Krimi nuk di të ndalur, vritet një person te Sanatoriumi në Tiranë

21 Korrik 2012, 19:06Politika TEMA
Krimi nuk di të ndalur, vritet një person te Sanatoriumi në

Nuk ka të ndalur krimi. Pas dy ngjarjeve të rënda në mëngjes, një krim ka tronditur Tiranën në mbrëmje. Një person gjeti vdekjen pas një grindje tek Sanatoriumi. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima, Remzi Çollaku, është shtyrë nga ballkoni nga 28-vjeçari Lorenc Zaimi, pas një grindjeje mes tyre. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Lorenc Zaimi, i cili ishte fshehur në shtëpinë e vjehrrit të tij, dhe është vënë në kërkim të personit tjetër që dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në ngjarje.

Ndërkohë, në mëngjes, babë e bir u qëlluan më kallashnikov pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur Albert Qato dhe djali i tij u qëlluan në hyrje të Durrësit, pranë një pike karburanti.

Ata janë sulmuar nga disa persona që ishin në një makinë që i kishte ndjekur dhe me pas i qëlluan me kallashnikov. Menjëherë të dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit. Sipas informacioneve nga ky spital mësohet se gjendja e djalit paraqitet e rëndë, ndërsa i ati, Albert Qato është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për ngjarjen. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak mund te jete një hakmarrje e vjetër. Po hetohet për aktivitetin e mëparshëm të Albert Qatos, i cili ka qenë i dënuar në burg.

Kurse në mëngjes, një punonjës i policisë është plagosur me armë zjarri në komunën Dajç të Lezhës.

34-vjeçari Engjëll Marku ishte duke u kthyer në banesën e tij pasi kishte mbaruar turnin e darkës. Ai është qëlluar nga persona të panjohur me armë zjarri dhe ka marrë plagë të rënda në trup. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe burime nga ky spital bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, sqaron se ende nuk janë identifikuar autoret e plagosjes se efektivit 34-vjeçar dhe nuk dihen ende as shkaqet.

Po ashtu një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fushë Krujë. Një person është qëlluar me armë në qendër të qytetit në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fushë Krujës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

16 komente në “Krimi nuk di të ndalur, vritet një person te Sanatoriumi në Tiranë”

  1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Askush ma bukur se Ali Podrimja nuk do ti komentonte keto kronika te zeza qe mbushin cdo dite shtypin dhe mediat shqiptare.

    Të jesh shqiptar
    e vdekja të mos të gjejë
    edhe në skaj të botës
    e pamundur është

    Të jesh shqiptar
    e ndonjë qen të mos të ndjek
    deri në varr
    e pamundur është

    Shqiptar të jesh
    botën varr të mos e kesh
    e pamundur është
    e pamundur

    Në trupin tim
    plaga më e thellë
    sa më afër
    Bregut
    lum lumi nuk është në linjë

    Ali POdrimja

    1. laureta adilaj says:

      sa vargje reale dhe domethense

    2. aqifi says:

      Afganistan – Albanistan

      Taliban – Saliban…

    3. raimondi says:

      Kjo poezi e Podrimes eshte Tmerresisht E SAKTE, sidmos keto vargje :
      ……Shqiptar të jesh
      botën varr të mos e kesh
      e pamundur është,
      e pamundur —

      Te jesh shqiptar, dhe te mbrosh identietin tend shqiptar ne emigrim je nen godtijen e vazhdueshme te fqinjeve tane , dhe te shqiptareve te shitur

      Eshte jashtezakonisht e veshtire te jesh Shqiptar , dmth shqiptar qe e mbron idnetietin tend shqiptar–Vdekja do te te ndjeke kemba kembes ……

      Me te vertete poet i madh Podrimja , poet origjinal, qe shpreh dhe prek direkt
      shqetesimin tone kombetar

      Poezia e tij qenka shprehje e vuajtjeve tona te perditeshme….

      ___Podrimja eshte Migjeni i koheve moderne shqiptare-

      -Poezia e Podrimes eshte nje arsye me shume per tu bashkuar Shqiperia me Kosven
      ne menyre qe te behemi me te fuqishem , qe te kemi mundesi te mbrojme njeri tjetrin ….

      I qofte dheu i lehte Poetit tone, te dhimbjes sone !

      Ne fakt kjo poezi e Podrimes sikur ka parashikuar vdekjen e tij te parakoheshme… por ka parashikuar edhe vdekjet e shqiptareve neper bote, qe po ndodhin per dite , ne Greqi, Itali e kudo…..
      Ne jemi popull qe qeveria jone nuk na mbron, sic bejne qeverite e kombeve te tjera ….jemi te vetmuar

    4. jimmi says:

      le te vdesin qe te gjithe e te na rroje salije krimineli ai qe ju vrau ne 97 ne 21 janare 2011 pra kjo moster e done qe populli i shqiperise te vdese urie

  2. Fan noli says:

    Fan nili ka shkruar

    A te duhen sharlatane
    Qe lepien ne cdo ane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te diash tropojane.

    Dhe tani ju demikratet e sales hidhyni dhe thoni, ka vrare shume enveri.

    Hajde therrasim
    Sali berisha
    Sali berisha
    Liri demokraci

  3. beratsi says:

    zonja dhe zoterinje me duket se po mane ere si ne 97ten

  4. Gezimi says:

    Keto fakte te dhimbshme tregojne dhe nje here se sa e domosdoshme eshte ne Shqiperi rikthimi i denimit me vdekje.

  5. tourkofagos says:

    krimi nuk ka te ndalur,sepse myslimanizmi prodhon vetem extremizem dhe krime,duke marre jete njerezish…….
    shqipfolesit duhet te ndalin se jetuari me moton;vdekja jote,jeta ime………pune korrakesh!

  6. Uarda says:

    Ti ose je koqe prej verteti ose ben vete per te na acaruar ne te tjereve.
    O idiot, une jam e krishtere dhe nuk me duket se keto krime ne Shqiperi ndodhin per shkak te myslimanizmit! Ti nga i nxjerr keto konkluzione idiote?!

    1. tourkofagos says:

      fatkeqsia me e madhe eshte se ti[paliokounistra] je bjonde dhe eshte teper normale qe te mos kuptosh rrealitetin…..!!!!!

  7. fenomeni says:

    Po leje turkofagos se analizat e tij ndonjehere jane me vend po ndonjehere ja kalojne cakun e ijnorantit pa kufi….

  8. baro Corrogjafi says:

    “FLINI TE QETE! BANDITET JANE NE BURG !” , NUK E THEM UNE , E KA THENE I MADHI ,MINISTRI I DREJTESISE SHQIPTARE, SHTATMADHI EDUARD HALIMI. KETA QE VRITEN CDO DITE NUK JANE SHQIPTARE !!!!

  9. luan says:

    Pas ndryshimit te sistemit ne vin 90, askush nuk u kujdes per te kontrolluar me baza ligjore migrimin (kryesisht per ne Tirane). U quajt e levizje e lire por ne fakt rezultoi qe u kthye ne kaos marramendes. Shembull tipik i ketij kaosi tipik urban e social eshte bathorja ne te cilen nderthureen, krahinat, halete individuale me pus e pa kanalizime, gjakmarrjet, vetgjygjesite, egersia, paranoja, varferia dhe kriminaliteti. Ne cdo lagje te tiranes ka individe autoktone qe kane qene problem per ligjin, por te jeni te sigurte qe mendohen dy here me shume se highlander-at per te bere nje vrasje. Mentaliteti arkaiik, krahinor dhe malinjo-malesor eshte instaluar ne cdo qelize te aparatit shteteror. Trana nuk asimiloi te mberriturit.. por e them me bindje se eshte asimiluar totalisht prej tyre… duke filluar qe nga geni i keq i Berishes, e deri te tipat qe vriten rruges per moive nga me banalet.
    Une mendoj se nuk ka qeveri qe do mundet te konrolloj dot kete kultur krimi qe ka mendesi te thella dhe perkrahje gjeopolitike. Shembull per kete eshte nje fshat i humbur si lazarati qe nuk pjerdh per shtetin. Nje shtet ligjor duhet ti burgoste te tere ( se fundja 200 banore jane), por Berishs i interesojne ato vota dhe lehaqenjet pro berishore qe ben kriminalitetine ate zone. Nese individeve i perforcohet besomi se jane e te forte se shteti, atehere i hapet oreksi te gllaberojne shtetin vete.
    Te rriturit si kafshe pylli, nuk kane nevoje per spote televizive, por per shtet ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje