Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se opozita është pro ndryshimit të Kushtetutës dhe jo vetëm për heqjen e imunitetit. Në një konferencë për shtyp, Rama ka theksuar se nisma e PS-së për të ndryshuar Kushtetutën do të bëjë të mundur forcimin e institucioneve të drejtësisë.
“Nisma jonë fillon nga kufizimi i imunitetit, por nuk kufizohet vetëm me çështjen e imunitetit. Ne besojmë që ndërhyrja në Kushtetutë nuk lidhet vetëm tek çështja e imunitetit, sepse muri që mbron të korruptuarit nuk është imuniteti, por pushtet politik që e ka kapur dhe po e mbyt drejtësinë. Është koha për një debat shumë serioz dhe për një ndërhyrje serioze në Kushtetutë. Kufizimi i imunitetit është vetëm një pikënisje, por jo një pikë mbërritje. Zgjedhja e një presidenti të njëanshëm na bën të besojmë që drejtësia shqiptare mund të degradojë edhe më keq. Me ndryshimet që ne propozojmë, duam t`i japin vendin shansin e rrezikuar deri tani për statusin. Nëse ne, opozita dhe qeveria gjejmë konsensus për këtë paketë ndryshimesh kushtetuese që krijon garanci rrezatuese në sytë e kujtdo, jam i bindur se i japin vendit shans të plotë për ta marrë statusin, duke u thënë BE se vullneti ynë për të shkuar para miratohet në ndryshime esenciale dhe hapa të qenësishëm dhe jo një arnë këtu e një atje”, tha Rama.
Ai ka theksuar se qeveria po e përdor heqjen e imunitetit për të mbuluar degradimin e drejtësisë.
“Qeveria nuk duhet të bllokojë procesin e vizionit tonë për reformën dhe s’duhet të përdorë imunitetin si gjethe fiku për të mbuluar degradimin e drejtësisë dhe tundimin e saj gjithnjë e më të madh për të arritur te pika që të përmbysë dhe ato institucione që i kanë mbetur jashtë kontrollit, duke e kthyer Prokurorinë e Përgjithshme në kopje të KQZ së tanishme”, shtoi Rama.
Rama gjithashtu i bëri thirrje maxhorancës të ndalë sulmet ndaj opozitës për heqjen e imunitetit duke e ftuar të votojnë bashkarisht për ndryshimin e Kushtetutës.
“Si kreu i PS-së lejomëni ta ndaj me ju neverinë për gjithë propagandën e shfrenuar të qeverisë ndaj opozitës se ne e kemi problem të heqim imunitetin dhe duam të bllokojmë statusin. Kjo është një këngë e vjetër por shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë për atë çfarë ka bërë opozita për një vit politik, të qasjes konstruktive të saj dhe të përpjekjeve tona për të sjellë në gjendjen normale të drafteve skandaloze të qeverisë për ligjet me 3/5. Edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë të përpjekjeve tona për të mbyllur reformën zgjedhore pa vënë veton për çdo gjë që nuk na pëlqen, rezikuan edhe marrëdhëniet me aleatët tanë duke pranuar një reformë që nuk e preku sistemin aktual zgjedhor”, theksoi më tej Rama.
korrupsioni nuk luftohet duke heqyr ose vene imunitetin…JO, KORRUPSIONI luftohet me vullnet politik.ky vullnet ka munguar e do te mungoje..BISNESI me fitim prures SOT eshte te jesh POLITIKAN…
Partia Demokratike e instrumentalizon politiken per hater te biznesit, pra perdor politiken per te shtuar bizneset e pasurine. E kemi pare se cfare perandorie kane krijuar demokratet ne kete lloj forme. Ne kete menyre them se alternativa e vetme per t’i dhene fund kesaj plutokracie eshte te votojme per Partine Socialiste.
Bizneset sot i perkasin Saliut, Shkelzenit e Argites. PS eshte fryma kritike qe do i fshikulloje nepermjet ingranazheve te demokracise.
Duhet te kuptohet ndryshimi midis PS dhe PD, nje ndryshim filozofik, parimor dhe praktik. Partia Socialiste eshte perfaqesuese e interesave te popullit, eshte e mira dhe e ardhmja, ndersa Partia Demokratike eshte e vjeteruara, e krimbura, ajo qe para 20 vitesh solli nje ndryshim te mire ne Shqiperi por qe me tej pesoi disfaten prej vete kelyshit te saj, Saliut. Vota i shkon PS, qe edhe Rama te kete fuqi te veproje per kete vend sipas disa idealesh qe na karakterizojne te gjithve.
Kur te hiqen imunitetet bizneset e paligjshme do te luftohen, vetem se para heqjes se imuniteteve duhet siguria se gjyqesori eshte i pavarur, siguri qe s’e kemi se te gjithe e dime se Sali horri e mban peng gjyqesorin.
A din kush me me diftue?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html
Forca Edi Rama te gjithe ne jemi bllok pas teje sot.
O sot o kurre, Sali Berisha eshte nje plage e perbashket e te gjithe shqiptareve, edhe atyre jashte vendit, dhe sot eshte beteja e nje brezi qe ta hedhim poshte kete dinozaur te politikes se qelbur.
Me Edi Ramen ne 2013 dhe me tej.
Sot Shqiperia ka nevoje per burra, jo per Sala…
DO bjere dhe ky diktator e bashke me te gjithe hajdutet…
Jemi me ty Edi dhe ti duhet te fitosh medoemos, per te gjithe te rinjte, te vegjlit, te medhenjte e pleqte e ketij vendi. Te gjithe meritojne nje Shqiperi me te mire, pa Sali Berishen dhe klanin e hajduteve. Ti je shpresa me e mire e ketij vendi!
Qenkan mbyllur ministrite sot ?
Beni gati dorezimet cuna – Rama do fitoka rendshem
ike ore rame nuke je per politike ti beje ndonje pikture
Rama ka te drejte. Saliu nuk mund ta perdore si gjethe fiku ceshtjen e imunitetit, per te mbuluar gjykatat qe ka kapur. Te gjithe e dine se ai i ka te tijat gjykatat, dhe drejtesine ne Shqiperi do ta perdore si instrument ne momentin qe hiqet imuniteti. Prandaj Saliu duhet ndaluar me cdo kusht…..
Rendesi ne kete moment ka procesi, dhe kete kerkon Partia Socialiste me te drejte. Berisha eshte i magjepsur fare papritmas me heqjen e imunitetit, dhe kjo eshte shume e cuditshme, sepse ceshtjet te cilat ai fillon t’i kete per zemer ose jan ceshtje me hile ndaj popullit, ose ndaj opozites. Mendoj se Rama ka arritur nje stad te larte maturie politike, perkujdesja e tij per te shqyrtuar procesin me shume dhe me ne detaj, e konfirmon kete. Maturia e tij i duhet Shqiperise ne kete moment!
PER KRYEMINISTRIN RENDSI KA TE SHAJ E POSHTEROJ OPOZITEN ME FJAL ME HELM, AI DO QE TE KRIJOJ PERSHTYPJEN SE OPOZITA NUK E KERKON HEQJEN E IMUNITETIT, PO MOS U GENJENI NGA AI. OPOZITA PO DEKLARON HAPUR SE ESHT PRO CESHTJES SE IMUNITETIT, POR NUK DUHET QE SALIU TE FSHIHET DHE TE SULMOJE PER TE KRIJUAR NJE PROCES ANTIKUSHTETUS. PARTIA SOCIALISTE ESHT E ARDHMJA E SHQIPERIS!
Edi Rama eshte fytyra e Shqiperise qe duam!
Sali Berisha eshte fytyra e Shqiperise nga e cila duam te arratisemi!
Alternativa eshte e qarte, ne zgjedhjet e ardhshme diktatori do marre pergjigjen e popullit te tij.
Sali pushti do qe ta zhduke Partine Socialiste nga faqja dheut. Gjykatat i ka ai, ekzekutivin dhe legjislativin ai, nje pjes te medias poashtu, asgje s’i mungon per te provuar te kontrolloje PS-ne, po askush nga ne nuk do e toleroje. Le te jemi vigjilente!
ke te drejte por beje. vepro tani!
Luli i Saliut e Imami me shoke jane shum te korruptuar dhe ky popull e di. Prandaj po votojme te gjith per nje shqiperi ndryshe, po votojme per PS dhe Edi Ramen, se te pakten e dim se pavarsisht defekteve te tyre keta nuk vjedhin e nuk vrasin, keta i kane veshet per te degjuar, ndersa Sala ka vec grushtin per te shtypur. Sic do te shtype pas heqjes se imunitetit.
Edi Rama e thote qarte se ata jan PRO jo vetem per heqjen e imunitetit, por edhe per nje sere nismash te tjera te mevonshme per modifikim dhe permiresim te kushtetutes. Kjo eshte nje thirrje per diskutim demokratik, dhe ai po e ben ne menyren me te mire. E keqja esht se ka perball nje diktator i cili edhe presidentin ne menyr te njeanshme e zgjodhi gjysmak. Edi e meriton te jete sherbyesi i ardhshem i shqiptareve!
Thashethemet jane se Berisha e zgjodhi pikerisht Nishanin si President pasi ky eshte me kancer, dhe dihet ne rrethe te ngushta se doktoret (ata te vertetet, jo Saliu) i kane dhene jo me shume se 1 vit jete. Maksimumi 1 vit e gjysem. Nepermjet dinamikes se vdekjes, meqenese s’i ngelet shum koh jete, e ka zgjedhur dhe Saliu. Imagjinoni cfare mendje perverse qe ka, ai dhe stafi tij.
Vertet se edhe une e degjova kete, ne fillim nuk e besova po duke njoh saline…..
Sali Berishes i ka ardhur fundi ne cdo kuptim.
vetem per kete nuk ka per te patur nje sauna te rehatshme ne Vjene po neverine dhe percmimin e popullit te vet per sa vite te jetoje, me aq sa i ka bere ketij populli. Rama do fitoje zgejdhjet bindshem dhe shpresojme qe po aq bindshem tia ngreje koken Shqiperise se rrenuar nga makuteria e klanit te Saliut.
babaxhan vija vija fli i qete si shoku loni se me ate fytyre qe eshte aty nuk shkohet as ne hale…
O z. Rama, Saliu me shoke nuk pranuan 50.000 firma shqiptaresh per referendum, si mund te pranojne ata skizofrene te bejne debat konstruktiv kushtetues me opoziten… Ata nuk e perfaqesojn popullin, populli ndien se perfaqesohet vetem nga partia socialiste!
Si fillim duhen imunizuar shqiptaret nga padrejtesite e Sali Berishes, pastaj t’u hiqet imuniteti, dhe jo nje heqje fiktive, por nje heqje imuniteti reale dhe ne baza kushtetuese. Prandaj jam shume dakord me Ramen per respektimin e nje te tille procesi.
Saliu ne gjith keto vite na ka mesuar hurin dhe litarin,,, kushtetuta nuk esht hu dhe litar, por eshte veprim i vazhdishem dhe energjik, veprim konstruktiv i te dyja paleve. Rama po ia shtrin doren debatit demokratik me te gjitha palet, po Sali Berisha i ka syte e verbuar nga diktatura e tij, prandaj nuk e ben kete hap.
NORMALE-‘ATE’ NUK E QASNIN NE FSHAT,’AI’ KERKONTE NUSE ÇUPEN E PRIFTIT’
Kjo ‘politike’kriminale qe ne keto 22 vjet ka ditur vetem te shkaterroje,e qe njerezit me ‘dy pare mend’ e shohin qarte si ‘buka qe haet’po qe se NUK MUND TE BEJE ASGJE PER TU RINDERTUAR APO RINGJALLUR.
Kjo politike eshte arkivuar me krimin e korrupsionin.Tog fjalet ‘asocim’,bashkepunim’, ‘integrim’ ‘president’, ‘imunitet’ jane thjesht per te humbur gjurmet e krimit e korrupsionit.
ZGJOHUNI,AKOMA NUK U NGOPET ME ‘LUGEN BOSH’?
-Uegjent te shperndahet parlamenti e ti rikthehet sovranit popull
-Qeverri istitucionale,politike ateknike e pse jo nje asamble kushtetuese e drejtuar nga jashte ku te fillohet nga ‘A’ja .ligj elektoral,ndryshime kushtetuese,rindertimi i shtetit,ndarja e pushteteve,ekujlibri e pavaresija e pushteteve e deri tek e DREJTA E FJALES E PUSHTETIT TE KATERT MEDJA.
PO VAZHDUAM MBAS 22 VJETESH;Çdo na beje Rama nuk eshte faji i Rames edhe po nuk i fitoi zgjedhjet e ‘majta’por e ne’IDJOTEVE’QE NUK E KERKOJME TE ARDHMEN TE VEHTJA,ALTERNATIVAT,PUNA TREGUESIT POR TEK EMRAT E ILIRJANEVE QE PREDIKOJNE PER 22 VJET ‘DEMOKRACI’ E NE FAKT KANE RESTAURUAR ‘BOSHLLIK’ E HAJDUTERI.GJYQI I HAGES.
Hyp se te vr4ava , zbrit se te vrava….kjo eshte teoria jote o Rama . Ne asnje gje nuk je i vendosur apo largpames , je me teorine ça te sjelle dekiku….vari hebet
Rendesia kryesore eshte integrimi ne BE, ne kete moment. Marrja e statusit te vendit kandidat eshte paresore. Berisha luan me kete gje duke thene se Rama nuk e deshiron integrimin e europes ne be, nderkohe qe raportet thone se jemi vendi i fundit ne Europe per nga perspektivat e antaresimit ne BE. Pra Berisha eshte dogmatik. Prandaj ai nuk ia vlen me, dhe gjithe mbeshtetja i kalon Rames, ai eshte shpresa e vetme qe i ngelet ketyre perspektivave optimiste.
Lum Shqiperia qe do shpetoje nga Salia – Shume shpejt Rama, shume shpejt!
? ? ?
A ka njeri o Z. Rama, te te thote se flet kot. Me keto qe thua ti, Sali Berisha ben hajgare tere vitin 2012, dhe 2013 e derisa te doje ai. A e ke degjuar ate fjalen e urte popullore: Po flet si miza ne qyp! Nuk te merr vesh njeri dhe nuk te perfill njeri fare! Ne vitin 2013, Saliu bashke me Arvizune, Qoftexhiun e OSBE dhe Turimiun e BE, do te futin perseri gishtin. Por kete radhe, pak me me lezet, qe te mos kesh dhimbje dhe te mos ankohesh tek doktori! Uroj qe deri atehere, kohe qe une dal ne pension, ta marrim pensionin ne te njeten njesi, tek rruga Mine Peza!
Z.Rama lere se cfare thote sala, por duhet te levizni ne cdo fshat e qytet duke kerkuar nen siglen”aleanca kunder regjim” rrezimin e tij,duke gjetur njerez te mire e trima e jo cuna mami per te udhehequr kete levizje deri ne fitore.Nuk duhet toleruar per asgje per hater te futjes ne europe.Z.Rama na duhet nje force e brendshme qe ky popull te kuptoje se regjimi i berishes nuk funksionon pra kjo force te udhehiqet nga Ju.
Nese edhe kete radhe PD do t’i lihet dore e lire te zgjedhe vete kryeprokurorin dhe gjykatesit e te gjithe niveleve, atehere asaj i mbetet vetem te miratoje nje dekret per te nxjerre PS nga ligji dhe te kthehemi perseri ne diktature. Zoti Rama ka shume te drejte ne argumentat e tij dhe te mos degjoje ambasadoret shurdhe memece, te cilet punojne vetem ne interes te Berishes.
I thane Saliut nderkombetaret:
BEJ ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME, SE NDRYSHE NUK HYN NE BE!
Saliu u tregoi gishtin e mesit dhe vodhi zgjedhjet si magjyp hindie ne mes te dites. Dhe s’ja plasi fare per BE-ne.
I thane Saliut nderkombetaret:
ZGJIDH PRESIDENT KONSESUAL SE NUK HYN NE BE!
Saliu u tregoi gishtin e mesit dhe zgjodhi Jari-Bujari-Cyrykun e tij per President. Ish kapter i Enverit dhe me dipllome fallco. Dhe s’ja plasi fare per BE-ne.
Tani nderkombetaret i thone Edi Rames:
HIQ IMUNITETIN E DEPUTETEVE SE NUK HYN NE BE!
Edi Rama duhet te behet BURRE njehere ne jeten e tij dhe te beje si Saliu, t’u tregoje gishtin e mesit nderkombetareve dhe t’i bjere fort me grusht tavolines dhe tu thote:
KY VEND KA ZOT! NUK E HEQ IMUNITETIN PA GARANTUAR ME PARE ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME, GJYQESOR DHE INSTITUCIONE TE PAVARURA!
Keshtu do ta respektojne me shume si LIDER dhe Shqiperia do te kete me shume shanse te hyje prej verteti ne BE.
Rama e kupton qe duhet te marim statusin si vend kanidat se eshte e vetmja alternative per fonde dhe investime. Ne rast te kundert edhe te fitoje votimet arkat e shtetit Jane boshe dhe perseri do vine militantet e pd nga malet duke bertitur se fajin e ka Rama qe skemi buke per te ngrene.
PO se morem statusin as kete here kemi mbaruar bankat Jane minus dhe nuk blejne me bono te shtetit ( ne qofte se ka shtet) evropa ka hallet e veta, mikut te sales ne azerbaxhanin e larget si behet vone per ne , akoma edhe turqit sduan te dine per ne pavarsisht se perpiqemi tu themi qe jemi nje gjak.
Shkurt mjere ky populli jone
Nuk luftohet korrupsioni duke nxjerre njerezit ne shesh per 21 janar per te rrezuar qeverine e bllokut te Ilir metes, dhe pastaj pasi te vriten protestuesit, Rama te shkoje si hajdut ne vilen e hajdutit Meta.
Mendoj se PS-eja ko kompleksin e frikes perball Saliut,gjithmon nuk i ka cuar gjerat deri ne fund.Saliu sikur te kishte 20% e argumentqave te opozites kishte ngritur ne kembe gjithe rrugacerin e Shqiperis dhe kishte alarmuar faktorin nderkombetar,kurse keta zoterinjt e PS-es i hapin gjithmon rruge Sali Vicidolit.
Z. Rama duhet te Ju spjegoje qytetareve çeshtjet politike dhe nuk eshte pergjegjes per rezultatet. Opozita ka çelsat e kashtes çdo gje vendoset nga Sali al Asad Gedafi. Per ne eshte e rendesishme te dime idete e opozites ne lidhje me krimet e komunizmit, krimet e Berishes, dhe pasurimin ilegal e kriminal te kapitalisteve te Berishes. Imuniteti vjen ne fund.
Opozita sipas meje duhet te jete kunder çdo lloj imuniteti. Pra kerkimin e shfuqizimit te ketij neni nga kushtetuta. Gjykates, prokurore, parlamentare, ministra e kryeminister, president republike nuk duhet te kene asnje lloj imuniteti. Kjo nuk ka lidhje me korrupsionin pasi me imunitet o paimunitet vjedhesit e kriminelet mbeten kriminele por ne prespektiven afatgjate jep rezultate pozitive. Ne keto funksione shkojne njerz te ndershem dhe betohen se jane e do te jene te tille dhe se keta jane ne gjendje te mbrohet ne menyre me te lehte se nje qytetar i zakonshem. Ky eshte principi baze qe kanuni i eger e thekson “secili peshon 400 derhem ne kanar te vet” “gjaku i te mirit eshte baras me gjakun e te keqit”. Pra te gjithe jane te barabarte para kanunit te eger e arkaik, e me ligje “moderne” shkojme edhe me mbrapa kanunit. Pra opozita duhet te kerkoje me force dhe vendosmeri “te gjithe qytetaret te barbarte perpara ligjit te pakten formalmente”.
E dyta çfare mendon opozita per krimet e komunizmit dhe te Berishes! Une e kam nje ide te qarte, se do te isha parlamentar do ta kisha propozuar nje ligj me besimin se do te jepte rezultatet e pritshme. Ligji qe do te propozoja do te ishte krijimi i nje “prokurorie te posaçme qe te merrej me krimet e komunizmit, me krimet e 1997-1998, me pasurimin mafioz te disa qytetareve te lidh me politiken etj.” Kjo prokurori do te jepte llogari para parlamentit e nuk do te merej me gjera te vogla e vogelsira.
Eshte e papranueshme qe punonjes te sherbimeve sekrete, hetuesit, prokuroret dhe gjykatesit te cilet kane perdor dhunen ose e kene lejuar ate kunder ishpersekutuarve dhe jo vetem atyre te mos denohen me burg. Duhen te denohen me burg pasi ligjet e kohes e ndalonin nje gje te tille, dhe ishte e denueshme penalmente nga KPP. Nuk denohen se kane respektuar ligjet por se nuk kane respektuar ato. Psh. se une kisha bindje antikomuniste duheshin prova e se ekzistonin provat ligji me denon, por per te mbledh provat me turturonin fizikamente ky eshte krim dhe duhet denuar personat pergjegjes. Kjo gje nuk ka ndodhur e duhet te ndodhe nje dite.
Ne princip duhet te ndodhe e njejta gje edhe me krimet e kryera nga Berisha e njerzit e tij fanatike. Keshtu qe 97-98 nuk do te mbetej nje mister por njerzit pergjegjes te merrnin denimet e merituara. Edhe pasurimin e paligjshem e mafios duhen sekuestruar. Nuk eshte e veshtire kjo per tu provuar. per tu kuptuar jap nje shembull te thjeshte. Nje gjykates ka rrogen 100000 leke nominale, per 10 vjet pasuria e tij arrin shifren 12 milion leke (pra te reja), nuk flasim per rivleresim te pasurise se patundeshme por shpenzime efektive. Nuk don shume shkence qe ky gjyqetar eshte i korruptuar nuk don shume shkence se ky gjyqtar kompromenton edhe pasurine e vene ne menyre te ligjshme. E gjithe pasuria duhet te sekustrohet sepse e dine mire gjykatesit se KPP thote “pasuria e krijuar ne menyre te paligjshme sekuestrohet” “sekuestrohen edhe mjetet me te cilat e ke realizuar vjedhjen”. Asnje koncesion nuk duhet te beja opozita krimit, se e don shqiperine Europe. Se nuk e ben opozita kete do ta bejne forcat imunitare te shoqerise. Cfare nenkuptoj me forca imunitare! Se nga njera ane eshte e ligjshme te vjedhesh (gjykates, prokurore, kryetare, ministra, kryeminister etj) nuk eshte e ligjshme te vdesesh se nuk ka pune, se nuk ka buke, atehere keta te fundit organizohet ne banda te te marre pasurine e te pareve. E paligjshme e para e paligjshme e dyta ose e thene ndryshe anarki. Per kete rrezikon qe ne shoqerine shqiptare te krijohet kriminalitet nder me te rrezikshmit ne bote e tille ta sekuestrojne edhe Saline. Nuk e sekuestrojne Saline se eshte burre i mire, ai eshte m… por duan pare. Per kete opozita dohet te kete nje strategji te qarte per te ndertuar shtet e luftuar krimin pavaresisht ngjyra. Krimi nuk ka nevoje per imunitet.
Z. Rama,
A do ti premtosh popllit me pak rreshta se cfare do te besh pas fitimit te zgjedhjeve:
1) A DO TE BESH SHTET ME NE FUND !!!!
2) Me kriminelet politike te tipit Mere, Basha etj…
3) Me hajdutet politike te tipit Meta, Ruli etj etj…
4) Me hajdutet administrative te tipit Kule etj etj…
5) Me gjykatesit “trima” qe denojne viktimat dhe kriminelet…
6) Me firmat qe punojne pa leje si ajo qe preu pemet e parkut…
Popllit nuk i plas shume nese kane imunitet plehrat! Ai do NDESHKIM per kriminelet. Shkruaji nje here keto ti shohim dhe mos bej hartime se popllit i dhemb koka po te lexoje gjate !!!
te fala nga Krosi
Pirdh, pirdh Z. Rama! Nuk e sheh se te gjithe, qe te gjithe, duke filluar me ambsadoret e perndershem te akredituar ne Tirane, bashke me ata ne Bruksel, pa futur ketu ajken e shoqerise civile si Cili, Fevziu, Cupi, Hoxha (Spiuni), pa lere deputetet e maxhorances, pa lere kryetaren e kuvendit, pe lere ekspertet ligjore te BE, qe te gjithe po punojne per pushtetin e Berishes, po i japin atij te gjitha pushtetet dhe te drejtat e nje monarku. Prandaj eshte e kote te flasesh dhe te ankohesh. Te gjitha jane parapergatitur qe me pare. Behet dhe miratohet cfare thote dhe do Sali Berisha. Te tjerat nuk kane vlere.
Sali Berisha do beje palle … do vrasi.. do vjedhi… do shesi… sa te jete Edi Rama dhe hajdut xhepash si Brace ne politike..ketyre ju dridhen gjunjet para nje maloku kafshe…
Mund te me shpjegoje dikush , me cfare te drejte nderhyet ne nje kushtetute te aprovuar me referendum popullor? Llogjika te thote qe ndryshimet mund te behen vetem me referendum. Kam pershtypjen qe PD dhe PS po e vendosin veten mbi popullin. Kto 21 vjete referendumi per kushtetuten ka qene i vetmi rast ku populli ka thene fjalen e tij.