Live nga San Quentin, burgu më i vjetër në SHBA (FOTO)

23 Korrik 2012, 13:03Lifestyle TEMA
Live nga San Quentin, burgu më i vjetër në SHBA (FOTO)

Fotografi Lucy Nicholson ka siguruar një leje të rrallë për të realizuar disa foto brenda San Quentin, burgut më të vjetër në Kaliforni dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Historia e burgut nis që me periudhën e zbulimit të arit në këtë zonë. Një fluks i madh njerëzish mbërritën aty. Natyrisht shumë prej tyre ishin njerëz që nuk njihnin kufij.

Fillimisht ata burgoseshin në një anije, të ankoruar në Gjirin e San Françiskos.

Për shkak të mbipopullimit dhe arratisjeve të shpeshta, zyrtarët vendosën të krijojnë një burg në tokë. Ata zgjodhën pikërisht zonën me emrin San Quentin.

Ndërtimi nisi në vitin 1852 duke përdorur të burgosurit dhe përfundoi në vitin 1954.

Deri në vitin 1932 aty kishte të burgosur femra e meshkuj. Është i vetmi burg që ka një dhomë gazi, edhe pse nuk përdoret më.

Gjatë historisë 160 vjeçare, në burg kanë qëndruar disa nga kriminelët më të famshëm në SHBA.

Burgu është gjithmonë i mbipopulluar. Edhe pse ka një kapacitet prej 3.302 të burgosurish, shifrat e fundit tregojnë se aty ka 5.247 të burgosur. Ai i kushton shtetit 184 milion dollarë në vit.

Mendohet se ky është burgu me më shumë të dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit. Aktualisht janë 700 persona që presin ekzekutimin.

Burgun e ka bërë të famshëm edhe këngëtari i njohur Johnny Cash, që ka performuar aty përpara të burgosurve.

3 komente në “Live nga San Quentin, burgu më i vjetër në SHBA (FOTO)”

  1. coku says:

    te cojme salen, ilirin, bashen, mediun meqe eshte edhe me pashaporte amerikane, ristanin medoemos, etj. te marin sapun me vete se me cshoh nga fotot paskan shoqeri.

    1. AK says:

      KE HARRU ILIR METEN DHE NARD NDOKEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje