200.000 euro ryshfet kushëririt të Thaçit për 91 hektarë tokë në privatizim

14 Korrik 2012, 10:59Rajoni TEMA

Privatizuesit e një toke me vlerë prej një milion e gjysmë euro thonë se kanë paguar 200 mijë euro ryshfet për blerjen e 91 hektarëve tokë. Këto para thonë se i kanë dhënë në emër të familjes së komandantit Adem Jashari. Këtë e kanë pohuar tre prej tyre, të cilët thonë se këtë shumë parash ia kanë dhënë Hamdi Thaçit, kushëririt të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një biznesmeni nga Drenasi, Bashkim Demaj. “Koha Ditore” ka siguruar një videoincizim që zgjat 5 minuta e 46 sekonda, të bërë me telefon në maj të vitit 2009 në banesën e Zelqif Brakës në Prishtinë, në të cilin shihen duke numëruar 130 mijë euro para cash. Numërimin e tyre e bëjnë Bekim Krasniqi nga Malisheva, Shkëlzen Zariqi nga Prishtina dhe Islam Musliu nga Podujeva. Në video shihen edhe Zelqif Braka nga Kaçaniku, i njohur si “Buqi”, si dhe vëllezërit Avdi e Veli Jakupi nga Suhareka, dhe familjarë të Zelqif Brakës, i cili prej kohësh ndodhet në burg.

4 komente në “200.000 euro ryshfet kushëririt të Thaçit për 91 hektarë tokë në privatizim”

  1. beni says:

    Po kush nuk i ben keto pune qe ka dicka ne dore e sidomos kur je shqiptar.

  2. Ben Chicago says:

    ilir meta vodhi 700.000 euro dhe nuk e gjeti gje

  3. katunari says:

    Hajde se bohet ndonje gjyq tani,dhe ky robi qe eshte filmu,do dali qe nuk eshte ai,do thote qe eshte montim etj.Hajde per hajer ato pare,edhe ky si gjithe te tjeret.

  4. media says:

    kosova ka model allbanistanin me tiranistanin per pune kleptokracije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje