Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë.
I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri Hoxhaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës.
“Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj.
Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodeve.
Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti. /Zëri/
Autorin kerkojeni tek agjentet serb e antishqiptare Hashim Thaci dhe Sali Berisha
Mos u nxitoni me parashikime te pabazuara ne dokumente. Poeti i madh Ali Podrimja iku…Poetet e vertete vetem ikin, ikin, pastaj na vine papritur per te mos u larguar me nga zemrat tona.
I lutem gazetes Tema ti botoj per lexuesit e saj disa poezi te perzgjedhura te Ali podrimes,per ta kuptuar sa i talentuar ishte ky shqiptar i pavdekshem.
Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t’i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
Paris, maj 1981
Ali Podrimja
I paharuar qofte…
O idiot!
Ali Podrimja ka qene i semure!
Mos u tall me te vdekurin!
Per me teper eshte edhe Ramazan e te leshon Perendia ndonje rrufe!
Po si ka mundesi ?
Serbet do e kene bere kete krim –I godisni serbet ne Kosove , kudo qe ti gjeni.. Mos i lini te qete –Ua nxini jeten
Ngushellimet me te sinqerta familjareve te poetit Podrimja ….
I paharruar qufte kujtimi dhe vepra e tij
NJË NATË NGA NETET PA GJUMË
Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!
Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?…
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!…
Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.
Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut…..
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!
Ali Podrimja
nje humbje e madhe per letrat shqipe por edhe te nje personalitet te shquar . padyshim veprimtari e sherbimeve sekrete serbe . dicka po fillon te luhet nen rrogoz per kombin tone .
Qe te haje ty beni.
ngushellime familjes dhe gjithe dashamiresve per humbjen e ketij zeri te mrekullueshem te poezise shqiptare.
Ne se do te krijohet ndonjehere shoqata e legeneve mbareshqiptare, padyshim, qe kryetar “nderi” do te zgjidhet Ben Chicago!
Agim djali
Mezi e kemi mbajtur e bindur te ulej por ne te hyre te Kavajes nuk mundeshim me, ai insistoi e detyroi shoferin ta ndalte autobusin e zbriti duke na thene se do te zbres te marr takasi dua t’i jap nje shoferi taksie 20 euro. Zbriti, e shoqerova ne zbritje duke u perpjekur ta bindja te qendronte, more valixhen u takuam i thame mire u pafshim dhe ai vazhdoi rrugen duke terhequr valixhen,ecte ne kembe anes autostrades.Te nesermen une me koleget e Durresit qe e shoqeruam u interesuam dhe poeti kishte arritur aty nga darka ne banesa te Mali i Robit. Tani po lexoj me keqardhje qe eshte zhdukur ne France. E besoj se edhe ne Peje e Sarande shkeputej dhe vetem ikte pa drejtim e vetedije!Duhej patjeter te ishte nen shoqerimin apo kujdesin e dikujt.Oh zot perpara syve e kam teksa hanim dreken ne Greshice Bace Aliun, fytyren e tij, Oh zot vdekje qe nuk njeh LIRI!! Oh Zot akoma e kam perqafimin e tij kur zbriti ne te hyre te Kavajes, zerin e tij, poezine e tij….Oh zot me thuaj qe nuk ka vdekur Poeti!! Oh Zot pse nuk e hsoqeruan dhe nuk u kujdesen sikunder beme ne ne Sarande qe e shoqeronim ne cdo hap.
Nderime e respekt per figuren e tij , kontributin brilant ne letrat shqipe Oh Zot me therri vdekaj e poetit, Bace Aliut, me therri ne zemer, U prehsh ne paqe miku im!! Jo nuk vdes Poeti! te qofte dheu i lehte! I perjetshem Kujtimi djhe vepra e tij!
Me dhimbje lot e dashuri
Raimonda MOISIU
poeti eshte i pa vdekshem…
po i ndieri paska qene semure? pse nuk thoni qe paskeni dhe ju faj ju qe e dinit dhe nuk bete gje po e late vetem. po na shkonin neper mend vrasje dhe agjentura. komenti jot duhet te ishte i pari.
Raimonda dhe per mua Ali Podrimja ka qene dashuria e pare dhe me e madhja me poezin kosovare.Ishte viti 1989-90 kur recitoja para Juris per tu pranu ne degen e drmaturgjis, elegjit per djalin e tij Lumin qe i vdiq.
Nuk kam bere kurregje per Lumin
E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere
kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterrur kroje
ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s’ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
degjoni si turfullon
per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
fjalen, kengen, vajin s’e kam lene ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
(per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi
te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
as c’sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se une ate
nuk me ka denoncuar per mall te botes
ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete
ne bixhoz asgje nuk ka lene…
U preft i qete shpirti i Ali Podrimjes
Geno, thote: “Autorin kerkojeni tek agjentet serb e antishqiptare Hashim Thaci dhe Sali Berisha”! Kjo,sipas meje, do te thote se eshte e njejta gje me ate qe i ndodhi Remzi Hoxhes. Per kete, dihet se cili eshte vrasesi dhe urdherdhenesi, por per te ndjerin Podrima,nuk dihet ende. Skenari eshte i njejte, te pakten! Nese ky poet, ka qene kunder regjimit te korruptuar te Thacit, pa tjeter eshte edhe kunder regjimit te korruptuar te Berishes, kjo do te thote, nese eshte keshtu, qe te dy te kene bashkepunuar per zhdukjen e ketij zeri kritik, ashtu sic kane bere deri tani me Azem Hajdarin, Kosta Trebicken, me te vraret e Gerdecit dhe me 4 te vraret e 21 Janarit, 2011.
Ti mor djale flet kur duhet te heshtesh.
Ngushellime familjes.
Nje humbje e madhe qe duhet zbardhur qofte dhe nga natyra vetmitare e poetit te shquar a semundja e natyrshme e moshes!Ngushrllime gjithe poeteve,per kolegun YLL qiellor te shuar trishtueshem!Duhet varrosur me ndërime te medha edhe pse shkroi per Enver Hoxhen dhe foli mire per sistemin e tij…Duhet nderuar ky njeri i madh dhe ne Shqiperi!Nuk di cdo te shkruaj Kadare,a u takuan ne France,ku,si…I perjetshem kujtimi se poezite e tij tashmë nuk vedesin!
I qofte dheu i lehte, u prehte ne paqe Poeti i qendreses dhe i thirrjeve per Liri :Zgjohu Kosove! Zgjohu nena ime e dashur, balli dhe emri im i shkelur, zgjohu, oj ! A po e ndien vajin tim ?
Ike pa pershendetje fqinji im i dashur, miku im, i shtrejti Ali. Saherë qe pinim kafe bashke ne banese ma sillje vepren e fundit, brengen dhe vuajtjen e madhe ne zemer per popullin tend per te cilin e shkrive jeten. Oh zot i madh si do ti ngjit dhe zbres shkallet e hyrjes, se gjithmone aty te takoja. Me fal miku im per kete dobesi zemre se ti je gjalle ne mesin tone. Jo nuk vdes poeti asnjehere se jeton populli, qe ti i kendove tere jeten, e populli nuk vdes asnjehere.
RREZOHET NJE LIS I MADH I KULTURES
SHQIPTARE
– Poetet nuk vdesin
Ali Podrimja u nda nga jeta. U nda nga jeta sic do te ndahemi te gjithe ne gjallesat e kesaj Bote.
U nda nga jeta por nuk do te ndahet kurre prej nesh. Ai, poezia, vepra e tij do te mbeten nje drite per breza te tere.
Ali Podrimja ish nje lis i madh i letersise dhe kultures shqiptare. Ai u rrezua nga ligji i jetes. Kush ka lindur do te vdese. Askush nuk i shpeton as shmanget dot! Poetet nuk vdesin!
Emri i Benit prej legeni do shuhet me te kur te ngordhi, ndersa emri i Evnerit do jetoje ne millenia, pasi eshte pjese e historise.
Ali Podrimja……kjo poezi e madherishme nga Fehmi Brahimi dhe e kenduar nga Hysen Kocia,ne nje festivalet ne RTSH.Atehere kur Kosova renkonte nen peshen e pushtimit serb
Unë, biri yt, Kosovë
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Ngushellime nga zemra familjareve te Poetit Ali Podrimja. Eshte nje humbje e madhe per ne. Vargjet e Tij ta cojne shpirtin peshe: Zgjohu Kosove, Zgjohu Shqiperi , Nena ime e dashur!
I perjetshem qofte kujtimi i Tij!
-Prag nate….në…Francë
Poezi-nga-Raimonda MOISIU
In Memoriam per te madhin e te pavdekshmin Ali Podrimja!!
,-,
Nën dritën e qetë të hënës, prag natës me aureolë të harkuar,
Në paqen e kopështit të vargjeve, shkon – vjen poeti i vetmuar.
Me sytë e lodhur e të trishuar, i buzëqesh botës së qetësisë,
Siç mediton shiu, pa vetëdije, mbi tjegullat e qeta të çatisë….
.-.
Çdo fjalë, çdo varg, çdo rrokje, tingull me krahë ëngjëjsh zbukuruar,
si mauzeola të kristalta dalin nga ai shpirt duke u trazuar,
Dhimbje, mall, lot,brenga, dashuri e ndjekin natës së pasosur,
Si ndjekin njëri tjetrin lotët nëpër fytyrën e rrudhosur.
.-.
Realitete të trishtuara e torturuese, kumbim britmash, ngashërrim,
Janë sulur si orlët e egjër nëpër dejet e muskujt e atdheut tim.
Poeti, Bace Aliu, puth tokën e lagët nga lotët e tij në qetësi,
Dhe prehet përjetësisht në kopështin e vargjeve të tij!!!
Jo nuk ka vdekur Bace Aliu…..!!!!Jo nuk vdes POETI!!!
Rest in peace Bace Ali!!
Dhimbje lot Raimonda MOISIU
Jo Jo njerezit e mire njerezit me karakter shpirtmedhenjte e kombit nuk i do kush ne vendin e shqipeve (sorrave) por pelqejne ata qe jane njerezit me te ulet dhe me batakqinjte.
A nuk eshte ky nje mallkim per ate vend qe ata qe e nderojne ate kombe, ose e detyrojne te ike ose te bej vetvrasje ose ta denigrojne sepse pikerisht keta njerez te mrekullueshem nuk pajtohen me te keqen u brehet shpirti dhe ulerasin mesa fuqi qe kane ne veshin e shurdher te shqiptareve deri sa flijohen nga i madhi Zot ose nga dora djallezore e dikujt.
Jam i sigurte se kjo nuk eshte veper e serbeve qe shumkush mundohet ta paraqese,por veper e mirefillte direkte ose indirekte e bashkkombasve te vet.
Shpirti i tij u prehte ne paqe dhe ngushellimet e sinqerta familjes se tij.
I paharruar gjithmone. POETET NUK VDESIN.
EPIKA
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
me shekuj kam hangër veten
e ditur s’kam të qesh me veten e tepruar.
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!
nuk ka mundesi ali podrimja qe e deshi vendin e vet dhe ja kushtoj krejt ndjenjat e tij shpirtore intelektuale dhe patriotike te shkoj ne franc dhe te vdes pa deshiren e tij, un dyshoj ne vdekjen e poetit ton te madh ALI POODRIMJA, i bashkangjitem tek disa komentus per vdekjen e dyshim, ngushllime familjes podrimja.
Pershendetje Fred Dibrani, jam shokuar krejt nga ky lajm i dhimbshem.Me dt. 17 Korrik 2012, per shkak te nje gabimi njerezor qe kishte bere Delta airline ne bileten time te udhetimit, me ndaluan ne aeroportin e Charles De Gol ne Paris per me shume se 24 ore. Ta dija se poeti ishte aty do te dilja rrugeve ta kerkoja. E kisha mik, shume mik e koleg te ngushte. I pelqente dhe ndjehesha e “perkedhelur” sepse e vleresonte shume poezine time. Oh zot nuk me shqiten nga mendja ato dite Te Takimeve Letrare te Azem Shkrelit, Peje -Kosove dhe ne “Ditet poetike Joniane Sarande”, dhe udhetimi, vecmas dreka qe hengrem ne Greshice te Vogel dhe kur u ndame ne te hyre te Kavajes…….
Me therri ne shpirt vdekja e tij.
Ali Podrimja eshte Patriarku i vargjeve lirike Shqiptare!! Rralle i vijne kombit poetet te tille!!
Do an mungosh shume Bace Aliu, Do na mungoje keshilla jote, mendja jote erudicioni jot, vargjet e pena jote poetike! Prehu ne Paqe!!
Dhimbje vec dhimvbje vec lot….
R.MOISIU