Kusari as pendohet, as ngutet për çimenton

26 Qershor 2012, 10:49Rajoni TEMA

Vendimi për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos për të gjitha vendet, duke vendosur një tarifë prej 35 për qind në import të saj, do të ndryshojë. Vendimi  i ri do të merret deri në fund të kësaj jave. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë se nuk po e përshpejton procesin e heqjes së masave të përkohshme shkaku i presionit e as frikës për shkarkim.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ajo ka bërë të ditur se janë afër finalizimit të analizës dhe brenda kësaj jave mund të merret një vendim për ndryshimin apo anulimin e tërësishëm të vendimit, të cilin e kishte marrë 10 ditë më herët. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë nuk është penduar se e ka marrë këtë vendimin, që për të nuk është i gabuar. Vendimi, sipas saj, është marrë në mbrojtje të prodhimit vendor të çimentos.

Arsyeja e marrjes së vendimit është rekomandimi i grupit punues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pas kërkesës së kompanisë “SharrCem” për shfrytëzimin e ligjit mbi masat mbrojtëse për prodhuesit vendorë, sqaron ajo. Ky ligj mundëson vendosjen e masave të përkohshme, pastaj konsultimin me të gjitha palët e përfshira dhe natyrisht rekomandimi i grupit që ka përcjellë situatën e tregut të çimentos dhe faktit se është vërtetuar se për një periudhë të shkurtër sasia e importuar e çimentos është rritur për 1500 për qind, apo prej një tregu prej 3 për qind të importuesve në rritje 35 për qind pa ndonjë ndryshim substancial të çmimit, gjë që ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rrezikshmërinë e prodhuesit vendor. Dhe si reagim për një situatë të tillë ata kanë kërkuar inicimin e masave të përkohshme mbrojtëse dhe pas një muaji të analizimit të situatës në terren ka ndodhur marrja e këtij vendimi që ka bërë barazimin e çmimit të prezantuar në kufi me atë në treg, që do të thotë 35- përqindëshi është vendosur si rrjedhojë e çmimit të prezantuar në kufi dhe çmimit të tregut për atë çimento të importuar.

E pyetur se nëse del se nuk ka pasur nevojë për një vendim të tillë, a do të ketë shkarkime, Kusari-Lila u përgjigj:

Jo, në asnjë mënyrë, për shkak se baza në të cilën është marrë rekomandimi është bazë e qëndrueshme. Këtu ose është informalitet aq i madh në ekonominë e ndërtimit dhe aty ku përdoret çimentoja, pasi ka pasur një rritje aq të madhe në përputhshmëri me nevoja të tregut, ose ka ndodhur diçka, në këtë rast kemi nevojë për kontroll më të madhe me inspektorë ose arka fiskale. Ne e dimë që i kemi bërë hapat e domosdoshëm për mbrojtjen e prodhuesit./KD

6 komente në “Kusari as pendohet, as ngutet për çimenton”

  1. irena says:

    Bravo Znj. Kusari. Keshtu duhet te jete. Mos ndryshoni qendrim. Mos u beni ikur politika e Shqiperise.

  2. Xhema nga Tirana says:

    Nga veprimet e guximshme dhe të duhura të Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Znj.Mimoza Kusari-Lila, duhet të marrin shëmbull të gjithë Ministrat e Qeverisë Berisha.
    Mbrojtja e prodhimit vëndas duhet të jetë,gjithmonë: Parim kryesor në politikat e orientimit ekonomik.

    XHEMA !

    1. nerro says:

      po more xhema po. ti jeton ne hene more shoku, mendon vertet qe kjo qe u be, ndodh me shkak mbrojtjen e tregut vendas. ajo ben muuu, SharCemi ka paguar ministren qe te ngreje tarifen e references per cimentos. Behet fjale per miliona euro e kupton apo jo. Mos u beni naive ose mos ja fusni kot kur nuk i dini gjerat.

  3. Matilda says:

    NDRRO MBIEMRIM SE E KANE TE LEHTE METE PERGOJU E TAKUZOJNE SE KE DASHNOR
    SERB.

  4. gent says:

    Mimoza asht mire me perfundu ne duart e prokurorise edhe ate sa ma shpejt, e mas saj edhe krejt zingjiri i hajnave neper oda e biznese te pista.Mimoza ajo klandestinja politike qe per nje grusht pare ka kalu ne AKR, e po ashtu per nje grusht pare edhe merr vendime.
    njeriu qe e ka propozu kete eshte ish-kryetari i Odes Amerikane, Leke Musa qe eshte angazhuar disa muaj me pare si keshilltar ne Sharrcem, se aty punon si keshilltar edhe kryetari i sapozgjedhur ne Oden Amerikane, Arianit Zeka, se Sharrcemi ka sponsorizu Vidofestin e Erolld Belegut qe eshte kryetar i Odes se guvernatoreve te amerikes ne kosoves, qe ka interes me Sharrcemin me e krye projektin e Marigona Rezidence, se aty ka marre ville edhe Mimoza, edhe Leka, edhe pronaret e TV21, qe pranuna qe Vidofesti me kalu prej KTV qe ka qene tradite 10 vjet. Ky rrjet mafiozesh sjell vendime per xhepat e vet, por qe e fundos vendin dhe popullin

  5. rikiki says:

    Po te kishte shkuar drejt procesi i privatizimit pa dyshim se do te duhej te mbroheshin pronaret e rinj por me gjithse ky proces ishte kryekeput i mapuluar atehere çdo perpjekje per ta mbrojtur kete proces edhe i dyshimt andaj e nderuar ministre mos u mundo shume per ta se nuk besoj qe te lavderon kush per veq atyre qe jane te korruptuar apo edhe qe mendoj te korruptohen nga ky vendim.Keta qe po bejen zhurm se gjoja qenka vendim i pa drejt per qytetaret edhe keta nuk e kan pernime por keta jane ndi keq sepse jan distributor per kosove apo me mir me thene ua ke marr perfitimet te cilat po i bajne ne kurriz te popullit te ngrat i cili nuk po ka shka me ba .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje