Superpasanikët fshehin të paktën 21 trilion dollarë

23 Korrik 2012, 09:59Lifestyle TEMA
Superpasanikët fshehin të paktën 21 trilion dollarë

Elita e superpasanikëve në mbarë botën ka të fshehura të paktën 21 trilion dollarë, të cilat mbahen në strehat tatimore.

Ky është përfundimi i një studimi shumë të gjerë, raporton BBC.

Kjo shifër është ekuivalente e ekonomive të SHBA e Japonisë.

Studimi është përgatitur nga James Henry, një ish- kryekonomist në McKinsey. Studimi është përgatitur për Rrjetin e Drejtësisë për Taksat.

Madje vetë Henry thotë se kjo shifër është konservatore dhe se shkalla reale mund të shkojë deri në 32 trilion dollarë. Një trilion është baraz me 1.000 miliard dollarë.

Ky raport vjen mes shqetësimeve gjithmonë në rritje në lidhje me shmangien e taksave dhe evazionin fiskal.

Grupi që komisionoi përgatitjen e raportit bën fushatë kundër strehave fiskale.

2 komente në “Superpasanikët fshehin të paktën 21 trilion dollarë”

  1. Gezimi says:

    Kur i dini pse nuk i futeni punes per te pare se pse dhe kush i ka fshehur? Ja pse bota eshte ne krize! A ka fakt me domethenes se ky?

  2. Prof. says:

    Po me vete do ti Marin xhanem ,pse si hedhin ne qarkullim te na rriten cik rrogat se ngelen duke na I ulur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje