Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit, teksa po kthehej nga Shqipëria.
Lajmi bëhet i ditur nga “Koha Ditore”, e cila thekson se Rexhepi po kthehej me automjetin e tij së bashku me gruan dhe vajzën, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.
Sipas gazetës, aksidenti është konfirmuar nga burime të shërbimit zjarrfikës të tunelit të Kalimashit, që kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia e Qarkullimit Rrugor të Kukësit nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.
Burime nga shërbimi zjarrëfikës kanë theksuar për gazetën se rreth orës 00:30, në kilometrin e 5-të të tunelit të Kalimashit, në të dalë të tij, ka ndodhur një aksident automobilistik. Kamerat e tunelit kanë regjistruar se një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga mbrapa një kamion.