SHBA do tentojë të ndërhyjë në krijimin e kabinetit të ri serb

3 Korrik 2012, 16:15Rajoni TEMA

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit po udhëtojnë drejt Serbisë me misionin për të prishur një marrëveshje për ndërtimin e qeverisë mes socialistëve dhe progresistëve.

Sipas Balkan Insight, Filip Riker, zëvendësasistent Sekretar për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, do të realizojë një vizitë treditore në Beograd për të bindur liderët e dy partive më të mëdha, progresistët dhe demokratët, që të krijojnë një qeveri, për të shmangur kështu socialistët e Ivic Daçiç, që shihet si pasuesi i Sllobodan Millosheviçit. Mësohet se progresistët janë dakord me propozimin e amerikanëve, kurse demokratët e Tadiç ende nuk janë shprehur. Më parë ata kanë deklaruar se do qëndrojnë në opozitë.

Vetë Ivica Daçiç ka deklaruar se amerikanët nuk do ndërhyjnë në krijimin e qeverisë serbe.

2 komente në “SHBA do tentojë të ndërhyjë në krijimin e kabinetit të ri serb”

  1. Kristua nga Himara says:

    Shkoni futni hundet dhe ne Serbi që ta beni baçe me lule.

    1. Martin says:

      Pse te ndryshon gje vija e ujit ty?! Some time’s better if you keep your mouth shut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje