Ambasadori amerikan përkrah opozitën që të ketë një reformë kushtetuese për drejtësinë në vend. Ai thotë se këto diskutime mund të zhvillohen në shtator ose tetor. Arvizu mbështeti sërish draftin për imunitetet dhe duket se u tërhoq nga data 6 gusht, por tha se ai mund të plotësohet me rekomandimet që dhanë ekspertët ndërkombëtarë të shtunën. Arvizu tha se nuk është e vërtetë se korrupsioni luftohet vetëm me heqjen e imunitetit
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, takoi kryetarin e PS, Edi Rama, me të cilin diskutoi për çështjen e heqjes së imunitetit. Pas takimit, ambasadori lexoi një deklaratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje. Ai tha se SHBA mbështet heqjen e imunitetit, por njësoj siç pretendon opozita, ky hap duhet shoqëruar me hapa të tjerë për reformën në drejtësi.
Ndërsa pati një tërheqje nga data 6 gusht, ambasadori Arvizu theksoi se drafti përfundimtar duhet të përfshijë rekomandimet e të gjithë palëve dhe të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë.
Ambasadori amerikan tha se drafti aktual i PD-së për heqjen e imunitetit është i mirë, por ai mund të plotësohet me disa rekomandime që dhanë të shtunën përfaqësuesit e EURALIUS dhe PACA.
Cili ishte qëllimi i takimit tuaj me z. Rama?
Kjo është pjesë e një serie të zakonshme konsultimesh që kemi pasur. Siç mund ta imagjinoni, një pjesë e mirë e diskutimit u fokusua tek çështja e lënë pezull e imuniteteve, tek ndryshimet kushtetuese për heqjen e imuniteteve. Nëse më lejoni, do të doja të vija në dukje disa pika në lidhje me pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Nëse nuk ju vjen keq, do të lexoj sepse mendoj se kjo është tepër e rëndësishme.
Pikë së pari, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë deklaruar qëndrimin e tyre se heqja e imuniteteve është një hap i rëndësishëm drejt luftës kundër korrupsionit, drejt arritjes së një llogaridhënieje më të lartë nga ana e zyrtarëve publikë. Thënë këtë, ne besojmë se heqja e imuniteteve është vetëm një hap nga disa të tillë që duhet të merren në mënyrë që korrupsioni të luftohet në mënyrë efektive dhe se disa nga këto hapa përfshijnë masa që duhet t’i japin fund ndërhyrjes së tepërt politike tek funksionimi i gjyqësorit, tek puna e zyrës së prokurorit, etj. Koha e ndërmarrjes së hapave për këto masa është diçka që i takon sistemit politik shqiptar ta vendosë, por, nga pikëpamja jonë, është e rëndësishme që kjo të kryhet.
Përsa i përket draftit që po diskutohet aktualisht, mesa kuptoj unë, themelet e tij bazohen tek rekomandimet e bëra vitin e kaluar nga EURALIUS dhe PACA. Qartazi, kjo është një bazë e shkëlqyer, një pikënisje e mirë. Të shtunën, më bëri shumë përshtypje që pati dëgjesa të gjata, të gjera dhe të hapura në Parlament me dëshmi ekspertësh vendor dhe ndërkombëtar, me pikëpamje të ndryshme mbi hapat e mundshëm që mund të merren për të përmirësuar draftin. Bashkësia ndërkombëtare përfaqësohej nga PACA dhe EURALIUS, që është gjëja e duhur. Shtetet e Bashkuara nuk ishin zyrtarisht të përfaqësuara në këto dëgjesa, por deklaratat dhe qëndrimet e EURALIUS dhe PACA përfshinin shumë nga idetë e Shteteve të Bashkuara dhe e kemi të lehtë të themi se bashkëndajmë ato qëndrime.
Me sa kuptoj unë, përfaqësuesve të dy partive tani u është kërkuar që të pajtojnë pikëpamjet e tyre të ndryshme. Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të dyja palët do të punojnë me zell për të përfshirë disa nga idetë më të mira që u paraqitën gjatë asaj dite me dëshmi dhe diskutime ekspertësh, dhe se do të jenë në gjendje që t’i përfshijnë ato në një draft të rishikuar që pranohet gjerësisht nga të dyja palët, që pranohet gjerësisht nga populli shqiptar, dhe që nuk do të lërë vend për dyshime se ecja përpara me këtë draft do të ishte në interesin e popullit shqiptar.
Z. Ambasador, Partia Socialiste po kërkon gjithashtu që heqja e imunitetit të shoqërohet me ndryshime të tjera kushtetuese në lidhje me emërimin e zyrtarëve të institucioneve të pavarura dhe anëtarëve të gjykatave më të larta të vendit. Z. Rama tha se PS nuk do të marrë pjesë në votimin e datës 6 gusht për heqjen e imuniteteve nëse nuk bihet dakord për kërkesat e tjera. PS ka rekomanduar që votimi të shtyhet për në shtator. A u diskutua kjo kërkesë gjatë takimit? Cili ishte pozicioni i z. Rama mbi këtë çështje?
Duhet të pyesni z. Rama se cili do të jetë qëndrimi i tyre. Unë do të përsërisja atë që sapo thashë, se Shtetet e Bashkuara mbështesin heqjen e imunitetit të pakufizuar, me të cilin është abuzuar në të shkuarën, por, heqja e imunitetit është vetëm një hap. Shumë nga këto hapa të tjera janë absolutisht jetike për parandalimin e abuzimeve me pushtetin.
A është kjo koha e duhur për të ndryshuar Kushtetutën në lidhje me këto çështje?
Mendoj se është e vështirë për një të huaj si puna ime të them…Siç e shpjegova, përsa i përket këtij drafti…Më falni, e keni fjalën për çështjet më të gjera, apo çështjen e imunitetit?
Çështjet e tjera.
Qartazi, çështjet më të gjera nuk mund të shqyrtohen para 6 gushtit. Por nuk shoh pse ato nuk mund të merren në shqyrtim në shtator, ose në pjesën e parë të tetorit. Mendoj se është e rëndësishme që ato të merren në shqyrtim pasi do të ishte keqinterpretim të thuhej se, nëse nenet e imunitetit hiqen, atëherë lufta kundër korrupsionit do të jetë efektive. Është një hap i rëndësishëm, është një hap thelbësor, por është vetëm një hap.
Javën e kaluar ju deklaruat për reformën elektorale se kishit humbur disa baste. Keni vendosur ndonjë bast këtë radhë mbi atë që do të ndodhë në 6 gusht? Do të kalohen amendimet apo jo?
Pikë së pari, duhet të them se e mësova mësimin dhe nuk vë më baste. Sa për 6 gushtin, unë do të përsëris atë që sapo thashë, që drafti fillestar ishte bazuar në themele mjaft të forta. Mendoj se të shtunën pati disa dëshmi shumë të vlefshme nga ekspertë të ndryshëm. Nëse disa nga këto ide mund të përfshihen në draftin e rishikuar, atëherë 140 parlamentarët duhet të vendosin nëse kjo është diçka të cilën ata duan ta çojnë përpara më 6 gusht.
A do të vazhdojë turi i konsultimeve deri në 6 gusht?
Unë jam gjithnjë i gatshëm, por mendoj se, pasi kemi hyrë pak më thellë në pikëpamjet tona, nuk e di se sa mund të thuhet më tepër. Unë nuk do të them se legjislacioni për imunitetet duhet të aprovohet në 6 gusht. Nuk do ta them këtë. Ajo që po them është se nëse një draft i mirë mund të paraqitet bashkë me ndryshimet që pasqyrojnë një pikëpamje konsensuale, jo vetëm të njërës palë, mbi mënyrën e ecjes përpara, atëherë, shpresoj që ata të vendosin çfarë është më mirë për vendin.
Pjesëmarrësit në një forum të shoqërisë civile para pak ditësh deklaruan se ndryshimet e kushtetutës nuk duhet të bëhen me ngut dhe se konsultime më të gjera janë të nevojshme. Pati gjithashtu kritika për ju personalisht për atë që u konsiderua presion mbi palët për t’i kaluar këto ndryshime sa më shpejt.
E keni fjalën për forumin e Presidentit Moisiu?
Unë kam shumë respekt për Presidentin Moisiu dhe për forumin. Shpresoj që deklarata jonë sot të ndihmojnë paksa në qartësimin e qëndrimit tonë.
zoti AMBASADOR je ba si ata ZAGARET e sales edi palok ,aldo bumqi, kaqi ,ajo jozha veq po vallzon ne valllen e BERISHOVIQIT , te kesh turp kend e perfaqson kris kepen dil ne pension se mjaft e turprove AMERIKEN andrren e demokracis
Z.Edi Rama, jam nje emigrant ne Itali qe me Ambasadat e 1990 dhe vertete me vjen shume keq per vendin tim qe perseri eshte nen nje Diktature tjeter dhe aspak Demokratik dhe i Lire, ku Prona private dhe ajo Publike eshte mbi 3/4 e vjedhur nga Pushteti aktual dhe njerzit e tij qe mbahen per biznesmene, qe ne fakt jane Mafia-Albanese. Prandaj ne ne emigracion nuk fajsojme vetem njerzit e rregjimit aktualne pushtet dhe do Nderkombetare aty ne Tirane apo edhe ne Bruksel a Washington qe qartazi prej vitesh mbeshtesin Mafian ne pushtet ne Shqiperi, por ne fajsojme kreret e opozites me ne krye ty, sepse jeni bere pengese per clirimin e Shqiperise nga e keqja Berisha-PD dhe Meta-LSI e Particka te tjera pas tyre, qe jane pakica e vertete e popullit Shqiptare. Ti z.Edi Rama mban pergjigjesine kryesore pa me te voglin dyshim qe nga zgjedhjet e 2009 e deri me sot per gjithcka nise dhe e le ne mes te rruges duke mashtruar shumicen derrmuese te Popullit qe te besoi si Lider Qytetar 100%, per nje te ardhme vertete Demokratike ne Shqiperi, ku ne krye duhet te jene Qytetaret dhe jo Maloket, ashtu sic ndodh ne Perendim (ke nevoje te lexosh leterature Anglo-Saxon_e, ku theksi mbeshtetet tek Qytetaria dhe jo Malokeria). Dhe kete emigrantin Meksikano-Japonez te Luftes se Dyte Botrore tek Muri i Madh Kinez i Rruges se Elbasanit nuk duhet ta degjosh dhe pse jo edhe te mos e presesh me, sepse vetem te kercenon e mashtron, pasi te ka gjetur Ty frikacak e bythpambuk.
Edi rama, do e hash si me greven e urise me duket.Hidhe njehre votata ne gusht thote agai i amerikes dhe ne shtator a tetor flasim per ndryhsimet e tjera. Po e hengre edhe kesja here sapunin per djathe, ne te semes vafsh.
o milet i shqiperise; degjoni e mbani vesh, arrxhiu me zyre e banese tek rruga e elbasanit ne tirane ka dale jashte kontrollit… po po ka dale jashte kontrollit sebashku me dy ambasadoret e tjere te trojkes nderkombetare, ate te -be- nje spiun inalian i sismi, dhe ate te -osbe- nje pianec-qoftexhi gjermano-lindor. po si ka mundesi te na shkerdhejne keta tre ambasadore ne popullin dhe liderin e opozites edi ramen (me sa ka ne shtepi) sa here qe duan. cfare presim me… te na shkerdhejne edhe te vdekur keta plehra nderkombetare.
Ambasador qesharak dhe pafytyre.
Shkeqesija Juaj z.Ambasador,
po luani edhe rolin e korierit te Berishes tani?!
Perse kerkoni ti mbyshni mendjen opinionit shqiptar qe opozita te “votoj draftin fillestar, pastaj te rishqyrtojne me mbrapa”!!!!
Te ka zene gje vapa shkelqesia juaj, me keto idiotizma qe flete dhe kerkon???
I nderuar z.Ambasador i SHBA -se,Ju nuk dini ku te qendroni me deklaratat tuaja,sepse nganjehere nxitoheni dhe bini preh e “Burrit te vogel” Sali.Opozita shqiptare lidhur me kete problem po mban nje qendrim teper te menduar dhe te studiuar .Saliu per cfardo reforme mendon se si te hartoje ligje per te zgjatur pushtetin e tij personal.Te me falni ,por nese kete gje nuk e kini vene re atehere nuk eshte faji im.Saliut nuk i dhimbset populli per te cilin dite e nate po pergjerohet,ai eshte nga ata burra qe te vret naten e te qan diten.Ende nuk e kini kuptur shpirtin bajrakter te ketij njeriu? Pyesni keshilltaret t’ua shpegojne se c’eshte bajrakterizmi dhe do te bindeni per keto qe po ju them. Ky njeri eshte edukuar me ndiesite e te qenit ne krye dhe me ndiesine e vete te shpallurit i plotfuqishem.Mua me ben pershtypje se si ka mundesi qe ky njeri nuk paska asnje te mete e nuk mban asnje pergjegjesi per kete popull qe e ka zhytur ne krize e varferi ? Fajin e paska opozita.Perse qendrimet tuaja jane te dyzyara ndaj keq qeverisjes ? Ju perpiqi qe deklaratat te behen diplomatike, po a mund te degjoje ky njeri ne kete rruge. Fjalet i duhen thene hapur zoti Ambasador e jo te perdredhura. Nese gabon opozita thoini qe gabimi eshte i juaji,por nese faji eshte i qeverise pse nuk i thoni troc se fajin e ke ti Sali ?Do te ishit nje mije here i respektuar nese gjerat i thoni hapur duke i dhene Cezarit ate qe e meriton. Ligji i imuniteteve nuk mund te behet me aksion me goditje te perqendruar sic beheshin gjerat ne kohen kur Saliu ishte Sekratar partie i PPSH, por duhet te veprohet ashtu sic thone specisalistet e njohur ne fushen e legjislacionit qe fatmiresisht qene reflektim edhe ne qendrimin e opozites. E si u beken ndryshimet ne kushtetute sa here qe ti doje qejfi Saliut ?! Sa here jane bere ndryshime ne kushtetuten tuaj i nderuar zoti Ambasador? E pra qe edhe ju duhet te ndihmoni me mire popullin shqiptar e jo udheheqjen e tij. Me shume respekt NAIMI.
Ky thote qe te hiqet njehere imuniteti pastaj te shohim po iu ‘ngref’ Sales per plotesimin e reformes ne tetor…
Hedh vickla kurva per te fituar ndonje gje me shume dhe shkon me vrap e kap per veshi tutori Arvizu e i jep urdher:Jepja shpejt sumen Saliut se sa per pazarin diskutojme me vone kur te ta kerkoje heren tjeter.
Qe kur perveshet menget koha ka vertetuar se besimi ndaj jush jo ndaj vendit qe perfaqesoni eshte ne kuoten me minimale ne opinionin e njerzve te thjeshte. Qendrimi as mish as peshk nuk eeshte mendimi pozitiv qe kerkojne shqiptaret. Pasiviteti nganjehere flet me shume . dhe ju kete duhet te beni per te mos turperuar ate qe perfaqesoni.
ARVIZU,PO DEL NGA RRUGA E ZOTIT.FJALA ‘SUKTH’ NUK MUND TE JETE ‘THUKS’
Nocioni apo fjala ‘imunitet’ eshte ‘pjeseze’ e nje sistemi te tere te drejtesise e aqe me teper te shtetit te se drejtes.
Ne gjuhen fshatarçe te vete quajturit ‘ERALIUS’ apo PAKA(KAKA)qe popullit as i interesojne fare,kerkojne te thone:”Popull idjot shqipetar,ju nuk kini qene te drejte para ligjit sepse ndersa shumica juaj eshte paraqitur para ‘drejtesise’ ashtu siç e ka bere nena,lakuriq ne ne kohe kur ‘baballaret e kombit’ ose ‘deputetet’ tuaj te nderuar jane paraqitur me ‘KOLLARE.Tani qe ne me 6 gusht do tua heqim kollaren ju do ini jo vetem te barabarte por dhe te gezuar e te lumtur”.
nuk mund te gjenden shprehje me ofenduese ne fjalorin shqipwetar te prof. ÇABEJT.
Kur shume qytetare amerikane me origjine shqiptare qe ndjejne neveri per kete ambasador qe vepron si ne ndonje ishull te paqsorit, cfare mund te mendojne qytetaret hallexhinj shqiptare ?.Po ato jetimet e protestuesve te vrare ne 21 janar 2011 cfare duhet te mendojne ?.Ndoshta kur te hapen letrat pa 50 vjetesh do vertetohet se arvizu ka qene “drejtuesi” i operacjonit ne 21 janar.Me e vogla qe do ishte per kete ambasador te blere nga lobi i berishes ne washington do ishte kerkimi i largimit te tij si i padeshirueshem.Paraqitja e ketyre situtave si “teper dramatike” per keto lesh imunitete e integrime eshte farse e shemtuar per te mbuluar gafat e tij dhe shume gabime te dipllomacise amerikane ne lidhje me mobsterin berishe.Ndersa Saliu vrau 4 veta ne bulevard Arvizu ka vrare besimin e shqiptareve tek Amerika .
edhe keshtu me 6 gusht mire,por edhe ne shtator tetor me mire??ky eshte nje pjese trapi!!!
Komentet jne te teperta!
Pergjigjen, te nderuarit ambasador, ja dha vete Saliu: “nuk i ndajme institucionet e pa varura me opoziten”. Ka me troç se kaq?
I KEMI. NUK I NDAJME ME TE TJERE.
Shqip muhabeti, ai kerkon heqjen e imuniteteve, pastaj gjemen e ben vete, me ata gjykates, TE VARUR.
Nuk i kane mjaftuar ato miliona, qe kane vendosur “gjykatesit e pavarur”, per te paguar debutetet opozitare, ne favor te femijeve grykes te Saliut; per tu vene nderin ne vend. Gje qe s’e kane patur.
I nderuar ambasador! Jeni deshmitar e gjakderdhjes me 21 Janar. Mos ju duket pak? Nuk ju rendon ne shpirt asgje?
Tani po kerkohen hapsana. Prap jeni dakord?
Keto lojra, qe u vjen era qe larg, behen ne prag te zgjedhjeve; ose me mire me thene per hir te zgjedhjeve, per ti perçudnuar.
Me behet qejfi, qe vete Saliu, jua u shfryu tullumbacen e leshuar nga ju:
JEPNI KONSENSUSIN E HEQJES SE IMUNITETIT ME 6 GUSHT, PASTAJ NGA SHTATORI APO ME VONE…….DISKUTONI EDHE PER INSTITUCIONE E PA VARURA.
Ai u dha nje joooo te forte.
Fjalet tuaja i mori era menjehere!
Populli yne eshte “djegur” njehere mbas “konsensusit te opozites” ne prag te hyrjes ne NATO, per hir te NATOS-s. Kete leshim e perdori Saliu poshtersisht per te gllabaruar zgjedhjet. Nje perseritje e tille ne zgjedhjet e ardheshme do te jete e pa faleshme qofte per opoziten, nderkombetaret “specialista” te mirepaguar apo edhe perfaqesuesit e qeverive te huaja me interesa te dyshimta ne vend.
O komentues te nderuar!Perse nuk i beni nje peticion Departamentit te Shtetit ne USA per t’a debuar kete ambasador?Me kete mllef qe keni me siguri qe do t’i bindni ato qe ta terheqin Arvizun dhe te therrasin nga pensioni J.Withers-in.
Nese halla do te kishte koqe,do te quhej …, nese hiqet imuniteti …, nese nuk hiqet imuniteti …, nese miratohen ne 6 gusht …, nese nuk miratohen ne 6 gusht …! Kjo eshte gjuha e kryeambasadorit ne Shqiperi: Nese …! Ik e merre vesh kete njeri dhe kete gjuhe. Nuk guxon te thote, kjo duhet te behet keshtu, dhe kjo ashtu! E ka zene frika edhe kete te shkretin, me keq sec e ka zene Ramen. Mire se ramen e ka kercenuar se do ta vrase, per ketij cfare mund t’i kete thene valle, apo do te pres shpeblimin e radhes, edhe kjo mund te kete ndodhur!
Nuk kam besim ma tek ky njeri qe kur perveshi manget per te numru votat dhe ja dha fitoren humbesit basha. Edi mos e beso ket njeri dhe ZOTI te dhante durim dhe te ndihmofte ne perballimin e nji fatkeqsie te kombit si sali berisha me band dhe ktyne sahanlepirsve.
IMUNITETI… IMPUNITETI APO ANTISHTETI !?
– “Heqje e imuniteti”.. “Shume zhurme per asgje”… apo ” Lufte me mullinjte e eres …”
– Nga Alban Dega- Nju Jork
Pallavrat e pozites dhe te diplomateve perfshi Z. Aleksander Arvizu per heqjen e imunitetit si leva e Arkimedit kunder korrupsionit masiv qeveritar ne Shqiperi do te meritonin titullin e drames se William Shekspirit ” Shume zhurme per asgje”.
Po aq ne mos edhe me shume ato ngjasojne me luften me mullinjte e eres apo me mizat te Don Kishotit te Manches se Servantesit.
Korrupsionin, mosbarazine e shtetasve shqiptare para ligjit, antiligjin e Luigjit te 14 shqiptar Sali Berisaha ” Ligji jam une” nuk e ushqen as nuk e mbron imuniteti.
A nuk u hoq ai per Lulezim Bashen e megahajnise mbi 250 milione euroshe te autostrades se kusarise se kombit!?
A nuk u hoq ai per Fatmir Mediun bashkeautorin e djalit te kryeministrit ne masakren masive te Gerdecit!?
A nuk u hoq ai tak- fak per ish- zevendeskryeministrin dhe krahun e djathte te Berishes Ilir Meta!?
A nuk jane pa imunitet tre deputete te PS- per masakren e urdheruar nga Berisha- Basha te 21 janarit 2011!?
Rezultati: korrupsioni jo vetem nuk u zhduk por as nuk iu prek nje qime floku!
Korrupsioni nuk u sikterris!
Krejt e kunderta… korrupsioni vec u harlis. Metastazat e tij kane kapluar dhe kalbezuar cdo qelize te shtetit dhe jetes shqiptare mga kryeplaku i fshatit e deri tek kryetari i shtetit, nga keshilltari i katundit e deri rektoret e universiteteve private e shteterore, nga shoferi analfabet i kryekomunarit e deri tek profesori Harvardian i Kristalit!
Korrupsioni eshte kthyer ne nje oktapod gjigand qe ka gllaberuar e po rrenon gjithcka ne Shqiperi politiken e ekonomine, financat e mjekesine, arsimin, idealin dhe moralin….. jeten e vdekjen, .. Gjithcka e kudo!
Aresyeja thelbesore e kesaj harlisjeje vdekjeprurese per cdo shtet e popull nuk eshte imuniteti qe edhe kur u hoq, por nuk dogj.
Aresyeja thelbesore e ketij kanceri te shumefishte e gjitheperfshires eshte impuniteti, pandeshkueshmeria nga ligji.
Pse!?
Sepse keshtu urdheron Saliqi!
Sepse keshtu komandon Saliqi!
Pse !?
Sepse keshtu mbijeton ne politike tash 20 vjet Saliqi!
Sepse keshtu korrupton Saliqi!
Korrupton per te sunduar… Sundon per te korruptuar duke krijuar nje zhiron mbytes per demokracine !
Pse !?
Sepse keshtu sundon pa fund Saliqi derisa ti jape ymer ai lart!
E vendin e atij lart per shqiptaret e Shqiperine e ka zene pikerisht Saliqi!
Pse!? Sepse vendin e diktatures se proletariatit ne Shqiperi e per shqiptaret sot e ka zene diktati i Sali Pilatit!
Sepse vendin e Ligjit ne Shqiperi e ka zene Luigji, domethene Saliqi!
Sepse ne Shqiperi sot e aq me teper duke nisur nga neser kur merr zyrtarisht detyren kryetari i ri i shtetit te gjithe pushtetet, te gjitha ligjet e hallkat e tij ne Shqiperi i komandon Maliqi, domethene Saliqi!
Pse?!
Se ne vend te sundoje demosi, thelbi i demokracise me voten e tij te lire e te barabarte, sundon Saliqi me ligjin e fuqine e votes se kusarise!
Pse!? Ndersa luftohet me fjale, me pallavra, me sllogane per imunitetin, te gjitha pushtetet ne duart e Saliqit vec ushqejne e harlisin edhe me shume impunitetin.
Betejat me Mullinjte e Eres e mizat e heqjes se imunitetit, ofensiva “shume zhurme per asgje” kunder imunitetit eshte thjeshte nje vello, nje maske, nje hic kunder per ti hedh his syve miletit.
Po nuk u luftua dhe po nuk i zhduk nga kreu politikes dhe qeverisjes impuniteti, ne Shqiperi ka marre fund e eshte kalbezuar, ka mbaruar vete shteti ligjor, shteti i se drejtes.
Cdo leshim, cdo pazar i opozites dhe shoqerise qytetare ( civile) vetem se do te cimentonte kete antishtet… Ne vend te ligjit do te sundonte antiligji ” ligji jam une” qe eshte fundi dhe vdekja e cdo demokracie.
O ambasador !
E di? Eshte me mire ta mbyllni gojen, se sa here flisni ju, punet e Shqiperise, behen edhe me lemsh … Shkurt, perveç se demagog dhe pa seriozitet, ju jeni edhe nje funksionar krejt i paafte i SHBA.
mir e ka arvizuja dhe me agane dhe me qahane.lage sot e rruaje mot
Akoma me Arvizun?Ky eshte nje lojtar i lobingjeve qe paguan Sala ne USA.Sa kohe te paguaje Sala ne Washington,aq kohe do rrije ne pushtet.
Ky ambasador, ka me shume frike nga Berisha se sa ka Rama prej ketij te fundit. Rames, tek e fundit nuk ka cfare t’i beje, ja do ta lere pa marre pushtetin edhe ne vitin 2013, por Arviziut i pret “buken e gojes” dhe i le femijet “pa buke”. Tani thoni, cfare te beje Arviziu i gjore, te mbeshtese te drejten, opoziten ne kete rast, apo genjeshtren, presionin, shantazhet dhe mashtrimin ne rastin tjeter. Sigurisht, kete te dyten, se ndryshe Berisha i shkruan leter Departamentit te Shtetit per ta shpallur pastaj Arvizine “persona non grata”, sic beri me ambasadorin e meparshem John Withers! Qofte larg!
ah sikur te kishim mundesi te te hiqnim imunitetin ty mor arvizu, pastaj do fillonte gallata.
te dilnin milionat qe te jane dhuruar nga saliu…
Zoti ambasador duhet ta kuptoni se shqipetaret jane shume me te zgjuar se ti dhe rraca jote.
Po ku ishe se na thave syte.Paske fillu me bo gara me Salen kush del me teper ne media o kadosh
@Fatmir Lamaj, shkrimi juaj duhet skalitur mbi nje pllake guri dhe t’ia veme arvizuse tek hyrja e ambasades si dhe nje pllake para godines se PD-se duke theksuar dhe kontributet e SALI BERISHES ndaj diktatures se enver hoxhes plus sherbimeve te denja ndaj amerikaneve.
‘
A E DI AVRIZUJA SE C’ESHTE MESALLA ME DY FAQE?
Avrizuja njehere thote bashke me TROJKEN e ambasadoreve se 6 gushti ishte data e fundit fatale per integrimin e Shqiperise ne BE, tani e ktheu “pllaken” kur pa vendosmerine e opozites dhe te Edi Rames per mos t’ju nenshtruar presionit dallkauk dhe mashtrimit enverist te Sali Berishes me IMUNITETET shton si pa gje te keq, se nuk eshte ashtu. duke e lene Banden e Saliut me gisht ne goje, se sic duket nga kjo deklarate ne TEMA i thote troc Saliu, se TANGOJA e IMUNITETIT nuk mund te kercehet ne SOLO dhe se ne BE pranohen vetem CIFTET. Me pare po Avrizuja kishte bere Saliun BURRE SHTETI dhe kur ky BURREC ANTISHTETI vrau me urdherin direkt te tij, me 21 janar 4 vete te pafajshem ne bulevard, Avrizuja e ktheu pllaken, futi bishtin ne shale dhe i shpetoi turpit per ibret me deklaraten, qe shqiptaret nuk e kishin kuptuar drejte. Nga njera ane DASH publikon te dhena se Shqiperia jeton vetem me trafik kurvash, kanavis sativa dhe droge, Avrizuja lavderon Policine e Shtetit per arritje madheshtore. Bile i dekoroi edhe pas ngjarjeve te 21 janarit. Ne nje kohe qe kjo polici nuk hyn dot ne nje fshat si Lazarati. Nga njera ane i thote Edi Rames dhe opozites “AMAN HIQNI IMUNITETIN!” se dote cliroheni nga e KEQJA E MADHE korrupsioni dhe hajnia, nga ana tjeter shkon e darkon me te KEQEN ME TE MADHE pa IMUNITET te korrupsionit dhe hajnise, Lulzim Basha. Prandaj shqiptaret jane krejt te corroditur nga levizjet pa sens te ambasadorit amerikan ne Tirane dhe nastradini do ta pyese me sinqeritet:
A E DI AVRIZUJA SE C’ESHTE MESALLA ME DY FAQE?