“Kosova më ka hyrë në zemër dhe unë admiroj gjithë atë që keni arritur”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, në një pritje të organizuar për 236 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në pritje ishin ftuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ata të pranisë ndërkombëtare.
Me këtë rast, Dell tha se Shtetet e Bashkuara gëzimet e tilla i ndajnë zakonisht me miq, ndër të cilët janë edhe kosovarët.
“Gjatë kësaj kohe, Kosova më ka hyrë në zemër dhe unë admiroj gjithë atë që keni arritur. Shpresoj që pas 200 vjetëve, historia do të tregojë se të gjithë këtu ishin pjesë e të shkruarit të historisë që mundësoi themelet e forta për një Kosovë demokratike e plot jetë, e cila shërben si pishtar i lirisë në Ballkan”, ka thënë ambasadori Dell, i cili pas pesë vitesh është në fund të mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Prishtinë.
“Me 2 korrik 1776, në një ditë përcëlluese në Filadelfia, Kongresi i dytë kontinental votoi për të miratuar Deklaratën e Pavarësisë nga Britania. Me 2 korrik 2012 në ditën më të nxehtë të matur ndonjëherë në Vjenë, Grupi Drejtues Ndërkombëtar votoi për të miratuar fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës”, tha në fjalimin e tij Dell.
”Ka qenë nder për t`i shërbyer vendit tim në vendin tuaj. Kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për t’ju përshëndetur si ambasador,” theksoi ambasadori amerikan.
Si zakonisht, ai ndau lutjet e tij për dy vendet mike duke thënë: “Zoti e bekoftë Kosovën dhe Zoti e bekoftë Amerikën”.
Në emër të institucioneve të Kosovës në këtë pritje ka folur presidentja Atifete Jahjaga.
“Idealin amerikan se liria nuk është zgjedhje, por një e drejtë e pa mohueshme, askush nuk mund ta kuptojë më mirë se populli i Kosovës”, ka deklaruar Jahjaga.
Ajo ka falënderuar edhe njëherë SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës, kurse ambasadorit Dell iu drejtua me zemërgjerësi, se ai është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë.
Për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në Kosovë organizohen edhe disa aktivitete nga komunat dhe qytetarët e Kosovës. /REL/
Po pa tjeter qe duhet te te kete hyre ne zemer shoku Dell: qyl, parate vu, privilegje te pamerituara, bakshishe, korrupsion, i pari i vendit,
kurveri, bixhoz, miq mafioze me shumice, perse te te mos hyje ne zemer Kosova. Po edhe atij Arviziut i ka hyre me zemer Shqiperia, vecse atij i prishet qejfi se kryeministri i atyshem nuk e perfill fare, ky flet, Saliu ia fut pordhes, i thote lirohu, lirohu se clirohesh! Tani jo kryeministri nuk e degjon me, por as ai kryetari i KQZ (A. Ristani), gje per te cilen po ndihet keq! Por me siguri, kjo do te zgjase sa te marre kestin tjeter to dollareve nga Saliu, pastaj qetesohen gjerat dhe do t’i thote perseri “Burre Shteti”!
Dihet, nuk ka nevoje ta deklarosh!
Edhe ky si gjys trapi eshte me duket.Ky shpreson se cfare do thuhet mbas 200 vjeteve.Edhe ne, po presim keto 400 vjet qe na kane ngel.
God bless the U.S.
God bless USA & Kosoven.Ndersa per ju komunistet shqiptare nuk ju pyet njeri,vazhdoni ne injorancen dhe budallallekun tuaj.
Ben, pse duhet te ofendohen shqiptaret nga nje injorant sic je ti? Sot nuk ka komunista.
hahahahahahahaaa…BL falemderit…ma bëre qefin…
ska faj beni,ai kujton se une jam komunist I oreve te para..hahahahahaahaaaaa..
Kali i kuq,kommenti im nuk ishte nje pergjigje per ju,te kerkoj falje nqse e ke marre per te kundert.I vetmi komment qe me pelqeu ishte juaji.Ky Bl,me duket idjot,por edhe jo shqiptar.
po ça thua o Ben,ska problem,ishte keqkuptim…je I respektuar.
Gezuar 4 korriku,rrofte dhe qofte e perjetshme SHBA-ja.
patjeter qe te pelqen kosova
por nu e di a te pelqejne banore e kosoves
ME 2 Korrik 2013 ,Kosovo pranohet anetare me te drejta te plota ne OBI[sipas kerkeses zyrtare te Kosoves] duke shkruajtur me germa te arta historine…..!!!!!
po Jahjaga te ka hi ne zemer ?