Japin dorëheqje Bujar Bukoshi e Astrit Haraçija

9 Korrik 2012, 19:04Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi dhe zëvendësministri i Financave, Astrit Haraçija, që të dy pjesë e Listës Ibrahim Rugova, kanë dhënë dorëheqje nga postet e larta qeveritare që mbanin. Dorëheqjen e tyre këta zyrtarë e kanë konfirmuar për Koha.net.

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e dy anëtarëve të kabinetit Thaçi, Bujar Bukoshit dhe Astrit Haraçisë.

Në komunikatën e qeverisë thuhet se kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Astrit Haraçija deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Bukoshi dhe Haraçija theksojnë se do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, të bindur në pafajësinë e tyre.

Po ashtu, ata deklarojnë se si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të jenë partnerë koalicioni në qeverinë e Republikës së Kosovës./KD

2 komente në “Japin dorëheqje Bujar Bukoshi e Astrit Haraçija”

  1. Drenica e Kuqe says:

    Te dy jane plaçkites dhe hajna zyrtare te popullit shqiptar dhe meritojne burgim te perjetshem, bile, ne mos edhe varje publike, per vjedhje dhe keqperdorim te parase publike dhe keqmenagjimit te saj nga pozitat zyrtare ne qeveri….
    Pak eshte t’i marroje Zoti, por duhet t’u hipe edhe Don Kishoti!…

    Drenica e Kuqe

  2. e ardhmja says:

    Bujar Bukoshi me ate mender Farkun e tij te qelbur vodhi paret e kosovareve te shkrete sa i desh trapi dhe i ndau me Sali Berishen.Eshte nje spiun i felliqur serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje