SETimes
BE-ja mirëpriti idenë për të formuar një strukturë të re dhe të përhershme, një Beneluks Ballkanik i përbërë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi — por nxiti debat të ashpër nëse kjo mbështet në një mënyrë të tërthortë krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Ne jemi absolutisht për çdo lloj integrimi dhe veprimi të përbashkët të vendeve”, tha Peter Stano, zëdhënës për komisionerin e zgjerimit të BE-së Stefan Fule.
Qëllimi është për të shtuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe për të përshpejtuar anëtarësimin në BE, sipas ekonomistit austriak Gunter Fehlinger dhe gazetarit të Kosovës Ekrem Krasniqi, të cilët kanë iniciuar këtë ide.
Fehlinger dhe Krasniqi propozojnë një traktat ndërqeveritar midis Shqipërisë dhe Kosovës, të ndjekur nga ftesa Maqedonisë dhe Malit të Zi për t’u bashkuar. Ata parashikojnë një sekretariat teknokratik për të zhvilluar dhe zbatuar masa si dhe për të kontrolluar veprimet e qeverive.
“Deficiti tregtar gjithnjë në rritje i Kosovës e vë atë në qendër të këtij projekti. …Bizneset e saj të vogla kanë nevojë për të hyrë në tregjet rajonale. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia mund të shërbejnë edhe si nxitës për Kosovën drejt Italisë, Greqisë dhe pjesës tjetër të BE-së”, thanë ata.
“Qëllimi kryesor i Maqedonisë dhe interesi është që të bëjë përparim në integrimin në BE, jo integrim më të ngushtë me vendet e rajonit. I pari është shumë më i avancuar dhe më i rëndësishëm, dhe kapërcen barrierat e pranishme në çdo integrim të ngushtë”, tha për SETimes Aleksandar Georgiev, zëdhënës për qeverinë maqedonase.
Georgiev shpjegoi se Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me të gjitha vendet evropiane, si dhe me Turqinë dhe Ukrainën — një treg i madh prej 600 milionë njerëzish.
“Kufizimi i vetes në një treg prej 8 milion njerëz është i pakrahasueshëm me tregjet evropiane, sidomos që Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova janë të mbuluar nga këto të fundit”, tha Georgiev.
Propozimi vjen në një kohë me një ndjeshmëri në rritje, kur një diplomat veteran britanik, ish-ambasador në Beograd Sir Ivor Roberts, propozoi rregullimin e kufijve të Ballkanit nëpërmjet organizimit të një Konference të re të Berlinit, duke iu referuar konferencës së paqes të vitit 1787 e cila stabilizoi pastaj rendin evropian.
Kongresi Botëror Maqedonas menjëherë hodhi poshtë një bashkim të ri si Beneluksi, në të cilën maqedonasit, malazezët dhe serbët do të jenë një pakicë që numëron 2.5 milionë, në krahasim me 5.5 milion shqiptarë.
“Një bashkim i dominuar nga një etni tregon se është një zëvendësim për Shqipërinë e Madhe dhe do të përjetojë fatin e ish-Jugosllavisë e cila ishte një zëvendësim për Serbinë e Madhe”, tha ai.
Disa, si banori i Shkupit Bekim Berisha, 51 vjeç, nuk pajtohet.
“Unë jam i vetëdijshëm për rreziqet e dominimit të perceptuar etnik. Por megjithatë vendet e Ballkanit duhet të kërkojnë mënyra për të krijuar një treg të unifikuar jashtë BE-së të trazuar ekonomikisht”, tha Berisha për SETimes.
Berisha argumentoi se çdo zgjidhje e propozuar duhet të bazohet mbi aktivitetin sistematizues ekonomik dhe përdorimin e porteve të Durrësit dhe Barit si alternativa ndaj Selanikut.
“Tregtia nëpërmjet këtyre porteve do të reduktojë kostot e transportit dhe unë jam dakord me zyrtarët se kjo do të mundësojë harmonizim me direktivat e BE-së”, tha ai, duke u bërë jehonë pikëpamjeve të zyrtarëve shqiptarë.
“Megjithatë, çdo integrim duhet të vijë nga vetë vendet, jo të imponohet nga jashtë”, përfundoi Berisha.
Ish-diplomati Ognen Maleski tha se është i befasuar me lehtësinë me të cilën ideja e Beneluksit u nis dhe u mbështet. “[Çdo] nismë e tillë, duke përfshirë edhe paraardhësit e BE-së, Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut dhe tregu i përbashkët evropian … u formuan mbi të gjitha mbi baza gjeopolitike, dhe jo ekonomike”.
Maleski shpjegoi se popujt dhe shtetet në Beneluks shfaqin shkallë të fortë solidariteti dhe bashkëpunim të ngushtë. “Por në Ballkan, kujtimet e së kaluarës të dhimbshme dhe mosbesimi i akumuluar të gjeneruara nga problemet ekzistuese të drejtpërdrejta ndikojnë në mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më racionale”.
Slobodanka Jovanovska tha se Brukseli është duke përgatitur të krijojë një oborr të ri për BE-në, në vend që t’u japë anëtarësimin e plotë vendeve të rajonit bazuar në merita.
“Megjithatë ideja e [Beneluksit Ballkanik] paraqitet më shumë sikur është krijuar nga Bruksel, por arsyet politike tregojnë se është lokale, pra rajonale”, tha Jovanovska.
ME MIRE TE BASHKUAR NE NJE BENELUKS BALLKANIK SE SA TE PERCARE NE 5 SHTETE.SHQIPTARET NUK JANE POPULL AGRESIV ,DHE KANE TE ZHVILLUAR NDJENJEN E MIQSISE ME TE HUAJIN (FILOKSENINE).EVROPA MUND TE GJEJE NE KETE SHTET FORCEN PER TE RRUAJTUR QETSINE E BALLKANIT,DHE PER TE ZGJIDHUR KONFLIKTET E FUCISE SE BARUTIT ME QETSI DHE PARLAMENTIN E BENELUKSIT BALLKANIK.
ooooooooooooo SKANDERBE koment i menqur SHQIPTARET jane siguria e ballkanit kete e ka kuptuar gjith bota e BE bashke ka ardhe koha e skenderbeut oj shqipni kush mendon qe nuk ju pelqen kjo ide munde ti leje keto troje qe neser biletat jua paguj une .
Liria e tjetrit është vështirë të kuptohet nga një komb me ide të sëmura nënshtruese. Nga qeveria jonë e shitur nuk kuptohet pse nuk pranon populli të jetë vegël e huaj. Të huajt paguajnë shumë më shumë se shqiptarët. Filozofia e udhëheqësve shqiptarë nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina është: “Ha si derr, kënaqu si derr”.
Le te krijojme Beneluksin shqiptar –Ndaj gjithe trojet tona ne Ballkan te kerkojne shkeputjen nga shtet e huaja dhe bashkimin me Shqiperine
Ndersa ata SLLAVO MAQEDONASIT , DHE SLLAVO MALAZEZET LETE VAZHDOJNE ME AVAZET ETYRE —Shqiptaret te mblidhen ne nje shtet te vetem dhe jemi ne regull
Diskutojne analfabetet.
Beneluksi Ballkanik nuk mund te krijohet pa miratim te OKB,BE,SHBA,Rusise,Kines,qe jane shtetet me potence dhe gjithe shteteve fqinje me truallin Beneluks Ballkanik.
Ky Beneluks pa harmoni brenda tij si dhe me fqinjet i perkrahur nga OKB,BE,SHBA,Rusi,Kine,etj,nuk mund te realizohet nen qiellin e paqes.
Gjithashtu ky beneluks kerkon patformen me ligjet,regullat e miratuara nga gjithe shqiptaret qe perfshin Beneluksi.Pa hyre ne hollesirat qe lindin me tej, kjo platforme mund te zbatohet ne frymen e mirekuptimit dhe paqesimit.
Ceshte ky kungulli qe i bie shkurt me shkop magjistari:Shqiptaret te mblidhen ne nje shtet me vete dhe jemi ne regull.
Ky jevgu fane pagokerka edhe biletat,kur kruan xhepat per nje kafe.
Ky skenderbeu i vjeter e di se Beneluksi i shqiptareve krijohet nga shpata e Skenderbeut,kur tani me raketa e bombe atomike te rafshojne ata qe s’u pelqen Beneluksi or kungull.
Idete e Beneluksit s’i japin dot analfabetet more palodiskutante,ai problem kerkon kokat e botes pastaj c’thone shqipot qe edhe tani brenda shqiperise s’kane unitet por vriten per dy koqe para.
Realist ke bere nje permbledhje te shkelqyer, te budallallekut tend. Pershendetje
ooooooooooooooo realiste sa per jevge qe me quan po te them qe po te me shikoje perball do imagjinoje veten qe je ne suedi nuk eshte faji im qe rraca jote ndjehet mir kur kalon uren ne marmara sa per kafe eshte e vertet qe pi vetem kafe turke ku takohem me ata qe erdhen nga matan marmaras se ju pelqe shume per kurjozitet nje nga jugu i shqiperis pin deri ne 15 kafe ne dite ke para sysh te hargjosh pare per kafe duhan birre apo suflaqet e tua te imagjinoj se ata ta matan marmaras bejne gare se kush e ka barkun me te madh duke pir birre me salqiqe gjith diten dhe ferkojne barkun sikur te ken arritur majat .imagjino suedin kur te me kujtosh mua KRENARE NGA FANI I MIRDITES .po te duash te qoj nje fotografi qe te krenohesh qe ke nje shoke nga suedia apo nga gjermania .si i thomi ne andej nga FANI une tu than qe uku tej qe gjurmet ,tej je hala ke ura o krrabe e vafer .
Nuk ka rruge tjeter , veçse Shqiperi Natyrale . Me ndihmen e Zotit ne qiell dhe Amerikes ne toke kjo enderr shekullore ka per tu realizuar shume shpejt . Respekte te gjithe Shqiptareve kudo qofshin , latrt e me lart dhe mire e akoma me mire ju pafsha .
edhe un jam me skenderbeun dhe me mirditen , per mal te zi me duket sesht problem por qfar ti bejm kta ketej nga maqedonia ,mos po del ndoj aleksander i madh dhe po na pushton ne shekullin njezetenje, ide e mir benelluksi ballkanas se edhe kosova ma ne fund behet me det adriatik, pak provokuse.
pse u iku mendja ketyre? iu desh 10 vjet te prishin jugosllavine qe qenkesh serbia e madhe tani duhet te krijojne turkosllavine?
Ke te drejt o cakll pa dhembe por se pari e ka rradhen Greqia tende asaj po i afrohet si dikur Jugosllavis nuk eshte larg do tja degjojm kengen por per Allvanin mos u bej fare merak o cakall i Janulles
=e paske “regullue” dialektin egnatia, avash avash do e … hash.
gjithcka na servohet ne pjate neve dhe ne e hame,jam i indinjuar dhe i prekur si shqiptare,pergjigjen te kjo ceshtje mundet ta gjejme te ajo se si vepruan serbet para shkaterimit te jugosllvise kur evropa u ofronte serbeve dhe te gjithe popujve te jugosllavise integrim ne europe si anetare e barabarte pa reforma e standarde do te thote pa kurnji fare kushti,serbet nuk pranuan pse vepruan keshtu: ne ikemi te njohura idete e shume politikaneve, publicisteve,gazetareve se ne shqiptaret do te bashkohemi me integrimet europiane tani ki propozim na vjen ne kete forme si beneluks ballkanik si zavendsim i tezes te bashkimit te shqiptareve,kurse serbet i refuzuan europianet vetem e vetem per te krijuar shtetin e tyre kombetar me kufij te definuar dhe te njohur nderkombetarisht edhe pse jugosllavia ishte bashkesi e popujve sllav nuk deshironin ta ruanin kete bashkesi shtetesh vetem ne keto kushte tani serbet kane mare rugen e europes dicka qe serbet e refuzuan para me se 20 vitesh tash na ofrohet neve kjo eshte nje ide antishqiptareqe qe na vjen si propozim i nje austriaku dhe i nje gazetari shqiptare qe thellesisht besoj nuk eshte ide e tij por nje detyre e dhene nga te huajt qe kursesi nuk duhet te pranohet ne duhet te angazhohemi qe te bashkohemi asesi nuk duhet te zavendesohet ideja e bashkimit kombetar me nji bashkesi shtetesh sllave te quajtur beneluks.
o tetovë,
çfar ke dashur të thuash se nuk të merret vesh!?
apo thjesht për të zbrazur inatin?