Kosova dhe Shqipëria janë faktorë paqeje e stabiliteti në rajon dhe kanë agjendën e përbashkët, integrimet euro-atlantike, janë shprehur sot në Prishtinë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.
Pas mbërritjes në Prishtinë, presidenti Topi është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja Jahjaga, me ceremonitë më të larta shtetërore.
Pas takimit nën dyer të mbyllura, Jahjaga ka falënderuar fillimisht presidentin Topi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar për lobim dhe njohje të reja për Kosovën.
“Kosova dhe Shqipëria angazhohen për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien në rajon dhe mbarë botën”, është shprehur Jahjaga.
Ajo tha po ashtu se të dyja shtetet, Kosova dhe Shqipëria kanë një agjendë të përbashkët e cila pikësynim ka integrimet në strukturat euro-atlantike.
Nga ana e tij, presidenti Topi tha se ishte i nderuar që mandatin e tij si president i Shqipërisë po e përmbyllë me një vizitë në Kosovë.
Ai tha se Kosova shtet i pavarur e sovran, i ka hequr tashmë paragjykimet që ishin më herët për të.
“Kosova ka shënuar përparime të dukshme dhe është faktor i paqes e stabilitetit në rajon”, është shprehur Topi.
Në paraqitjen e tyre para mediave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kanë folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi dhe fuqizimin e partive të krahut nacionalist.
Jahjaga dhe Topi thanë se kjo është një zgjedhje e popullit serb, por u kanë bërë thirrje autoriteteve të Serbisë që të pranojnë realitetin me njohjen e Kosovës, dhe të vazhdojnë rrugën e integrimeve Evropiane.
Me këtë rast, presidenti Topi, ka përjashtuar çdo mundësi që Kosova të ndahet, siç ishin dëgjuar ide nga partitë politike, që pritet të drejtojnë qeverinë e re serbe.
Topi tha se ky është fakt i mbyllur njëherë e përgjithmonë, dhe Shqipëria ka një qëndrim sa i përket kësaj çështje.
“Nuk duhet të mendohet që do të ketë ndarje të Kosovës. Kjo histori është e përfunduar dhe të gjithë duhet të mësohen me këtë fakt, edhe ata që e kanë ende ëndërr të deformuar”, është shprehur Topi, i cili po qëndron në vizitë dyditëshe në Kosovë, me ftesë të presidentes Jahjaga.
Pas takimit me presidenten Jahjaga, Topi është pritur nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Në një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovës Topi deklaroi se shteti i ri është shembulli i forcës për ndryshim dhe i gatishmërisë për të punuar për të ardhmen bashkë me fqinjët, duke lënë pas të kaluarën. /REL/
Urimi Atyfute jajaces per dekoraten.
Do te shtoja nga fjalimi i zotit Bamir Topi qe;As bashkimi me Shqiperine te mos mendohet nga kosovaret.
Pyete vetën si shqiptar i krahinës së quajtur Kosovo (emër i krijuar sipas marrëveshjes së Turqisë dhe Serbisë për ndarje të shqiparëve nga njëri tjeri) se a e meritojmë ne jetën tonë në geto me padronët tanë shqiptarë në pushtet. A e kuptoni ju se ne jemi i vetmi komb në Evropë pa të drejtë të lëvizjes, vetëm sepse pushteti ynë konsiderohet si skizofren nga BE në Bruksel.
TE nderuar,e te respektuar shqiptare,kudo qe ndollemi,ta kemi bidjen e te jemi te sigurte,se zgjedhjet e ardheshme,te vitit 2013 qe do te mbahen ne SHqipri,do te largojne perfundimishte,komunistat,siujte e cdo flliqsire,qe mashtruan e poshtruan,plackiten e vrane kto 21 vjete,vete koha e njerzimi eshte kthjedhuar,nuke mbane me fundrrina,si plaku kriminel e bejte e bijat e tije.E njejta gje do te ndolle edhe ne zgjedhjet e ardheshme te Kosoves,kta kriminele kane vendin ne burge.AK e VV do shpetojne KOMBIN SHQIPTARE.
une di nje,dhe emrin e ka putin,dhe mendoj personalisht,se per te nuk ka paragjykime,me te mire,oser si zonja jaghaga shprehet,de juro,ose me pahir,edhe sikur ta varin ate nga ci ngelet ndene fustanit,do behet,edhe kur rusi e do,aman vetem cndodh ne siri duhet te shikoje jagjaga,se se shpejti do jete edhe aty,se ka fajin ajo e kane te tjeret qe smbajten rradhen,dhe i humbi pordha neper breke,po jemi shume primitive,qe te na rregullojne engjejt,pergjigjja vjen nga fuqi tokesore,mbase qe na opozojned ne,por te tilla erera ngritet ne bote te tilla uragane do korni,ne rast se stuhia do leje ju te korni,nga dibra e tropova,por ka dhe vit tjeter qe mund te mbillni,edhe sikur njezet e pese perqind nga farja eshte e mire edhe paparja,njesoj me babain tuaj memetin,qe e shihni ne xham ne prizren,pasi fiken dritat,nuk besoj se do te bjere kolera edhe tek ju,se tek memeti,me shume do vdesin nga kolerta sesa nga rusi,dhe e cuditshme eshte se ruset do jetojne me ta,do mbjellin edhe spinaq ne stambool,por mund te vdesin nga flaka por jo nga holera
kush thot se ne Shqiperi nuk ka analfabet? ti qenke deshmi e gjalle !!!