Partia Fryma e Re Demokratike u bë e para parti në Shqipëri që reagon zyrtarisht ndaj një lajmi të rëndësishëm për popullin kosovar. Me anë të një deklarate për shtyp ata përshëndetën përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë.
“Fryma e Re Demokratike përshëndet popullin e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës me rastin e përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur. Në këtë moment të rëndësishëm dhe optimist për Republikën e Kosovës, Fryma e Re Demokratike gjendet në krah të popullit dhe institucioneve të Kosovës dhe vlerëson se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur është arritje e merituar për punën dhe sakrificat e Kosovës në rrugën e saj të vështirë drejt pavarësisë dhe demokracisë.
Vendimi është njëherësh shprehje e besimit ndërkombëtar ndaj veprimtarisë së deritanishme të shtetit të Kosovës si dhe inkurajim për sfidat e reja që e presin atë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Fryma e Re Demokratike shpreh besimin se klasa politike e Kosovës do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim rrugën e reformave për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, në bashkëpunim me partnerët strategjik, SHBA dhe BE, si një faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon,” thuhet në deklaratën e FRD.
FRD hith valencat e miqesise me kedo bashkim politik perjashto dy binjaket qe tallen me shqiptaret 20 vite,jo po e ke fajin ti jo po s’e kam une…..
Fryma e Re Demokratike nuk duhet të bërtas “hopa”, pa e kapërcyer përruan. Qeveria e Kosovës (me FRD si pjesëmarrëse e saj) e pengon demokracinë në Kosovë, dhe jo të huajt.
Qeveria e Prishtinës nuk frikohet nga populli. Popullit ja ka vënë ajo këmbën në qafë që disa vite. Të vetmen frikë që e ka qeveria kriminele e Prishtinës është prania e forcave policore dhe ushtarake të huaja.
Çka do të ndodh kur qeveria e Prishtinës nuk ka frikë më nga askush më? Mund të bëhet më keq se në Kinë, Rusi apo Meksikë.