Grupi Ndërkombëtar Drejtues në takimin e mbajtur në Vjenë ka vendosur që t’i jap fund fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë grup bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën si dhe Turqia. Nga Kosova, në takim ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Nikoqiri i takimit, ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger ka thënë se kjo paraqet një ditë historike për Kosovën.
Nga dita e sotme, Kosovës po i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) pushon në shtator, ka thënë ministri austriak.
Ai ka shprehur kënaqësinë e tij se Vjena është vendi ku u hartua dhe aprovua Plani i Ahtisarit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe po në këtë qytet tash po vendoset fundi i mbikëqyrjes së kësaj pavarësie.
“Ne e dimë se Kosova do të ballafaqohet me shumë sfida dhe do të duhet të kryejë shumë detyra të shtëpisë, por e dimë po ashtu se ka bërë një punë të mrekullueshme këto vitet e fundit”, tha ministri austriak, duke shpresuar se Kosova një ditë do të jetë pjesë e strukturave të integruara të Evropës.
Në anën tjetër, shefi i ICO-së, Piter Feith ka deklaruar se Kosova ka bërë shumë përparime këto vitet e fundit.
Ndërsa ka lavdëruar përpjekjet për hapjen e Zyrës Administrative në veri, Feith ka inkurajuar institucionet e Kosovës që në ditët në vijim t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore- kushtetuese në mënyrë që të bëhet kalimi i kompetencave dhe përgjegjësive nga zyra e tij tek autoritetet vendase.
Nga Plani i Ahtisarit, sfidat e papërmbushura kanë mbetur në veri të Kosovës. Feith me këtë rast ka përmendur tri parime mbi të cilat do të gjendet zgjidhja politike për atë pjesë.
“Zgjidhja politike për veriun do të bazohet në tri parime: Nuk ka dhunë, nuk ka ndarje, pra veriu do të mbetet i Kosovës dhe parimi i tretë se veriu nuk do të mbetet konflikt i ngrirë”, ka thënë Feith.
Në anën tjetër kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo paraqet një ditë historike për Kosovën për të cilën ai tha se meritat i ndajnë së bashku institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar.
Edhe kryeministri i Kosovës u shpreh i vetëdijshëm se sfidat që mbeten, kryesisht kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformat demokratike, për të cilat ai është zotuar se Kosova po punon në avancimin e tyre.
“Unë jam i vetëdijshëm se ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e qytetarëve tanë. Ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Për më tepër, unë dua të ritheksoj zotimin tonë për ta rritur përfshirjen tonë në raport me të gjitha komunitetet në Kosovë, e në mënyrë të veçantë me serbët që jetojnë në veri të vendit, të cilët e meritojnë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që janë të përcaktuara me Planin e Ahtisarit dhe me ligjet e Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Edhe pas vendimit për t’i dhënë fund mbikëqyrjes ndërkombëtare, Bashkimi Evropian do ta vazhdojë praninë e vet në Kosovë, përmes misionit për polici dhe sundim të ligjit – EULEX, përderisa do të vazhdon edhe prania e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO-ja.
Kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se institucionet e Kosovës do t’i sigurojnë EULEX-it bazën adekuate ligjore për vazhdimin e mandatit.
“Ne jemi të zotuar që të gjejmë bazën adekuate ligjore për të mundësuar vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it, duke përfshirë edhe kompetencat ekzekutive të tij deri në qershor të vitit 2014”.
Mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë ishte një vendim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian që e njohën shtetin e Kosovës dhe Turqisë, për të parë nga afër zbatimin e obligimeve që kishte marrë Kosova me Pakon e Ahtisarit për respektimin e komuniteteve pakicë, sidomos komunitetit serb.
Njëherësh, kjo fazë, ishte menduar se do ta ndihmonte Kosovën në rrumbullakimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare dhe afirmimit të shtetit më të ri evropian.
Pas vendimit të sotëm, institucioneve të Kosovës u mbetet që t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore e kushtetuese për marrjen e përgjegjësive nga Zyra Civile Ndërkombëtare para mesit të shtatorit të këtij viti./REL
Tani Kosova te mbathet dhe te ruaj pavarsine pa ndryshuar kufijte per bashkim. Kosoves nuk i duhet bashkimi me Shqiperine, por te tregojne se dijne te ruajne shtetin e tyre, urimi im, shkon per nje shtet me te forte duke u distancuar nga disa mllefe qe kerkojne bashkim duke u bere te merzitshm.
Shut up!
BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT-Ti me siguri duhet te jesh instruktuar shume hollesisht ne Beograd apo Moske. Poe ne s’kemi nevoje per keshillat e tua tradhetare
po mbikqyrja otomane… kur do marre fund???
as per 600 vjet te tjera. ai vend esht infektuar me virus te pasherushem
urimet me te perzemerta popullit fqinj kosovar
A po fort e rrujm ne kosovaret per keto urimet qe i bejne ultra ortodokset pro greke ne kete site
Edhe ne s’po e rrujm fare per ju te kosoves.Biles ju duhet me j’u vu VIZA me ardh ne Shqiperi.
Reciproke eshte cdo gje ne ket jete,si Urrejtja ashtu edhe Respekti.
Keshtu,pra o BARBAR.
Nje gje duhet pranuar kjo gazete dominohet nga komentuesit ultra ortodoks.
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria o te panxene! Tradhetaret nuk kane fe, e sic edhe duhet ta dini kryetradhetarin qe po u shet detin Greqise dhe gjithe mbitoken dhe nentoken e Shqiperise serbeve e kemi mysliman te kulluar, sic ishte edhe zogu qe fali pjese te tokes se atdheut per qellimet vetjake!
O ben chicago,
nga e gjete popullin kosovar ti more, apo t’u erresuan syte ne USA? Mire qe uron, po mos ja fut kot o byrazer se popull kosovar nuk ka, por vetem popull shqiptar te krahines se Dardanise (Kosova eshte emertim serb)!
Kujdes me urimet e shpejta se bie ne humnere pastaj:-)
E lexova lajmin me kenaqesine me te madhe.
Urimet me te mira dhe ne te ardhmen me nje Shqiperi te Madhe.
Procesi ka nisur dhe nuk ka kthim mbrapa.
O mirel mos shiko endrra me sy hapur.Bashkimi i shqiperise nuk behet sepse perveç se flasin nje dialekt te shqipes kosovaret nuk kan azgje te perbashket ne karakter ne shpirte me shqiptaret e shqiperise.
Urime me gjithë shpirt e zemër popullit shqiptar të Kosovës.
Uroj dhe shpresoj për fuqizimin e këtij shteti (më i riu në Europë), për forcimin dhe ruajtjen e pavarësisë dhe të territorit, por kur të vijnë rrethanat për bashkim nuk do të mundet kush ta ndalojë, ashtu siç nuk ndaluan dot bashkimin e kombit Gjerman.
O ben chikago nuk po i uron popullit te Indianas pavaresine qe thua uroj popullin fqinj kosovar. Sa per informacion edhe ata shqiptare jane.
Nje hap shume i rendesishem drejte bashkimit kombetar!
Urime te sinqerta nga Vlora!
Eshte e padiskutueshme qe jemi i njejti popull e qe shume shpejte do te jemi dhe i njejti shtet!
Koha po tregon kete te fundit dhe po na con drejte ketij bashkimi, pavarsisht formes!
Edhe njehere Urime gjithe shqiptarve per kete arritje!
Grupi drejtues : usa, be dhe turqia (turqia !!). urime kosoves dhe All. Akb. !
Shpresoj që ky akt të bindë edhe shtet që akoma nuk e njohin Kosovën të lëvizin drejtë njohjes së Prishtinës zyrtare. Kjo vlen edhe për shtetsi Sllovakia a Rumania, e sidomos Greqia. Diplomacia Tiranës thot që kemi “marrëdhënie të shkëlqyera” po kjo nuk thuhet me fjalë tregohet me veprime.