Ministrat e jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian kanë propozuar që të premten të fillojnë negociatat me Podgoricën për anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Vendimin e konfirmoi komisioneri për zgjerimin e BE-së.
Komisioneri për zgjerimin Stefan Füle në një mesazh të shkurtër përmes rrjetit social Twitter, shkruan se e “vlerëson lart sugjerimin e ministrave evropianë që të premten të fillojnë negociatat me Podgoricën për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”. Këtë vendim duhet ta mbështesë edhe Këshilli i Evropës, thuhet në konkluzionet e miratuara gjatë takimit të ministrave në Luksemburg. Gjermania dhe Belgjika ishin ndër vendet të cilat kanë kërkuar përcaktimin e datës së fillimit të negociatave me Malin e Zi, ndonëse disa vende të tjera ishin të mendimit se duhet pritur garanci të reja të Podgoricës për gatishmërinë e vazhdimit të reformave dhe vendosjen e shtetit të plotë ligjor.
Mbështetja dhe rezervat
Sekretari gjerman i shtetit Michael Link tha se: “Gjermania mbështet fuqishëm vendimin për fillimin e negociatave me Malin e Zi”. Ai theksoi se Mali i Zi ka bërë përparime të mjaftueshme dhe se Bashkimi Evropian duhet t’i mbetet besnik premtimeve të dhëna për mbështetjen e vendeve që kanë bërë përparime në reformat e kërkuara. Ndërsa ministri i Jashtëm belg Didier Reinders tha se “janë bërë përparime në zbatimin e reformave, ndonëse kanë mbetur edhe disa shkaqe për shqetësim”.
“Megjithatë është e domosdoshme që të fillojmë negociatat. Kjo është mbështetur edhe nga Komisioni Evropian”, tha shefi i diplomacisë belge. Në anën tjetër, Suedia dhe disa vende të tjera anëtare të BE-së kanë kërkuar garanci edhe më të fuqishme përpara fillimit të negociatave për anëtarësimin e Malit të Zi. Përfaqësuesi i Suedisë tha se nuk duhet krijuar një hendek tepër të thellë mes Malit të Zi dhe Serbisë, me shpjegimin se “kjo mund të shkaktojë probleme të sigurisë në rajon”.
Negociatat do të fillojnë në sektorët e sundimit të ligjit, punëve të brendshme dhe drejtësisë, si dhe të drejtave dhe lirive elementare të njeriut. Më pas do të trajtohen të gjithë sektorët tjerë të rëndësishëm për funksionimin e një shteti juridik./DW
zotni Berisha a shume patriot,ai asht SKENDERBEU 2!
Ky a nacionalist e ne nave na te gjithe e duam.Ne duhet te futemi te fundit ne Bashkimin Europian ose ne hic,pasi nave na,jena me Turqine.Ene politika osmane ashte per paqen ene politika e Berishes e ka tregu perhere kete.Ka mbajt perhere lidhje te ngushta me Sllobodanin e ne e ka ndihmu shpesh,i ka dal perhere kunder UCK,pasi ajo ishte nje organizate terroriste.Berisha ka hap shkolla turke e greke ne Tirane e kudo.Varrezat greke kudo ku te deshirojne qeveritaret greke.Mbas pak vitesh do ngreje dhe varrezat e ushtareve serbe ne Kosove.Nave na ne Kosove kena xhamije kushtu sulltaneve turq si na kan masakru ma keq se serbet,ene pse mos me ju ngrejt naj permendore ene serbeve?!
duke u fut te fundit ne Europe ose hic,na tregojme vlerat tona si komb si dona me jetu perhere ne paqe.Na vec nji cope toke e ne me rujt naj dele,po ne i falim perhere kombet e tjere si na kan masakru,nave ne nuk mendojme asnjihere me u be nji komb,me ba nji ushtri,e ndoshta nji dite kur te jete koha me marr hak: Jak,nave na jena toleranta.Por ene trima,se p.sh. nuk e falim hasmin tone ene pse kane kalu 100 vjet,natyrisht e millim mrena,kurse turkun,serbin e grekun? jak,ata mund te bahen ene miqte tane,nave ju japim vajzat per gru,kercejme vallet e tyne,kendojme si ata,neve jena NAVE NA!
Ne kemi qene ne Europ ketu jemi dhe ketu do te mbetemi, si populli me i lashte dhe si populli me i trashe . Neve nuk na ndryshoj dot as Skenderbeu as Enveri dhe as Baliu se ne te vertet jemi ne qe nuk ndryshojme dot , jemi ne nje populle me nje mendje bosh.
Albanien, das Armenhaus Europas
nese mali zi ka njezet kerkesa te gjitha do i realizoje kurse shqiperia do ngelet vete me nje pra at qe ka realizu dhe sot
Pa hyre ne nato hyne ne evrope keta, shume me vrull e paska gjermoni kete here
ANALIZE : Ne Mal te Zi nuk ka ” Prezence ” te OSBE.
Mali i Zi ka 13 vjet si shtet i pavarur.
Shqipnia ka 100.
Shqiperia nuk mund te hyje ne Europe pasi ka konflikt interesash.
Ne momentin qe Shqiperia hyn ne Europe, Sali Berisha dhe OSBE duhet te largohen nga Shqiperia !!!