Dy studente marrin notën “Pesëmbëdhjetë” në Universitetin e Prishtinës

29 Qershor 2012, 10:28Rajoni TEMA

Dy studente të vitit të dytë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës janë “shpërblyer” për talentin e tyre me notë “Pesëmbëdhjetë” në lëndën pikturë. Profesori i pikturës, Agron Bytyçi, ka vendosur që t’i inkurajojë studentet duke u lënë notën 15, në afatin e qershorit, ngaqë ato i vlerëson si “talente të rralla”. Për fotografinë e indeksit të njërës prej studenteve që po qarkullon nëpër rrjetin social “Facebook”, ku shihet nota 15 dhe firma e profesorit Bytyçi, ky i fundit ka thënë se nuk ka njohuri që është publikuar, mirëpo për t’i vlerësuar me këtë notë ai ka thënë se e ka vendosur vetë. “E di që është jashtë rregullores të vendoset një notë e tillë, mirëpo unë kam dashur që t’i inkurajoj studentet, të cilat janë piktore të suksesshme dhe punëtore të mëdha. Kam dashur që ato ta kenë kujtim një notë të tillë për punën e madhe që kanë bërë dhe talentin e tyre”, ka thënë Bytyçi.

Profesori Bytyçi këtë hap e ka ndërmarrë për herë të parë dhe ka thënë se studentet vetëm në indeks e kanë të vendosur notën 15 “ngaqë indeksi i mbetet studentit”, mirëpo në fletëparaqitje dhe evidenca të tjera figuron nota 10, notë kjo maksimale për vlerësim që u vendoset studentëve sipas Rregullores së UP-së./KD

6 komente në “Dy studente marrin notën “Pesëmbëdhjetë” në Universitetin e Prishtinës”

  1. Dean says:

    Shum ide e gjetur.
    Eshte thjesht me stimulu talentin dhe me i tregu studentit se TI KE DICKA NDRYSHE NGA TE TJERET.
    Ketu ke ne jane te gjithe me 10-ta dhe ja kan bo mutin ne koke Shqypnise.

    1. artiles says:

      Ideja eshte shume e gjetur por po e kopjuan stilin keta profesoret tane, do rritet shume konkurenca e diplomave. Ato me nota 6-8 s’do pine me uje fare; ato me 9-10 do behen si “hajtmo e paska marre dhe ky nje diplome”; kurse ato me nota 15 do t’na i morin partizanet, (m’falni se ngatarova vitin e shiritit te filmit), do i morin deputetet e nderuem me xhozin ne krye.

  2. Drenica e Kuqe says:

    Ja paskan zbute shtratin profesorit t’shkrte!! Po ajfar Bytyqi i mjere qenka me e que n’burg e jo me ju dhane mesim studenteve… Po shihet prej aroplani se me sherr jau paska dhane ato nota “per talentin e vecante n’pikture!”…
    Hajde “profesor” ziu, hajde. Shkelje flagrante e rregullit universitar!! Ta shohim a po reagon “drejtesia”!!…

    Drenica e Kuqe

  3. tourkofagos says:

    Duke pare foto/materialin verej se ;PIKTURE e shkruajtur me germa te medhaja,jane vene pika mbi I dhe E…..!!!!!! Ky eshte turpi me i madh,qe tregon se ”profesori” nuk di as te shkruaj gjuhen shqipe!!!!
    Sa per vleresimin[nqs do te quhej nje i tille] vajzat studente mund te vleresoheshin me 20,nqs maximumi eshte 10,per te thexuar ne infinit talentin e tyr,qe padyshim meriton rrespekt.

      1. Gregobqfagos says:

        Dhe jo tyr, por tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje