Korrupsionin nuk e mbron imuniteti parlamentar

21 Korrik 2012, 22:00Politika TEMA


Nga Edi Rama

www.edirama.al

 

Nisma jonë fillon nga kufizimi i imunitetit, por nuk kufizohet vetëm me çështjen e imunitetit. Sepse ne besojmë që imuniteti në Shqipëri duhet të kufizohet dhe jemi absolutisht pro. Por ne besojmë po ashtu, që ndërhyrja në Kushtetutë për kufizimin e imunitetit nuk duhet të kufizohet vetëm tek çështja e imunitetit. Muri që mbron të korruptuarit sot në Shqipëri, nuk është imuniteti kushtetues, po pushteti politik që ka kapur drejtësinë. Të gjithë e dimë si kanë shkuar gjërat për rastet e rënda të korrupsionit në nivelin më të lartë. Imuniteti është hequr pa asnjë pengesë, por askush nuk është ndëshkuar, ngaqë drejtësia nuk bën drejtësi. Ne jemi të bindur se është koha për një debat shumë serioz dhe padyshim, për një ndërhyrje serioze në Kushtetutën e Republikës.

Imuniteti është vetëm një pikënisje, po jo një pikëmbërritje për ta realizuar këtë ndërhyrje siç duhet. Sot për sot kemi më shumë arsye të parashohim kërcënim se sa garanci për ekuilibrat kushtetues të shtetit, si rrjedhojë e zgjedhjes së presidentit të ri nga radhët e partisë së kryeministrit. Po edhe përtej aktualitetit politik dhe lëmshit institucional që ka bërë partia në pushtet, Kushtetuta e Republikës sot ka nevojë për një rishikim në funksion të reformës në drejtësi.

Si kryetar i Partisë Socialiste, ndjej neveri ndaj gjithë propagandës së shfrenuar të qeverisë për imunitetin. Qeveritarët thonë se ne, opozita, e paskemi problem heqjen e imunitetit, madje dashkemi të bllokojmë statusin e kandidatit për Shqipërinë. Këngë e vjetër kjo e opozitës bllokuese, po shqiptarët e ndërkombëtarët janë dëshmitarë të qasjes konstruktive e të përpjekjeve tona të jashtëzakonshme, për të sjellë në gjendje normale draftet skandaloze të qeverisë për ligjet me 3/5 e për t’i votuar ato.

Të gjithë janë dëshmitarë të qasjes konstruktive e të përpjekjeve tona të jashtëzakonshme për të zgjedhur një President të Republikës, e jo të politikës së mbrapshtë të ditës. Edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë të qasjes konstruktive e të përpjekjeve tona të jashtëzakonshme për të mbyllur Reformën Zgjedhore, pa vënë veton për çdo gjë që s’na pëlqente – rrezikuam seriozisht edhe vetë marrëdhëniet me aleatët tanë politikë, duke pranuar një reformë që nuk preku sistemin aktual zgjedhor. Ndër të 12 prioritetet, ai i plotësuari në mënyrën më spektakolare, është prioriteti i zgjedhjes së Avokatit të Popullit që na u la në dorë ne, opozitës dhe ne e realizuam me një proces që në Komisionin Europian u quajt një shembull rrezatues për krejt rajonin.

Nëse ka njëfarë progresi me integrimin në këtë vit politik që po mbyllet, ky progres ka të bëjë vetëm me ato pjesë të rekomandimeve ku opozita ka pasur edhe ajo rol, pra në ligjvënie dhe asfare me pjesën dërrmuese të rekomandimeve që varen nga implementimi i ligjeve dhe cilësia e qeverisjes së vendit, korrupsioni, krimi i organizuar, rrëmuja me pronat, degradimi i administratës publike e me radhë…

Kështu që këngën banale për opozitën bllokuese, le ta dëgjojë çdo shurdh e çdo qorr që veshët e sytë ia ka falur partisë në pushtet dhe udhëheqësit të saj të lavdishëm. Le ta mbajnë e le t’i gëzohen deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe le të këndojnë bashkë me të.

Ne kemi bërë për hir të statusit të kandidatit për Shqipërinë, kompromise për të cilat kemi paguar me vetëdije edhe kosto politike të ditës. Sepse për ne, Shqipëria në BE është një aspiratë e lartë patriotike mbi çdo hesap partiak apo përfitim partiak të ditës. Sa për imunitetin, jemi ne që e kemi kërkuar heqjen e imunitetit përmes ndryshimit kushtetues dhe këtë pala tjetër e ka kundërshtuar vijimësisht. Me vite me radhë, kur edhe ka tentuar ta heqë imunitetin me vendim qeverie! Thjesht për t’u tallur me njerëzit.

Më në fund ata kanë ardhur në pozicionin tonë. E kjo e mbyll debatin për çështjen e imunitetit në vetvete. Prandaj edhe akuza e përsëritur e palës tjetër që thotë se në këtë mes qenka një grup miliarderësh në PS që pengojnë heqjen e imunitetit, është vetëm një idiotësi e ligë.

Sot problemi i Shqipërisë nuk janë sipërmarrësit që janë zgjedhur deputetë, po kryeministri dhe ministrat që janë bërë sipërmarrës.

Sot problemi i shoqërisë nuk janë miliardat e sipërmarrësve që kanë hapur vende pune e kanë paguar rregullisht taksat për arkën e shtetit, po janë miliarderët e veshur me kostumin e kryeministrit e të ministrave, që në ortakëri me një çetë biznesmenësh, të cilët s’paguajnë as dritat e jo më taksat, i lënë sipërmarrësit e tjerë pa punë dhe grabisin prona e pasuri publike me vendime qeverie e ligje të qepura enkas, sipas hesapeve të xhepit të tyre.

Sot problemi i korrupsionit nuk ka lidhje asgjëkundi me sipërmarrësit që janë aktualisht deputetë në opozitë – publiku duhet ta dijë se ndaj tyre, një për një, është ushtruar një presion i paparë, politik dhe ekonomik, për t’i detyruar ta braktisin opozitën. U janë ofruar para e favore dhe u janë bërë kërdira me gjoba arbitrare.

Sot problemi i korrupsionit ka lidhje të drejtpërdrejtë me pandëshkueshmërinë e atyre që janë në qeveri, të gjithë me radhë, njëri pas tjetrit.

S’ka mbetur një prej tyre pa u kapur me presh në duar, fakte e prova, nga hetimet e pavarura të medias a të vetë opozitës. Vetë prokuroria ka ngritur akuza të rënda për disa syresh, me prova e fakte ulëritëse. Po nuk ka një prej tyre që të jetë shpallur i fajshëm nga gjykata, edhe kur është akuzuar si i fajshëm nga prokuroria.

Jo sepse i ka mbrojtur imuniteti, po i ka mbrojtur pushteti edhe kur u është hequr imuniteti. Madje kanë bërë vetë thirrje që t’u hiqet imuniteti për të shkuar ballëlartë në fushën e lojës së mbaruar pa nisur në Gjykatën e Lartë.

Kanë vjedhur në 7 vjet sa ç’nuk kanë vjedhur tërë qeveritë e Shqipërisë në 100 vjet, e madje edhe kanë vrarë njerëz në mes të bulevardit e në sytë e tërë Europës e botës, po ja ku janë, të tërë aty, këndojnë në kor këngën e heqjes së imunitetit.

Gati sa s’qajnë që nuk po i le opozita të zhvishen publikisht nga imuniteti, për t’u barazuar me qytetarët… Ky është kulmi i talljes me një popull të tërë!

Por sot, çështja nuk është a do apo s’do opozita heqjen e imunitetit, po a duam apo nuk duam ne, si klasë politike, që të ndajmë me ndryshimet e duhura kushtetuese, drejtësinë e kapur për fyti nga pushteti politik që po e mbyt përfundimisht drejtësinë. E kemi thënë me kohë e në mënyrë të përsëritur,

Po dhe po, jemi gati të votojmë heqjen e imunitetit, por jo duke arnuar Kushtetutën, po duke synuar një reformë kushtetuese që dje e kemi paraqitur zyrtarisht përmes nismës sonë parlamentare.

Prandaj, ftesa jonë për palën tjetër është të heqë dorë nga propaganda e ulët, plot akuza e ligësi ndaj opozitës lidhur me imunitetin dhe të kuptojë se:

Së pari, nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën copa – copa, edhe në gusht edhe në shtator, sikur po arnojmë me nge mëngët një xhakete të Gabit. Po duhet të bëjmë një debat të hapur e serioz, me njëri-tjetrin e me institucionet dhe njerëzit e drejtësisë e të shoqërisë civile, për tërësinë e ndryshimeve kushtetuese të propozuara prej nesh dhe vetëm pastaj të votojmë.

Së dyti, nuk mund ta gjejmë konsensusin për ndryshimin e Kushtetutës, në një klimë të ngarkuar me akuza e shpifje ndaj opozitës, që synojnë të krijojnë një perceptim krejt të gabuar se problemi në Shqipëri nuk qenka korrupsioni rrëqethës në qeverisjen e këtyre shtatë vjetëve, po korrupsioni imagjinar i opozitës, që këto shtatë vjet është vjedhur në zgjedhje e është vrarë në protesta. Fjalimet e djeshme tërë duf e mllef kundër opozitës në Këshillin e Legjislacionit, të kryetares së Kuvendit e të përfaqësuesve të tjerë të pushtetit, ishin të padenja për të gjetur konsensus për çmimin e qepëve në tregun fshatar, jo më për të marrë konsensusin e opozitës për ndryshimin e Kushtetutës.

Së treti, në synojmë dhe kërkojmë që ky debat i rëndësishëm të bëhet me seriozitet e intensitet dhe të mbyllet mundësisht brenda muajit shtator. Jam i bindur se me ndryshimet që propozojmë, i rijapin Shqipërisë shansin e rrezikuar plotësisht për statusin e kandidatit. Qeveria s’duhet ta bllokojë procesin që hap vizioni ynë për reformën kushtetuese dhe s’duhet ta përdorë çështjen e imunitetit si gjethe fiku, për të mbuluar panoramën e pambulueshme të degradimit të institucioneve të drejtësisë si pasojë e kapjes së shtetit.

Ne jemi këtu, gati, jo për t’i vënë Kushtetutës një arnë, po për një reformë kushtetuese në vazhdën e përpjekjes sonë për një Rilindje Shqiptare, përmes reformimit rrënjësor dhe integrimit tërësor në Bashkimin Europian.

51 komente në “Korrupsionin nuk e mbron imuniteti parlamentar”

  1. SH.K says:

    99 GJERAT I THUA MIRE POR 1 KRYESOREN PSE E KE FRIKE TA THUASH?
    Ky parlament i nje republike parlamentare nuk perfaqeson popullin por diçka tjeter e per rrjedhoje nuk mund te therrese ne interpelance ‘IMAMET’ IMAGJINO TE BEJE REFORMA ISTITUCIONALE E AQE ME TEPER PER DREJTESINE E ATO KOSTITUCIONALE.HAJDUTI NUK VOTON E AQE ME TEPER TE BEJE LIGJE KUNDER HAJDUTERISE.

    1. Doktor gangrena says:

      Nen moton e “Duarve te Pastra” korrupsioni eshte institutionalizuar deri ne majen e piramides shteterore!
      kete e kemi dhurate nga doktor gangrena per 100 Vjetorin e PAVARSISE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

      1. PDkorrupsion says:

        Qevria e pykave eshte ne krye te vendit e perdite po asistojme me mankth ndaj vjedhjes e zhveshjes se vendit nga te gjitha pasurite publike. JKOrrupsion eshte sot thelbi i kesaj qeverie e cdo shqiptar e shqiptare e ka per detyre te votoje kunder kesaj.

    2. Eri Eranda says:

      Imami ka zene rrenje nepermjet korrupsionit ne kete vend. Jam i sigurt se Partia Socialiste do te ndermarre hapat e nevojshem qe padrejtesite e Imamit, Lulit, Argites apo Shkelzenit te dalin ne drite dhe te ndeshkohen. Ndeshkimi vjen nga populli shqiptar, i cili ndihet i paperfaqesuar nga Sali Berisha, dhe drejtesi do te vendoset pasi Partia Socialiste te triumfoje ne zgjedhjet elektorale te 2013-es.

    3. Juno says:

      Si mund ta perfaqesoj popullin nje hajdut si S.Berisha? Le te ngrihemi TE GJITH se Shqiperia nuk pret, PARTIA SOCIALISTE ESHTE ZGJIDHJA!

    4. Uran Dulmi says:

      Shqiperia eshte e paperfaqesuar per aq kohe sa Saliu dhe ministrat e tij nuk zbatojne kushtetueshmerine e gjerave; nuk duhet te mesohen me politiken e “hajde miratojme brenda nje nate”, por me ate te procedurave te cilat ruajne demokracine. Nese nisen tani procedurat, ne shtator eshte gjithcka gati dhe nje draft ligjor per imunitetet i cili do te jete perfekt, i konsultuar nga te dyja palet dhe nga partite e vogla. Por qe te ndodhe kjo, nuk duhet qe Saliu te kelthase dite per dite poshte e perpjete, nuk duhet te shaje e peshtyje, por duhet te beje si Rama, te shtrije nje dore drejt pales tjeter per te nisur nje dialog demokratik, i cili nuk do te thote dakordesi, por diskutim. Dakordesi jo gjithmone do te kete, pasi kemi te bejme me pole te ndryshme politike, por diskutim duhet te kete ne cdo moment mes te dyja paleve. Socialistet duket se e kane kuptuar se duhet te kete diskutim, debat konstruktiv, por Demokratet jane egersira te vjetra te cilet funksionojne mire vetem po kafshuan. Prandaj duhet gjetur nje zgjidhje, dhe Rama eshte i vetmi qe mund ta gjeje zgjidhjen, pasi ka forcen, pasionin, vullnetin per te drejtuar, vullnetin per te degjuar. Rama poashtu ka edhe nje popull te tere qe e perkrah dhe beson se ai eshte e ardhmja.

    5. elidoni says:

      Me hajdute eshte plot qeveria. Rrisin plencin me parate e perbashketa e bertasin “kapni korrupsionin” sikur te ishte nje loj e semure e te gjtihe njerezve, e jo ata vete qe po i mbushin dhe xhepat e kusherinjve me te larget. Kjo qeveri duhet ndaluar Z. Rama dhe je ti qe ke mundesin ta besh kete ne emer te te gjithe shqiptarve.

    6. amdoni says:

      KOrbi i zi Sali po vejn verdall neper Shqipri duke vjedh ca ti zene duart. E sotmja dhe e nesermja jane ne rrezik, shqiptaert duhet te ngrien e te marrin ne dore te ardhmen e tyre duke votuar per PS, kunder Saliut per ti dhen fund vjedhjes masive.

    7. Albana says:

      Saliu, Mediu, Luliu, Imamiu, Olldashiu, Vokshiu, Nishaniu, Ruliu, te gjithe hajdute. Te gjithe do kerkojne serish voten per te vazhduar korrupsionin. Po tani boll me. O sot o kurre. Kjo nuk eshte me SHqiperia jon, eshte versioni i Fahri Balliut.

    8. fjori says:

      Forca Edi Rama – vendi po drejtohet drejt teje per te gjetur nje zgjidhje per problemin qe eshte sot kjo qeveri. TI je i vetmi qe mund te mundesh Saliun dhe duhet ta besh kete per te gjithe ne ?

  2. Manushi says:

    Eshte shume e sakte ajo qe permend Rama, ministrat e Saliut jane bere sipermarres duke perdorur politiken si mjet per te shtuar te ardhurat e tyre, per t’u bere sheike. Eshte momenti qe nepermjet ingranazheve te nje demokracie reale, keta ministra te gjykohen. Dhe ata nuk mund te gjykohen as nese u hiqet imuniteti, sepse ata gezojne mbrojtje ilegale te formave te tjera, por vetem nepermjet nje ndryshimi parimor kushtetues qe nuk mund te perkthehet si arnime.
    Te gjithe i kemi keto ide, dhe te gjithe e duam te miren e ketij vendi, prandaj le te besojme tek Edi Rama dhe Partia Socialiste, si alternativa e vetme per kete vend.

  3. Ben Chicago says:

    Qellimi jot,eshte qartesisht i kuptueshem:Pengimin,refuzimin,futjen e dialogut politik ne krize,me qellimin e vetem te :Refuzimit te statusit te vendit kandidat.Te njejten loje te ulet dhe meskine luajte,duke shpresuar qe vendi te mos hynte ne Nato,si edhe para liberalizimit te vizave.Por kjo loje e vjeter dhe e trashe qe luan,eshte kuptuar si nga shqiptaret,edhe nga ambasadoret e vendeve mike .Mesazhin e qarte te Ambassadorit Amerikan besoj e more,dhe ashtu sic ke bere gjithmone,si nje qen i rrahur me 6 Gusht do te votosh pro heqjes se imunitetit duke I lene zbuluar,Doshrat dhe Pezaket e PPSH.

    1. Bensoni says:

      Ben Chicago, ti s’ja paske idene e politikes shqiptare fare. Si more paska qellim Rama futjen e dialogut politik ne krize…. ai ishte i pari qe nisi dialogun nepermjet diskutimit per reformen zgjedhore, e tani po shtrin doren per dialog konstruktiv demokratik per ceshtjen e imuniteteve. Kur do t’ja futesh kot, te pakten futja kot me lezet, jo kaq hapur.
      Rama eshte nje sherbyes i demokracise, dhe ju e dini mire kete gje, e dini edhe qe do humbni zgjedhjet, po vazhdoni dhe lehni e villni balte se mos coroditni sadopak. Sali Diktatori ju ka shtypur gjithe jeten, po ju keni sindromen e Stokolmes…

      1. Visi Visar says:

        Amerikanet jan te pjerdhur miku im. Dhe mbi te gjitha ata mbeshtesin Saliun se jane te detyruar te mbeshtesin partin ne pushtet. Rama nuk duhet te degjoje asnje njeri, por te vazhdoje rrugen sic e ka nisur, pasi te gjithe ne besojme se eshte rruga e duhur per te mberritur tek nje demokraci me e mire, tek nje shtet me perfaqesues, tek njerez me pak te vrerosur…

        1. fule says:

          Ndonjeri ben masakra ne shkolla apo ne kinema, po katnari BEN eshte nivel edhe me i ulet, mbeshtet shpellarin Sal

    2. Toni says:

      Ej po ky tipi nga Chicago s’paska faj se jeton ne Amerike e s’i di gjerat ketu. Sipas tij Rama nuk dashka as dialog, as integrim europian, as NATO, asgje. Po cfare dashka Rama dhe PS mo kodosh nga Amerika? Rama dhe te gjithe ne kemi qene te paret qe e pershendetem dialogun me Berishen, sepse i duhet integrimit dhe jo se kemi frike nga Berisha. Te gjithe ne dhe Rama ishim te paret qe i nisem me sukses reformat per te cilat ju po krenoheni, e kam fjalen per keto reformat e fundit qe do na japin statusin vend kandidat. Prandaj pusho dhe nderro kah, Partia Socialiste eshte nje ideal te cilin NE DUAM TA JETOJM!

    3. homeri says:

      –Ben—-Per tipat si ti psiko analisti i njohur ERICH FROMM shkruan—-Motivimi njerezor ka nevoje per nje sistem orientimi dhe adhurimi . Permbajtja si e plotesojme kete nevoje eshte e ndryshme dhe jane kryesishte ndryshime ne vlere–nje person i pjekur i fryteshem dhe i arsyshem do te zgjedhi sistemin qe e lejon te jete i pjekur , i fryteshem dhe i arsyeshem. –Personi , zhvillimi i te cilit eshte bllokuar eshte i detyruar tu drejtohet sistemeve primitive , te cilat nga ana e tyre e zgjasin dhe e forcojne varesin dhe irracionalitetin tij. —Nje person i tille ngelet ne nje nivel, te cilin njerezimi ne personin e perfaqesuesve te tij me te mire e ka kaluar mijra vjete me pare

    4. agbi says:

      Per BEN….
      or bathore , beja njehere BEEEEEE…..

      sa per kuriozitet te pyes – sa paguhesh per keto qe shktuan ketu tek TemA ? [ se po qe se e bene falas, me fale qe po ta theme por me duhet te theme se je shume ……..]

  4. Ymer Lani says:

    Propaganda e Sali beut eshte e paprecedent, nje fushate mediatike negative ndaj PS. Ndersa PS deklaron gjithandej se jane Pro heqjes se imuniteteve, Sala thote “jo ata nuk jane pro, degjomeni mue, ua garantoj”. Mos e besoni kete njeri te rrjedhur; besoni dhe logjikoni argumentat e qendrueshme te opozites dhe Edi Rames!

    1. Shen Kozmai says:

      Meqe PS eshte pro heqjes se imunitetit atehere si e shpjegon qe kane qe ne 2003,2004,2005 (kur kane qene ne pozite) pastaj ne 2006,2008 dhe asnjehere nuk kane pranuar ta heqin dhe te votojne ne parlament.
      Gjithmone kane patur arsye jo keshtu jo ashtu,jo ne gusht jo ne shtator,pordhe me rigon.

  5. Nertil says:

    Edi Rama keto kohe ka maturuar shume politikisht, dhe kjo duket ngado ta shikosh ceshtjen. Maturia duket edhe tek argumentat e perdorura ketu, edhe tek fakti qe ai deklaron se nuk eshte problemi te “i heqim a s’i heqim imunitetet”, por procesi. Fundi i fundit procesi duhet te jete demokratik, qe edhe frytet e procesit te jene legjitime dhe demokratike. Kjo eshte nje yckel, nje detaj i vogel qe jo te gjithe politikanet e kapin dhe bien ne kurth, por jo Rama. Diti ta mendoje mire, dhe kjo do i sherbeje. Populli eshte me te dhe me Partine Socialiste.

    1. homeri says:

      —Jam ne dyshim te pranoj mendimin tuaj pa u shprehur –PARTIA E PIRATEVE , lym baldushku e Lym demokrati

  6. Kopetencat pa kufi te maxhorances says:

    Fajin e ka Saliu apo Kodi zgjedhor?

    1. Caterpillar says:

      Ca lidhje ka kodi zgjedhor ne kete mes? Kodi zgjedhor shyqyr qe u miratua, edhe atje ishte nisme e Partise Socialiste, se ndryshe Saliu as e merrte mundimin, do kishim ende ngerc politik. Duhen thene meritat dhe defektet, dhe kodi zgjedhor ishte i nevojshem. S’ka te beje me interesat e ngushta kriminale te saliut. Saliu do te ike, e di qe eshte i tepert dhe qe perfaqeson vetem sheiket e korrupsionit dhe terrorit ndaj popullit t thjesht. Duhet votuar patjeter Partia Socialiste, pa ndarje apo percarje, se Saliu eshte e vjetra, e rrenuara, ajo qe nuk sherben e nuk ka sherbyer, por vetem ka mashtruar e helmuar.

  7. Miniaturist Keli says:

    Ajo qe kerkon Edi Rama eshte shume e drejte dhe normale per nje vend Demokratik.
    Modeli i heqjes se imuniteteve qe kerkon Saliu eshte ky:
    “T’i biem shpejt e shpejt se kemi nje axhende shume te ngjeshur; ne kemi draft ligjin tone, socialistet draft ligjin e tyre, hajt i bashkojme duke futur ndo1 klauzole e cila shtyp socialistet, opoziten, popullin dhe forcon partine demokratike, dhe jemi ne rregull. Nga nxitimi do behen gabime.”
    Modeli i heqjes se imuniteteve qe kerkon Rama eshte ky:
    “Te biem njehere dakord per procedurat nepermjet nje diskutimi, ku te leme menjane dasite dhe historite politike. Kjo i intereson integrimit ne Europe, i intereson cdo qytetari shqiptar. Se dyti, konsultojme keshilltare, qofshin ata vendas e te huaj, konsultojme specialiste, qofshin ata vendas e te huaj, konsultojme Venecian, dhe mberrijme ne nje projektligj te perbashket i cili do na sherbeje ne menyre afatgjate, dhe do te rrite demokracine ne kete vend.”

    Une them se Partia Socialiste ka zgjedhjen e duhur, dhe kjo zgjedhje duhet mbeshtetur.

  8. Nylon Smile says:

    Saliu te ike nga ky vend, pasi asnje i ri e i vjeter nuk e do me. Ai eshte kthyer ne nje shushunje qe thith gjithe limfen vitale te kombit nepermjet krimeve te tij. Madje ka disa makute te cilet i perdor qe te demoralizojne elektoratin e majte nepermjet asaj lloj propagande te pavertete dhe te piset te cilen e permend dhe Edi Rama ne fjalim. Madje Sali Berisha shkon me tej me kriminalitetin e tij, i ben dhurate 1.5 mln euro ushtrise nje instrument i cili pergjon ne menyre ilegale ambientet e Partise Socialiste. Diktatori duhet zbuar nga Shqiperia. Saliu e ka vendin ne Hage, ndersa Rama e ka vendin ketu, mes nesh, per te na udhehequr e sherbyer ne menyren me te drejte, ashtu sic ai di dhe ashtu sic ne dime.

  9. nastradini says:

    ESHTE KOHA TE PERKRAHET EDI RAMA.

    Per here te pare Edi Rama flet drejte dhe me vendosmeri. Urrojme qe te vazhdoje ne kete rruge, sepse vetem keshtu do te afroje Shqiperine me BE dhe Boten. Sepse integrimi nuk eshte numer CIRKU berishist me nuanca enveriste per te luajtur si xhongler me IMUNITETET, por nje angazhim serioz i shqiptareve per plotesimin e detyrimeve te tyre per te gjitha rekomandimet e BE-se, me sublimja dhe madhorja nga te cilat eshte: ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE DRTEJTA. Prandaj nastradini u ben apel shqiptareve te ndershem:

    ESHTE KOHA TE PERKRAHET EDI RAMA.

  10. kelmend says:

    Saliu eshte i njejti qe hapi depot e veriut ne vitin 1997 per te “balancuar” jugun nepermjet nje lufte civile te justifikueshme prej tij.

    Saliu eshte i njejti qe vrau ne menyre indirekte Azemin, dhe te nesermen me hipokrizi e qau.

    Saliu eshte i njejti qe per Gerdecin syri terr nuk ia beri, dhe shkundi koken duke thene vetem se “S’e dija fare kete punen e Gerdecit.”

    Saliu eshte i njejti qe ne 21 Janar vrau dhe justifikoi vrasesit.

    -Keto hilet dhe spiunlleqet qe ben Saliu tani, jane vetem detaje te vogla te ketij tirani. Ai eshte nje e vjeter e cila duhet te harrohet, sepse po nuk u harrua ende do te vuaje nena per femijen e vdekur prej duarve te tij, sa here ta shikoje ne televizor, ende do te kete mllef baba qe birin ia vrane ne 1997 horrat qe Saliu leshoi drejt popullit te thjeshte. Prandaj mos harroni cfare ka bere, kurre.

    Votoni ndryshe, votoni Ramen. T’i hedhim prapa krimet berishiste.

  11. Enedi Orikum says:

    Partia Socialiste nuk po ben gje te keqe, as nuk po prish dialogun, as po percan. Thjesht duhet qe nje ligj aq i rendesishem si i imuniteteve, to konsultohet me specialistet deri ne arritjen tek nje ligj me standarde te verteta, i cili nuk mbeshtet asnjeren pale por eshte neutral. Levizje e pjekur. Po te vihet re, Programi per Rilindje Shqiptare i Partise Socialiste tregon te njejten pjekuri qe ata po tregojne me kete levizje te fundit. Socialistet duhet te vijne ne krye te vendit, koha e Saliut is over!

  12. Junela says:

    Sali Berisha mendon se eshte dhelper dinake duke dashur te pershpejtoje marrjen e vendimit per heqjen e imuniteteve, dhe per cdo vonese do t’ia hedhe fajin opozites, duke thene se ata nuk e duan integrimin. Mendojeni pak, Saliu ka kapur ekzekutivin, legjislativin, gjyqesorin, President gjysmakun po e po. Si mund te kete barazi edhe pas heqjes se imuniteteve, kur Saliu mund te te beje koke turku per krimet e tij? Prandaj socialistet duan qe te sofistikohet projektligji per imunitetin, qe mos dale prej andej nje instrument per te solidifikuar diktaturen, por per t’i hapur rrugen demokracise se popullit. Rama eshte per t’u pergezuar, nje qendrim shume i mire i tiji!

  13. gjergji usa says:

    Me vjen shume keq qe njeriu i shpreses per te rrezuar junten mafjoze te Berishes katandiset ne nje editorialist me “talent”.
    Ne qofte se quan shembull rrezatues dhe menyren spektakulare qe paska habitur rajonin nga beogradi ne athine zgjedhja e Avokatit te popullit jeni i gabuar, i shkeputur nga realiteti dhe po c’orientoni ata shqiptare qe e duan ate vend akoma.
    Avokati i popullit ka detyre ne rradhe te pare te mbroje jeten e qytetareve dhe te denoje vrasesin berishe qe masakroi 4 protestuesit qe tani po c’nderohen nga tre ambasdoret e neveritur dhe jane tradhetuar personalisht mga ju ne menyren me negative te mundeshme.
    Nuk eshte detyre emergjente e CINGLI TOTOZANIT tu dale ne mbrojte per show televiziv ca romeve neper Tirane.Eshte tallje unlimited masterbimi i trojkes se ambasdoreve per kete heroizem te KETIJ MENDER AVOKATI TE POPULLIT qe i shpetoi nga holokausti i berishes.
    Dhe trimerite e Iglit PER TU DALE NE MBROJTE HOMOVE TE ARVIZUSE DHE TE HETTORE SEQIUT jane po aq neveritese.
    O aspak i nderuar kryeparazitar !
    Absolutisht nuk eshte problem ne shqiperi as ky lesh imuniteti as integrimi ne Europe sepse ne jemi tashne ne GROPE.
    Sic thoshte sot analisti brilant DRITAN HILA te nje gazete shqiptare:
    NJE SHTET QE NUK MUND TE FUTET NE LAZARAT NUK MUND TE FUTET NE BRUKSEL.
    Prandaj leri keto hartime qe me then te drejtej jane te nje niveli te admirueshem por nuk i hyne ne pune as dreqit.
    Nqs nuk e ke kuptuar qe Berisha merr fryme me mushkerite e ARVIZUSE dhe te VOLFARDHIT ose je miop ose luan lojen e tyre ne menyre perfekte.

  14. SHQAHIN KOLONJA says:

    POPULL,DEGJOINI ‘NASTRADINET’ SE ATA TE PERFAQESOJNE JO KY ‘PARLAMENT’
    ‘Te perkrahet Edi Rama’
    Rama,shqipetari eshte kaqe i zgjuar qe me mire te do gjithe jeten ne OPOZITE e te mendosh per ta se ne ‘POZITE’ e te mendosh per vete.
    Mos e ki ‘osesion’ pushtetin ,ate ta jep populli,por te kesh osesion,luften kunder krimit e korrupsionit,rindertimin e shtetit te se drejtes,ndarjen e PUSHTETEVE,drejtesine,spastrimin e mentaliteteve te vjetra,veòanerisht brenda istitucioneve te partise qe drejton qe vazhdojne me moton:hame buken e turkut e bejme duvane e kaurit”.
    UNE dhe NASTRADINET te votojne jo qe nje dite me pas tu sjellesh mrekulline por te pakten 2 gjera:1-çmilitarizimin e istitucioneve publike nga militantizmi partiak.2-MERITOKRACIJA PA PATUR PARAGJYKIME TE NGJYRAVE POLITIKE,TRURI NUK KA NGJYRE.

    P.S EDHE PO HUMBE NUK KE PSE TE SHQETESOHESH PO QE SA TA KERKOJNE INJORANTE NGA BRENDA E NGA JASHTE.TI NUK HUMB DUKE QENE NE POZITE E POPULLI NUK TE VOTON SE NUK I DHE ATE QE PRISTE.TE MESOJME ‘ABETAREN’ E DEMOKRACISE.

  15. Qato As. says:

    Te gjithe ata qe jane skeptik ndaj fjaleve te Rames, i ftoj te besojne te pakten nje here. Saliun e besuan kaq e kaq mandate dhe ai ua dhjeu, nuk duhet qe ta tolerojme qe ta dhjese prape.

    1. Shelegure says:

      Saliu duhet te iki sa me pare se eshte vrases eshte i pa bese eshte i lanjose i ponun mendja per keq pushteti e ka semurur eshte bere ngangrene e shipris.

  16. Holger says:

    Ceshtja e imunitetit nuk duhet te nxitohet por duhet te drejtohet sipas etapave perkatese, sipas keshillimeve te eksperteve te kesaj pune. Prandaj Berisha te mos nxitohet e te mos shaje opoziten, por te vleresoje qendrimin e urte te saj. Po te ishim ne nje vend demokratik ky lloj reflektimi do te ndodhte prej PD, por meqe jetojme ne Shqiperi, Partia e Diktatures nuk leshon terren fare. Prandaj t’ua presim hovin ne zgjedhjet e 2013, duke votuar Ramen.

  17. Shelegure says:

    sali berisha duahet te hiki nje ore e me pare se eshte vrases i leqare i pa bese dhelprak jo iafte per te drejtuare

  18. Aleksandër Matrënga says:

    Argumentat e Ramës janë të sakta,por ato duhen thënë me emrat konkret.Shkëlzeni dhe Argita nuk kanë imunitet,Ndrea prendi nuk ka imunitet,Edhe Meta e dorëzoj vetë imunitetin,Mediut dhe Lulit iu hoq imuniteti,por ata dolën pa lagur për krimet e tyre.Pra imuniteti është një preteks i saliut për tu marrë me opozitën dhe për ta bërë atë përgjegjëse për të gjitha dështimete e tij.Por,në këtë kakofoni saliu ka arritur të fus në kor edhe japonezo-koreano-kinezo-amerikanin Arvizu dhe ambasador të tjerë parazit dhe dembel intelektual që nuk e vrasin mendjen për asgjë veçse marin të mirqënë atë që u thot saliu,megjithëse han e thithin të njëjtin pluhur me ne në Tiranë.
    Duhet reformë e thellë në drejtësi.Një gjykatë supreme që të gjykoj gjyqtarët që për mosveprim apo gjykim të gabuar të dënohen rëndë dhe rreptë.Psh ,për mbrojtje të të korrupsionit nga gjyqtarët dënimi të jetë nga 20,25 vjet dhe dënimi i përjetshëm.
    Këto kopetenca mund ti jepen edhe presidentit por zgjedhja e tij duhet të ndryshoj,ai duhet zgjidhet nga populli dhe jo me 71 vota.
    Thirrje Ramës për të këmbëngulur për idet e tij dhe për ta mbështetur në rrugën e tij.

  19. CIU-CIU-CRRRRRRRR says:

    ORE KOKEDERRA SALIU HEQJEN E IMUNITETIT KA KERKUAR CE NE 2003 DHE 2004 KUR PD ISHTE NE OPOZITE KETE E TREGON KJARTE TV KLAN KJO DO TE THOTE SE PS KA FRIGE NGA IMUNITETI QE 9 VITE , MAFIOZI RAMA DUHET TI MBROJ DEPUTETET MILIONERE ME IMUNITET.

    1. dymi says:

      Ore ti me tru zogu.Po si e mbron imuniteti Edin dhe njerezit e tij,kur dihet fare mire qe ai(imuniteti) hiqet me 71 vota ne parlament, te cilat Sal-iu bashke me ato te “njeriut me bllok te zi”,i ka.Cfare ke brenda kafkes,o i mjere,tru apo byk?

    2. bruno says:

      O trapi i babit, lexoje me mire historine.

  20. dymi says:

    Ky koment e di qe nuk ka lidhje te drejtperdrejte me shkrimin e mesiperm, por jam i sigurte qe eshte ne sintoni me problemin. Dje lexova shkrimin e A Lames ” Gjyshi cfare bere sot te zyra”.Kam kete koment: Me dritherohet shpirti kur semuret, qan,apo rrezohet duke vrapuar, si e vogel qe eshte, mbesa ime. Pse? Sepse jam gjysh, sepse ajo eshte kryevepra e djalit tim, i cili eshte kryevepra ime.
    Po Sal-iu, po Koso-vras-ti, te cilin e kam pasur ne lagje dhe e kam adhuruar dikur si sportist, a jane si une? A dritherohen edhe ata, si une, per niperit e tyre? Jam i sigurte qe po. Por…
    Ata kane nje zgjidhje tjeter. I marrin niperve tane te drejten qe te jetojne shendetshem ne vendin e tyre, qe ti sigurojne te veteve jetesen jashte vendit te tyre.Vende ideale per jetese ka sa te duash ne bote ku mund te jetosh shendetshem. POR JO NE SHQIPERI! Mjafton qe me xhambazlleqe, te kesh mbushur xhepat,kartat e kreditit,llogarite bankare, dhe kaq mjafton. Ju i keni siguruar nipave tuaj jetesen e shendetshme ne kurriz te nipave tane, ne te mjereve, qe nuk duam, nuk dime, apo nuk na jepet mundesia te merremi me marifetet tuaja.Tuajt do te jetojne te lumtur ne ambiente bio, plot gjelberim, ndersa tanet do te vuajne nga mungesa e oksigjenit, do te luajne,jo ne lendina me bar e me pisha,por ne pista betoni te bera nga cimentua e Fushkrujes,qe qelbet nga aroma e gomave te djegura, me pronare miqt e Sal-iut dhe Koso-vras-tit.

  21. h says:

    O shqipetare ka ardhur koha per revolucion , Shqiperine nuk e shpetojne me as ligjet dhe as kushtetuta . REVOLUCIONI ka ligjet e veta te pa shkruajtura , ne litar Sala dhe larot e tyre deri te Kaci Islami ne fund . Duhet pranvera arabe qe te shpetoje ky vend . O Rama ti edhe po ta marrish pushtetin do besh nje vrime ne uje , nuk mund te cosh asnje pera gjyqit se ti nuk ke fakte dhe qeveria jote do te bjere si qeveria e Nolit, prandaj vetem revolucioni ben pune . Pse kemi kohe ne te meremi me gjyqe edhe sikur gjyqet te behen ne rregull , hajduti dhe krimineli do nje plumb ballit nj here e mire , e keqeja eshte se ne kemi dhe gjysmen e popullit hajdute dhe kriminel , kurse ju me shtroni teza e me flisni me sholle . Pse budalla ishte Enveri qe i vriste pa gjyq , behet gjyq per qent???? JO

  22. dymi says:

    Zoterinj Ambasadore! Kjo analize e Edi Rames dhe ajo e Afrim Krasniqit tek Shqiptarja.com,sot,i bien ne koke problemit. Ju vazhdoni t’i bini vrangalles.Aresyeja?
    -Doni qe ne te vazhdojme keshtu…?
    -Nuk e njihni problemin…?
    -Apo nuk keni besim tek opozita(Edi Rama)…?
    Lerini te tjerat! Ndihmoni popullin shqiptar te kuptoje kush eshte e keqja e tij,kush eshte tersi i tij(te martes,dite ters,ne turqisht i thone Sal-i).
    -Mos vini afate koti,jo 6 gushti apo 6 shtatori.
    -Lerini menjane pelivanlleqet gjoja diplomatike: edhe sal-iu ka te drejte(drafti i tij per imunitetin) edhe Rama ka te drejte.
    -Asnjeri nuk eshte engjell, por ndihmoni shqiptaret(duke folur hapur e drejtperdrejte) qe te heqin nga zverku KRYEDIALLIN.

  23. denis says:

    nuk besoj se populli dhe baza socialiste i beson shum rames
    pse ka frike rama nga imuniteti, kjo esht e para pastaj vijne te tjerat pushteti ,,,politika e terci e verci…rama thjesht esht nje demagog, orator me pamje diktatori. Rama ka frik imunitetin se i arrestohen deputetet qe i ka vendos vete duke i marre nga 100 a 200 mije euro per koke,kryetaret e komunave ordinere dhe kryetar bashkie trafikante droge e prostitutash .keta do ta degjeneronin demagogun rama e te shoh sa fiton ne 2013.
    tani ka filluar sulmin e po shkatarron partine ne themel me banda trafikantesh e injorantesh qe po vendos ne krye.si duket e di qe do humbi dhe i duhen ca leke shpejt.
    dhe ne qe votuam nje jete ps dhe zotnine e tij themi qe esht me mir berisha se rama. nuk besoj se botoni komentin se tema esht bere vegel e rames.

  24. taulant says:

    Po thuaj qe 98% e shkrimeve ne kete faqe,jane kunder Sali bishes e pro Rames e Socialisteve ne vecanti.Kjo me ben te mendoj se ne zgjedhjet e ardheshme Z.Rama dhe Socialistet do fitojn zgjedhjet me te pakten 95%.Po sikur Socialistet me ne krye Z.Rama(i pjekur tani si politikan,jo si Sali bisha)ti humbin perseri zgjedhjet.Cfar do themi?I vodhi prap Sali bisha!

  25. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    HA HA ORE TAULANT ZOGU PO KJO GAZETE ESHTE GAZETE EDI RAMES DHE KJO LEXOHET NGA IDHTARET SOCIALKOMUNISTE TE KOKEDERRIT RAMA.

    1. Timo says:

      Po pra, se ju demokratet keni sektat tuaja neper shpella te neandertalit, atje shkruani neper shkembinj e neper mure mesazhe idilike per prijesin tuaj barbar.

  26. hajriu says:

    Korrupsionin nuk e mbron imuniteti parlamentar
    _______________________________________________

    Ne kemi dhe dime shume raste qe parlamentare dhe gjyqtare kane bere korrupsion hashiqare(biles dhe jane filmuar dhe inçizuar) dhe nuk jane denuar sepse kane qene imun . Leri pallavrat o z.Rama por prano heqjen e imunitetit per te gjithe parlamentaret dhe gjyqesorin dhe do shikosh qe gjerat do te permiresohen ne menyre te ndjeshme . Kush eshte perlyer le te paguaj.

  27. L says:

    Albania Diaspora a publié dans Albania Diaspora
    .. a eshte e mundur qe politikanet shqiptare,…
    Albania Diaspora 22 juillet 19:33
    .. a eshte e mundur qe politikanet shqiptare, te vijne e te blejne toke ( 25 dylym ) deri ketu more, deri ne Krete …!!! .. e habiteshme !!! .. prandaj dalin dhe hyjne ne Shqiperi, si ata minjte …!!!

  28. luis says:

    Ne moshen me te pjekur te politikes dhe me pjekurine e nje politikani te kalibrit si EDI RAMA nuk mund te imagjinohet qe ky mos te jete kryeministri i ardhshem i ketij vendi qe vertet ai vend te shpetoje nga katastrofa e nje harbuterie qe do ia kishin zili edhe vendet me diktatoriale dhe me te qelbura te planetit.
    Shqiptaret e ndershem qe jane shumica, vertet qe jane te dobet te behen vertet trima per te zbuar maskarenjte me force por ama duhet te jene te arsyeshem dhe te vetdijshem se askush me prejashtim te EDI RAMES nuk mund ta nxjerre Shqiperine nga ai qorrsokak qe e ka futur ky maskara kryeminister qe tere jeten e tij e vuri ne sherbim te se keqes.
    Militantet e partise demokratike paskan qene vertet njerez te semure mendore perderisa edhe megjithe keto maskarlleqe te kesaj qeverie vazhdojne ta mbeshtesin kur dihet se ne kampin tjeter nuk e duruan njeriun e tyre qe ishte Fatos Nano kur ai vodhi dhe beri korrupsion qe ne krahasim me kete qeveri eshte si te krahasosh miun me elefantin dhe ia dhane voten kundra.
    Shqiptare mos dyshoni ne sinqeritetin e EDI RAMES dhe ne aftesine tij por mbeshteteni me te gjithe forcen tuaj per te shpetuar ju vete dhe brezat qe u ndjekin pas.
    U mashtruat kater vjet me Saliun dhe nuk zute mend te gjithe,u mashtruat edhe kater te tjera dhe perseri jo te gjithe nuk zute mend por te pakten 80% e popullsise kesaj radhe duhet ti tregoni varrin ketij maskaraj e ndersa 20% e te tjereve lerini ne idiotesite e tyre se edhe haleja i ka adhuruesit e vet.

  29. Dla Elen says:

    One thing is the fact one of the most common incentives for utilizing your card is a cash-back and also rebate offer. Generally, you’re going to get 1-5% back with various expenditures. Depending on the credit cards, you may get 1% back on most acquisitions, and 5% again on acquisitions made going to convenience stores, filling stations, grocery stores plus ‘member merchants’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje