Kurti: Qeveria e Kosovës, diktatoriale

15 Korrik 2012, 16:22Rajoni TEMA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar qeverinë e Kosovës si qeveri diktatoriale, ndërsa ka theksuar se regjimi aktual vetëm sa po egërsohet.

Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të subjektit politik që ai e drejton, Kurti ka thënë se është e pavërtetë mënyra se si është thënë se ka vdekur ish-shefi i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Dino Asanaj.

“Kurrë më parë nuk kemi pasur gënjeshtra të pabesueshme si kohët e fundit. Prej të ashtuquajturës vetëvrasje të Dino Asanajt e deri te mbrojtja e prodhimit vendor grek. Është bërë shumë e vështirë ta demaskosh regjimin në Kosovë. Jo pse ka maskë të trashë, por pse i ka rënë ajo. Fytyra e këtij regjimi është ajo që e ka thënë gjithmonë Lëvizja jonë: një pushtet i uzurpuar që uzurpon, një politikë e pazareve ditore që e shet vendin edhe natën. Pushteti në demokraci duhet t`a vendosë shtetin në shërbim qytetarëve, e jo këtu, t`ua kundërvënë shtetin atyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka akuzuar drejtuesit e partive politike në Kosovë se flasin për të kaluarën dhe të ardhmen, për bashkimin kombëtar dhe genocidin serb vetëm atëherë kur ndonjëri prej fqinjëve të Kosovës kërcënon shqiptarët apo ushtron dhunë ndaj tyre.

“Këta politikanë iu thonë atyre fqinjëve: rrini rehat e na lini rehat se mirë jemi! Kjo është shumë pak, shumë vonë dhe jo pak e gabueshme”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve dhe anëtarëve të Vetëvendosjes.

Qeveritarët e vendit, ai i ka cilësuar si fëmijë, të cilët, siç ka thënë Kurti, më shumë me gojë hapur sesa me veshë hapur e dëgjojnë ambasadorin amerikan, Dell, dhe ndërmjetësin e bisedimeve me Serbinë, Cooper.

8 komente në “Kurti: Qeveria e Kosovës, diktatoriale”

  1. ed says:

    Te lumte Albin Kurti……keshtu e meritojne keta burracake shqipetare…..

  2. Ben Chicago says:

    albin megjithate jeni me mire se shqiptaret
    sali i vjedh zgjedhjet regullish juve jeni me mire
    sali urdheroi vrasjen e njerezve ne bulevard hashimi akoma
    por mos e lini hashim thacin te mare mesime diktatoriale nga sali

  3. shqiptari says:

    Z.Kurti c’fare ngjasime ka politika e Kosoves me te Shqiperise,po ndyshimet cilat jane?

  4. Fakti është fakt says:

    Këtë fakt e kemi kuptuar të gjithë ne shqiptarët në këtë krahinë. Pyetja që shtrohet është se për cilën arsye anëtarët e partisë suaj kanë llogari bankare më të madhe se gjithë shteti ynë. A mendoni ju me të vërtetë se jemi popull i marrë?

    1. Valbona says:

      Nuk eshte krahine zoteri Kosova, eshte shtet. Ndoshta jeni ju i marre qe se dini qe Kosova eshte shtet e jo krahine, pajtohu me faktin qe jemi shtet.Pik e madhe, te pelqeu apo nuk te pelqeu ty,hihihi…

      1. mirel says:

        Ngadale mi Valbona ta marrim vesh si e ka pyetjen ai zoteria i faktit.
        Me ke e ka me Kurtin apo Thacin.
        Pastaj le te merremi me korigjimet e rastit, nuk prish shume pune.
        Pune prishin ata qe jetojne ne kurriz te popullit dhe ata qe rrijne dhe bejne karshillek.
        Po e lame pa e ndalur , e keqja mund ti zere te gjithe.
        Si po na ndodh ne ne Shqiperi me Berishen.
        Menduam se Nano eshte tradhetar grek dhe rivotuam nje kriminel te deklaruar qe donte te ekzektutonte nje qytet te tere: Vlore ’97.
        Po menduam se ishte me shume burre se Nano ama,..kulmi i karakterit..
        E ka bere Shqiperine pazar Serb,, dhe tani i ngelet qe te na beje te tere skllever dhe te burgosur te vetja dhe te serbet, keshtu po vepron dhe Thaci, dhe dita kur do i bjeme kokes me grushta nuk do jete larg.

  5. Valbona says:

    Mireli flm per kujdesin, por Kosova nuk eshte as e z.Thaqit as e z.Kurtit, eshte e popullit, fakti nuk e cek asnje emer aty, pore vetem Kosoven si krahine, gje qe s eshte e vertete aspak, Kosova eshte shtet, ju pershendes.

    1. mirel says:

      Nuk kundershtoj agje per Kosoven, dhe eshte e vertete, nuk eshte as e Kurtit as e Thacit, per mua eshte e te gjitheve, dhe e imja, pavaresisht se jetoj ne Shqiperi.
      Ne kuptimin shtet, te dyja Shtete jane, por te paplotesuar.
      Bashkimi ne nje shtet do i japi kuptimin e plote te Shtetit Shqipetar.
      Dhe kush lufton per kete qellim eshte i nderuar.
      Se kush eshte Kurti une e njoh vetem neper gazetat, dhe nese eshte i sinqerte ne ato qe thote, atehere le tja bejme rrugen me te lehte dhe te jemi krah tij te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje