Serbia ka anuluar pjesëmarrjen në samitin rajonal lidhur me mënyrën se si rruga për në BE mund të jetë forcë për ndryshim dhe stabilitet në Ballkanin e trazuar. Anulimi është bërë për shkak se në samit merr pjesë Kosova, e cila përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, shkruan Koha.
Samiti mbahet në Dubrovnik.
Në këtë samit në nivel të kryeministrave, pos Kroacisë, merr pjesë edhe Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Gjeorgjia, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.
Në samit është i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.