Lamtumirë me batuta për ambasadorin Dell

24 Korrik 2012, 12:04Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell përfundoi misionin e tij diplomatik në Kosovë dhe brenda pak ditësh pritet të niset drejt Uashingtonit.

Me rastin e largimit të ambasadorit Dell në Prishtinë është mbajtur një takim lamtumire mbrëmjen e së hënës. Në takimin e përcjelljes së ambasadorit Dell, merrnin pjesë Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministra e deputetë të Kuvendit.

Në atmosferën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, por nisur edhe nga raportet dhe bashkëpunimi i ngushtë i kryeministrit Hashim Thaçi me ambasadorin amerikan në këto dy mandate të tij në Prishtinë, mbrëmja e lamtumirës së Dell është karakterizuar nga batuta gjatë fjalimeve të rastit.

“Unë dëshiroj që Ju të vini sërish ambasador i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë për herë të tretë. Nëse nuk kthehesh sërish, atëherë unë do të përpiqem të të emëroj ambasador të Kosovës në Uashington”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi, deklarata e të cilit shkaktoi jo pak të qeshura në sallë.

Në të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe ambasadori Dell. “Kam frikë se Kosova do të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së dhe s`do të keni mundësinë të më emëroni ambasador në Uashington”, tha Dell.

7 komente në “Lamtumirë me batuta për ambasadorin Dell”

  1. sylejman says:

    Bravo! Edhe nje here na treguat publikisht se per kend dhe me kend ka punuar ky tullaci (dhendrri i bullgareve).

  2. malsori says:

    NJERIU QE BERI AQE SHUME PER KOSOVEN.RESPEKTE DHE I UROI NGA ZEMRA SUKSESE .DHASHTE ZOTI QE VERTE KOSOVA TE JETE SHTETI I 51 I SHBA.

    1. anticensurë says:

      ho mo ta lumsha,o malsor!
      ne nuk po e bashkojmë dot me shqipërinë e ti do me nai çu në p… të s’ëmës,në amerikë?!

  3. LENCI says:

    SI NUK E KISHIM AT FAT TE JEMI SHTETI 51 I SHBA,

  4. Dasmë apo varrim për ne says:

    Po të bëhej Kosova shteti i 51-të i SHBA-ve, dhe sidomos po të vlenin ligjet e njëjta demokratike sikur në SHBA, do të ja falnim Thaçit dhe Jahjaga-s nënshtrimin e kombit tonë për luksin e tyre si milionerë në Prishtinë dhe për pasurinë e tyre gjetiu në botë.

  5. Cakalli7 says:

    guvernatori me emerin kaq tingellues ne shqip “dell” iku, ke o dregoje qiviria ameriqene te qivirise kete koloni te saj all portriko po pa banane?

  6. Çimi, shoku i Melamin says:

    Aloooooo Çimi jam…
    Hahaha na ben edhe ne te qeshim. Keta batutat me ambasadoret i bejne kur ikin, se kur jane ne fuqi nuk ja u mban.
    Aloooooo Çimi jam…mos thoni qe nuk ja u thashe!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje