Ufot e Abedinit

20 Korrik 2012, 12:45Rajoni TEMA

Abedin Ratkoceri nuk është krejt i panjohur. Burri nga Babushi i Lypjanit, i cili dyshohet se ka mashtruar dy gra nga Malisheva, duke ua marrë 1 kilogram ar për t’ua hequr sehiret, është personi i cili në vitin 2004 mashtroi televizionet kosovare, duke u thënë se në livadhin e tij ka rënë një “jashtëtokësor”. Fqinjët tregojnë se dikur ai kishte shumë punë, por kohëve të fundit personat që ia kërkonin paratë nuk ia lëshonin derën.

Besharetet duket se gjithmonë e kanë ndjekur pas. Herë nga toka e herë nga ajri.

Një herë ka qenë dëshmitar i një dhie që fluturonte.

E njëjta më pas shndërrohej edhe në kalë.

Aq bindës ishte në ato që deklaronte, sa për “UFO”-n që kishte parë në qiell, në vitin 2004 kishte raportuar edhe Televizioni Publik i Kosovës (RTK).

Ky është Abedin Ratkoceri nga fshati Babush i Lypjanit.

Tash ky burrë është në paraburgim si i dyshuar për mashtrimin e dy grave nga Shkoza e Malishevës.

Dyshohet se ai u ka marrë 1 kilogram ar, duke u thënë se kishin “magji të zezë”.

Arin nuk ua kishte kthyer, por sipas policisë, e ka shitur në dy argjendari duke përfituar mijëra euro.

Si për dreq, edhe në qershor të vitit 2004, Beshareti që shndërrohej herë në dhi e herë në kalë, kishte rënë në livadhin e Abedinit.

Në atë kohë, ai kishte thënë se gjëja e çuditshme, në atë mot të hallakatur, për gjysmë ore ishte shkarravitur në pronën e tij.

Si dëshmi tregonte barin e rrëzuar.

Pasi ishte ndrequr koha, Beshareti kishte fluturuar në qiell.

Por në tokë, gjëja e çuditshme i kishte mundësuar Abedinit të bëhej yll televiziv./Express

4 komente në “Ufot e Abedinit”

  1. Mashtruesi says:

    Ky person është mashtrues, pa dyshim. Por ky burrë i ka mashtruar vetëm disa njerëz. Qeveria e Kosovës i ka mashtruar disa milionë dhe ende vazhdon me mashtrim. Kush është më kriminel, një njeri i vetëm apo një qeveri e tërë?

    Ligji është sikur rrjeti i merimangës. Insektet e vogla zihen, të mëdhatë depërtojnë pa asnjë pengesë.

    1. drilon says:

      nje mashtrues flet per mashtrimin? ik o pirdhu

  2. Cakalli7 says:

    duhet te jesh ka… mga koka tek kebet te te genjeje ky fare maloku, po ka gjetur venb e ben kuvend

  3. raimondi says:

    Bravo Abedin ! Ti uhesh per politke se qenke mashtrues , hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje