe ajo, edhe ajo e PS, në fakt janë nisma të mira. Por ndryshe nga PS e PD, ai shkoi më tej, duke thënë se për deputetët duhet mbrojtje edhe në rast se shpifin, duke garantuar kështu një liri edhe më të madhe për ta për të shprehur hapur mendimet. Në nismat e PD, por edhe të PS, thuhet se deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend, përveçse në rastin e shpifjes.

Përfaqësuesi i EURALIUS tha se fjala e deputetit nuk është korrupsion.

Sa i përket një tjetër diskutimi, atij për kontrollin e banesave të deputetëve, EURALIUS sugjeroi që diçka e tillë të rregullohet me Kodin Penal, pa u sanksionuar në Kushtetutë.

Përfaqësuesit e EURALIUS ishin për kufizimin e imunitetit për gjyqtarët dhe jo për heqjen e plotë.

Një tjetër diskutim ka lindur në lidhje me imunitetin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. EURALIUS thotë se ata duhet të trajtohen njësoj si anëtarët e gjykatave të tjera, duke pasur parasysh faktin se Gjykata e Lartë do jetë shumë shpejt një gjykatë karriere dhe anëtarët e saj nuk do zgjidhen nga parlamenti. Në këtë mënyrë ata do trajtohen si gjykatësit e tjerë të çdo niveli. Për arrestimin e tyre mund të vendosë KLD dhe jo parlamenti.

Sa i përket mundësisë që një deputet të rivishet me imunitet, përfaqësuesit e EURALIUS po ashtu bënë një propozim të papritur, duke përkrahur sërish opozitën. Ata thanë se votimi për riveshjen me imunitet të bëhet edhe nga një numër më i vogël se shumica e thjeshtë. Në këtë mënyrë deputetët do të rivishen me imunitet për tu mbrojtur nga persekutimi i pushtetit.

 

Diskutimet

Këshilli i Legjislacionit i Kuvendit të Shqipërisë, për rreth 6 orë dëgjoi mendimet e ekspertëve të PACA-s dhe EURALIUS, përfshirë ato të institucioneve kushtetuese dhe grupeve të interesit që preken nga propozimet për ndryshimet kushtetuese që lidhen me imunitetet.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në fillim të dëgjesës publike u shpreh se PD ka përshtatur draftin e ekspertëve të EURALIUS dhe PACA-s.

Nënkryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj më pas tha se kemi të drejtë për të pyetur për çdo presje në lidhje me këtë draft.

Sipas Tilman Hoppe, ekspert i PACA-s, propozimet e dy partive i arrijnë qartë standardet e kërkuara. Ai dha sqarime të detajuara duke iu referuar praktikës ndërkombëtare për arrestimin e një deputeti, përfshirë shpifjen kur konsumohet nga deputetët.

Shefja e akuzës shqiptare, Ina Rama tha se draftet e paraqitura nga PD dhe PS i shërbejnë qëllimit të organit që ajo drejton, por nevitet një paketë me ndryshime në Kodin e proçedurës Penale.

“Paketa kushtetuese mund të shoqërohet me ndryshime procedurale për të saktësuar atë që përdoret për imunitetin. Ose kufizimet të sqaroheshin edhe më tej”, deklaroi kryeprokurorja.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me kryetarin e KLSH-së Bujar Leskaj, shprehën shqetësimin në lidhje me heqjen e imunitetit këtyre dy organeve.

“Vura re në draftet e ardhura që u ishte hequr mbrojtja dy institucioneve tona. Risku që në punën tonë të gjendemi përballë presioneve abuzive nuk është i vogël”, deklaroi Totozani.

“Theksoj mosdakordësinë time për shfuqizimin e nenit të kontrollit të KLSH-së, që ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PD dhe atyre të PS”, theksoi nga ana tjetër kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Kjo dëgjesë publike vijoi me dhënien përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Legjislacionit nga një grup konstitucionalishtësh dhe ekpertësh të fushës.

“Është e drejtë e Parlamentit që për anëtarët e vetë të vendosë. Sepse Kuvendi nuk është vend për të mbrojtur deputetin si individ. Kryesorja është funksionimi normal i Parlamentit. Nuk duhet përdorur gjithmonë Gjykata e Lartë për çështje të tilla, mund të përdoren edhe ato më të ulëta. Gjykata e Lartë është organi kryesor, që kryeson dhe nxjerr akte të konsiderueshme për gjykata më të ulëta”, deklaroi eksperti Rustem Gjata.

Në fund të dëgjesës, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi nga relatorët Pandeli Majko dhe Edi Paloka që të përfshijnë sugjerimet e marra në relacionin e tyre.

8 komente në “EURALIUS shkon përtej PD e PS: Parashikon mbrojtje të deputetit edhe për shpifjet”

  1. e ardhmja says:

    Prandaj nxiton pd-ja ta miratoje ligjin,do ti beje varrin opozites medemek me shpifjet,E tha qarte kryetarka ekuvendit.Flisni flisni sa te miratojme ligjin per shpifjen.

  2. hajriu says:

    O te q….. EURALIUS ! Boll shpifje u bene ne kohen e enver kurves , duhet qe ta perdorin ate metode edhe tani????? Keta si bij dhe kelysh te enver kurves vazhdojne akoma me teorine shpif dhe perlyej gjithçka dhe gjithkend . O te q.fsha EURALIUS , kerkojne akoma qe Shqiperia te qendroje ne llum se keshtu ne llum hane dhe vjedhin me mire keta EURALIUS e k….

  3. Albania1 says:

    Miratoheni edhe ..fshini B*** per 50 vjete..skeni per ta par me parlamentin dhe 1/2 e PS jeni ne Spacin e Berishes. Miratoheni edhe i fshini kepucet berishes dhe Nishanit ;). Jam i sigurt qe keni per ta bere per sa keni ne krye nje Shulap qe kurr ska per tu bere ndonjihere politikan dhe jo me Kryeminister qe se ka piken e shancit. E majta e gjen shpetimin duke e zhdukur ate fundurin nga PS bashke me gjith ate grekofonin ( NANON ), zhdukni keta, dhe kur ti zhdukni ath do te jete zhdukur dhe berisha ( shkaqe natyrore besoj ? ), Njerez te mire dhe Socialista per deri sa Rama qendron ne PS nuk bene gje tjeter vec se ju le ne OPOZITE sepse mban Berishen ne Pushtet ? Mos mbushni forumet me fjal te dobeta dhe tregoni ate cka nuk mendoni dhe thoni ate te cilet jua inponojne . Ju pershendes

  4. jurgeni says:

    albania 1 kisha nje pyetje per ty , e kush na qenka ai burre ne PS qe e shpie PS ne pushtet se duhet ta dish mire . prandaj te mos bejme gam gam kot se na e paska fajin edi rama , kjop eshte nje teori e saliut se gjasme saliut i vjen keq per socialistet qe po qendrojne kaq gjate ne opozite .

  5. katunari says:

    Tek ne si do qe te veje muhabeti,pushteti deshiron te ja marre fyromen opzites,prandaj keto organizatat e Europes,si kjo Euralius,duhet te bejne ligje qe gjithmone i dobti(opozita) te kete disa mundesi te mbrohet,mos ta fundose pushteti deri fund.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Degjoni EURALIUS…Rregulla te qarta dhe me common sense…Edhe Gjykata e Larte gradualisht do kthehet ne nje gjykate te zakonshme..C’fare te thone, vendoseni ne fuqi per miratim…

  7. Mentari says:

    Kush deklaroj se heqja e Imunitetit te deputetit eshte e gjitha vetem ne qoftese ai shpif,apo mbajtja e pergjegjesise se tij per fjalimet ne Parlament? ore truthare heqja e Imunitetit ka si qellim te pare pjesemarrjen e Deputetit direkt apo indirekt ne Krim apo korrupsion ,kjo eshte 99% i heqjes se Imunitetit.Deri dje nuk mund te hetoje Fatos nanon se ai e vrau apo nuk e vrau ate kembesorin ne Durres sepse ai ishte i veshur me Imunitet,Nuk kemi mundesi te hetojme Gramoz Rucin se ai ka dore apo jo ne vrasjen e deputetit Xhindi se atje jane dyshimet sepse Ruci kishte dy jave qe jetonte ne Fier perpara vrasjes se Deputetit Xhindi.ka shum aSPEKTE TE TJERA SE HETIMET E DEPUTETEVE APO MILIARDEREVE TE EDVINIT PER KORRUPSION,sepse grabiten buxhetet e qytetit te Tiranes gjate gjith kohes qe ishte kryetar Bashkije Edvin Morasi qe edhe sot eshte pa “shtepi” por ne dasmen e tij mblodhi gjithsej me dhurata mbi 140000 dollar dhe shumica e tyre nga miliarderet dhe kontraktoret favorite te Edvinit.ketu eshte e gjith puna kapja krimineleve e hajdutete qe spekullojne me emrin Deputet dhe Imunitet.Per nje moment kujtoni gazetat Italiane kur akuzonin Bracen dhe Edvinin se kishin lidhje me Mafiozin Aldo Bare dhe Bracja si Deputet nuk pranoj te hetohej ashtu edhe Edvini si kryetar i PS po ne vend qe ti nenshtroheshin hetusise ato provokonin dit per dit greva,demonstrata e anarki e grushte shteti cdo muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje