Shkrepja e armëve nëpër ahengje familjare nuk është as traditë historike e as kulturore e shqiptarëve, thonë sociologët. Megjithatë, gjatë javës së shkuar Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për 13 raste kur në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare ka pasur të shtëna në ajër dhe se janë konfiskuar 13 armë. Madje, në njërin prej rasteve, të enjten e kaluar ka mbetur i plagosur një i mitur.
“Në fshatin Resnik të Vushtrrisë, më 5 korrik në orën 16 e 10 minuta raportohet se viktima mashkull (i mitur) është goditur nga një plumb qorr. Policia ka identifikuar të dyshuarin mashkull, i cili në një aheng kishte shtënë me armë zjarri dhe nga ai dyshohet të jetë goditur viktima. Nga i njëjti është konfiskuar arma e gjuetisë ‘12 Ga’ dhe 4 copë fishekë”, thuhet në njërin nga 13 raportet e policisë për këto raste.
Ismail Hasani, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinë, ka shpjeguar se arma për shkak të kontekstit historik ka qenë gjithmonë shoqëruese e shqiptarëve, e në periudha të ndryshme edhe e domosdoshme për ta, mirëpo edhe në kulturën e lashtë ilire edhe në mesjetë, shkrehja e armës nuk është bërë për argëtim.
“Shkrehja e armëve në zonat malore është bërë kryesisht kur është kumtuar një lajm, në situata të ndryshme kur është kumtuar ardhja e armikut ose lindja e mashkullit, pra kur është siguruar një trashëgimtar. Përdorimi i armëve është rezultat i përzierjeve të ndryshme të kulturave të popujve të ndryshëm në Ballkan”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, kjo është një dukuri e “shëmtuar”, e cila po ndodh si rrjedhojë e mbetjes së armëve në duar të qytetarëve pas mbarimit të luftës. Por, edhe mos vetëdijesimi i qytetarëve, mbetet problem sipas Hasanit./KD
Dario ne rend te pare te te them se kosovaret jane shqipetare dhe keshilla e dyte eshte mos u mer shume me kosovar se po e shoh se kenaqesh kur dicka e keqe ndodh ne kosove , kishte me qene mire te mos meremi me krime dhe kriminel se po fillojmte bejme nderje ne krahina e gezojm vetem armikun se ne ate pjes administrative qe quhet shqiperi ndodhin krime qe as mendja e njeriut smund ti imagjinoj por ne nuk guxojm te njellosim nje komb apo nje krahine me krimin sepse krimi ndodh dhe ne vendet me te zhvilluara te evropes e besa ai i fundit i BREVIKUT ne Norvegji eshte e papare per njerzimin, dhe nuk eshte mire te shiqosh qimen ne koke te huaj e traun mos e shohesh ne koken tende.Une nuk e kame ndermend te te largoj antikosovarizmin ty apo antishqiptarizmin ty sepse ti je i ushqyer ashtu dhe nuk ja vlen te merem me shume me ty, se nuk je asgje me pak e me shum se nje legen qe ujin e qon ne pus te armikut ( paj dhe ndoshta dhe je i paguar per kete pune se qifti yte e shete veten edhe per ca leke te imta).
Ne kohen e Ilireve dhe ne Mesjete, nuk ka patur barut. Te pakten per arme dore. Barutin e prezantuan italianet dhe osmanet e perfeksionuan ne dyfeke dhe arme brezi. Argumenti i sociologut bie poshte, kshq vellezer kosovare mos ndaloni se shteni ne ajer. Ndoshta viktima e rradhes do jete nje serb.
Ministrat e qeverisë sonë m… paguhen disa milionë në muaj, për të na poshtëruar neve si komb me këto marrëzira. Sa çmenduri e lejuar nga ministrat materialist nga BE.
Dakord 100%, armet jane per barbaret dhe kush i shkrep ato ne raste gezimi, eshte nje njeri super primitiv, qofte shqiptar, qofte grek apo serb! Njeriu i avancuar shpiretrisht nuk e shpreh gezimin me arme e me zhurme, por ne qetesi te plote e i relaksuar!