Shqipëria dhe Maqedonia, rritje të emigracionit

27 Korrik 2012, 10:50Rajoni TEMA

Maqedonia radhitet në vendet që kanë shkallën e lartë të emigracionit dhe qytetarëve që braktisin vendin. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet e para të rajonit të Ballkanit sa i përket rritjes së emigracionit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, Maqedonia është përfshirë në vendin e 23 në listën e përbërë prej 25 vendeve, ku thuhet se ky vend ka numër të madh të qytetarëve që kanë ikur në emigracion.

Në listën e 25 vendeve janë të radhitur disa shtete, ndërsa afër Maqedonisë janë Bregu Perëndimor dhe Gaza, Granada, Samoa, Sao Tome, etj.

Banka Botërore ka publikuar se 447 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë braktisur vendin deri në vitin 2010. Kjo përbën 21,9 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni.

Shqipëria është vendi me emigracion më të lartë nga vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas Bankës Botërore, ajo është radhitur me shifër të lartë të emigracionit, duke qenë 45,4 për qind e popullsisë në emigracion. Pas saj radhitet Bosnjë- Hercegovina me 38,9 për qind. Banka Botërore ka bërë të ditur se numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë emigrojnë në Itali, Gjermani, Austri, Slloveni, Francë dhe Kanada, etj. /INA

8 komente në “Shqipëria dhe Maqedonia, rritje të emigracionit”

  1. Ben Chicago says:

    cfare thoni more
    sipas salit ne shqiperi do te vijne emigrante nga europa pervec gjermanise

    1. jimmi says:

      habitem qe akoma rrine aty rinija neper kafene e duke pare kriminelin salije .vetem i vdekur do te vije ne ate vende te mjeresh .Sidneje

      1. k... derri says:

        Jimmi as te vdekur nuk te duam ketu ne Shqipri rri atje ku je se je mire te tille si ty bejn mire ti rrin larg ktij vendi

  2. Drini says:

    Se jemi kaq shumeprandaj nuk kemi te drejte vote. Sna i jep salqeni dhe edvin mafishja te drejten. kokrra e maskarenjve qe e dy.

  3. saliheqenefi says:

    sado te emigrojne shqiptaret salihja nuk mbet pa skllever,demokratizimi ka nevoje per ta,gjithashtu edhe per te festuar 100 vjetorin e varesise prej malcorhanes

  4. shqiptari says:

    Ne Evropa qe nga hyrja e te drejtes pa Viza.Ne shume shtete te Evropes.
    Njerezit nga shqiperia,kane kerkuar Azil per politik,po ashtu dhe nga gjakemarjet.Akoma ekziston ligji i te drejtave te njeriut per te tila raste.Belgjika-Gjermania-Hollanda-Italia-psh i ka pranuar ne shumicen e rasteve.Dhe ju ka dhen te drejten e qendrimit.
    Por keto gjera nuk publikohen,qe mos te largohen njerezit.

  5. a jem a s’jem properndimor a?

  6. sl says:

    asht keqkuptim
    jan turistet shqiptare qe numerohen gabim si refugjat

    sala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje