Jo pak zhurmë bëhet në Kosovë saherë që ka emërime të ambasadorëve të rinj. Kryesisht ka ankesa për vendime politike, nëse një kandidat vërtet e meriton të bëhet ambasador apo emërimi bëhet vetëm për arsye të afërsisë me udhëheqësit e shtetit.
Sidomos ata që janë emëruar së voni kanë nxitur debat shumë të nxehtë në Kosovë, pasi në mesin e tyre ka edhe ish-ministra apo persona të afërt me bizneset e politikanëve.
Mirëpo, këta ambasadorë sipas burimeve të “Zërit”, në Qeverinë e Kosovës, ka tre muaj që nuk kanë marrë rroga. Ky informacion jozyrtarisht është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të qeverisë, por që nuk kanë pranuar të fl asin publikisht për këtë gjë.
“Është thjesht skandaloze”, ka thënë shkurt një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, derisa thotë që MPJ kurrë nuk do e pranonte këtë gjë sepse është thjesht e pabesueshme qysh i kanë lënë pa mjete diplomatët kosovarë.
Me përjashtim të MPJ-së, asnjë nga zyrtarët politikë apo ata që kanë shërbyer apo shërbejnë ende në misionet diplomatike të Kosovës, nuk kanë pranuar të flasin zyrtarisht me gazetën.
Uliks Emra, u.d. i drejtorit të përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, në përgjigjet e kthyera “Zërit” pasditen e së premtes e ka mohuar se ndonjë ambasador ka mbetur pa rrogë.
kemi me mija shqitare jashte ,me banesa qe sa e sa vjet atje,disa edhe me te ardhura te majftueshme nga nje pension,apo nje investim i tyre qe do te kishin pasur mundesi me perfasuar nje qind here ma mire kosoven apo shqiperine neper bote , se sa ambasadoret e nominuar,mbasi i njohin njerezet ne vendet ku jetojne!
pamvaresia e tyre ,edhe atdhedashuria e tyre,ndoshta pengon pushtetaret tone!
C’ju duhen rrogat,imuniteti diplomatik qe gezojne i ben te paprekshem dhe pasioni qe kane per parane u jep cdo te drejte te jene te ngatrruar ne punet me te pista.