Surroi: Ambasadori amerikan, krijues e shpërndarës i thashethemeve

11 Korrik 2012, 16:40Rajoni TEMA

Veton Surroi ka dhënë një version ndryshe nga ai i ambasadorit Christopher Dell lidhur me pohimet e këtij të fundit rreth kandidatëve për president, duke shprehur çudinë si një diplomat amerikan bëhet krijues dhe shpërndarës i thashethemeve, raporton KTV. Ambasadori Dell, në një intervistë për gazetën “Kosova Sot” ka pohuar se Surroi ishte imponuar si kandidat për president të vendit.

“Kam shkuar në rezidencën amerikane me ftesë të ambasadorit Dell për darkë, në të cilën ai ka insistuar në prani të Hashim Thaçit që do të ishte mirë për vendin që unë të bëhem president pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut. Me arsyetimin se kjo do të ishte mirë për të tejkaluar krizën institucionale dhe për ta prezantuar Kosovën më mirë në botë, për shkak të perceptimit negativ që ka z. Thaçi në botë”, ka sqaruar Surroi. “Nuk ka pasur kurrfarë zvarritje, as lutje nga ana ime, po ka qenë ide e ambasadorit Dell dhe pjesë e bisedës së tij. (Kurse) Pacollit asnjëherë nuk i jam kërcënuar, por në një takim i kam thënë se do t’i bënte dëm Kosovës zgjedhja e tij për president”.

Po ashtu, Surroi ka riqartësuar se prej vitit 2004 nuk është botues i ‘Kohës Ditore’ dhe se nuk ka as lidhje institucionale me Kompaninë ‘Koha’. “Çfarëdo përmendje të gjoja ngritjeve të mia politike në kontekst të asaj që e raportojnë ‘Koha Ditore’ dhe KTV-ja është plotësisht e pabazë”, ka nënvizuar ai.

Përgjigjja e kryetarit të Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme vjen pas një interviste të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Dell, ku ai thotë se Surroi ia  kishte shprehur hapur ambicien atij dhe se iu kishte lutur Hashim Thaçit që t’ia jepte postin e presidentit. Kjo, sipas diplomatit amerikan, kishte ndodhur në rezidencën e tij, gjatë një darke, në tetor ose nëntor të viti 2010. Dell, në intervistë, gjithashtu ka thënë se atëbotë plani i AAK-së ishte që Ramush Haradinaj të vijë në postin e kryeministrit, kurse Hashim Thaçi të bëhej president.

Ambasadori amerikan në shkuarje ka vlerësuar se presidentja Jahjaga e ka bërë një punë të shkëlqyeshme në kthimin e rolit të Presidencës në atë që është paraparë sipas Kushtetutës.

4 komente në “Surroi: Ambasadori amerikan, krijues e shpërndarës i thashethemeve”

  1. illyricum says:

    Ky amerikani jone thote:

    ACT NOW!!! ne Qershor 2012 dhe jo ne 21 Janar 2011.

    Dmth kur ti ngrefet ketyre do bejme edhe ne qejf.

    hahahaha, nuk mbahet shtepia me mjell hua e as me llafet e lagjes.

  2. Hithri says:

    Deklarata qe ka bere Dell-i eshte nje veprim i ulet dhe qe tregon mungese te thelle profesionalizmi te nje dipllomati . Jam e sigurte qe zyra nga varet nuk do te jete e kenaqur me me nje deklarate te tille qe del jasht kompetencave te tij si ambasador dhe perfaqesues i politikes se SHBA ne rajon. Kjo deklarate eshte thjesht hakmarrje e ulet e nje njeriu qe s’mund te quhet politikan, edhe sikur te jete e vertete cfare delli deklaron se ka ndodhur. Nqs se nuk shihet si e tille dhe si nje veprim hakmarres i nje njeriu te vogel qe mban emrin e ambasadorit amerikan, mua me vjen keq qe arrihet deri ne kete pike sa nje palaco ambasador e ul veten ne thashemet e intrigat e politikes shqipetare qe t’i sherbeje klaneve te caktuara politike dhe te krijoje percarje si rezultat.

  3. Jemi ludhur me ... says:

    Vetë arsyeja se qeveria e Prishtinës pret që një i huaj të vendos se çka është mirë për banorët e “territorit” të pushtetit të tyre, vërteton se kjo qeveri nuk e di se çka do të thotë të jesh udhëheqës.

    Udhëheqja nuk është që të thuash vetëm po për secilin plan të huaj, por të thuash “jo” kur nuk i mirë për banorët.

    Amerika është e madhe, por është shtet demokratik. Guxo të thuash “jo” sikur Martin Luther King. Kështu fiton, e jo me kush tha çka.

    Në darkat luksoze në të cilat i ftojnë të huajt ministrat tanë vetëm një lëvizje mjafton: shkundja e kokës poshtë e lartë. Kjo të bën si person ministër dhe kjo të bën si përfaqësues milioner, por as njëra as tjetra nuk kanë të bëjnë me Kosovën dhe as me Amerikën.

  4. Drenica e Kuqe says:

    Nuk mund t’i besohet as ketij Surroit, se i biri i kujt eshte, Rexhai Titos, luan rolin e asaj “fisnikes”: “t’i them mbama kopilin, sa s’me ka thene…!!
    Po prej ketyre “patrioteve” Shqiperia eshte ketu ku eshte dhe i ka punet keshtu si i ka, kallamboq!! Krejt rrush, e merr hua edhe prush!!…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje