Bie vendimi i Mimozës për çimenton

25 Korrik 2012, 20:06Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë vendimin për heqjen e taksës për çimenton. Ky vendim i saji do të hyjë në fuçi nga data 1 gusht i këtij viti.

Këtë vendim të sajin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj gjatë takimit që zhvilloi të mërkurën pasdite me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.

Ai ka thënë se “çimentoja dhe patatja nuk do të bëhen pengesa në raportet Kosovë-Shqipëri”.

Ndërkaq, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ka thënë se “bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të jetë model për rajonin”. /Zëri/

2 komente në “Bie vendimi i Mimozës për çimenton”

  1. zefi says:

    Ja nje shembull karagjoz,qe ben te kuptohet se gjuha letrare shqipe duhet te perdoret drejt e nga te gjithe,ndryshe ngaterrohet si ne kete lajm te “ZERI-t”,qe citohet,se ” Ky vendim i saji do të hyjë në fuçi nga data 1 gusht i këtij viti”
    -Jo “FUCI”,por “FUQI”,zoterinj kosovare!!
    FUCIA DHE FUQIA jane dy fjale te ndryshme,qe nuk kane lidhje me njera tjetren!!!
    – DIALEKTET VETEM PRISHIN PUNE!!!
    -Boll e shemtuar eshte kjo ministrja,boll te shemtuar e ka edhe mbiemrin e turpshem “KUSARI”,por mos e prishni te pakten edhe ju gazetaret shqipen!!!
    .

    1. Gent says:

      @zefi
      E zbulove Ameriken, ke zbuluar nje shkronje qe eshte pervjedhur gjat shkrimit te artikullit,
      nga ”ç” ne ”q”hahahhaha me ke shty te qeshi,
      ndersa ti e ke shkruar keshtu,
      ”ZERIT-t”,
      kurse me drejt do ishte, ”ZERI”-t,
      —————
      ndersa vendimi per heqjen e tases per çementon Shqiptare,
      e prita mire,
      por edhe qeveria Shqiptare duhet te jet e kujdesshme qe mos te veje me taksa mbi prodhimet Kosovare,
      si rasti i takses mbi pataten e Kosoves gjat vitit te kaluar,
      sepse pastaj qeveria e Kosoves do gjej alibi per vendosjen e ndonje tjeter takse mbi ndonje prodhim Shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje