Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh zëvendëskryeministër, ka dhënë sot dorëheqje, duke zbatuar kështu zotimin që ka dhënë më 27 prill të këtij viti, se “nëse Kodi Penal i ri i Kosovës, me dy nene kundërthënëse 37 dhe 38, miratohet në formën siç është, pa ndryshime, atëherë ai do të paraqesë dorëheqje”.
Ministria e Drejtësisë ishte sponsorizuese e Projekt Kodit Penal të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar heqjen e neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal, të cilat kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit, në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 8 maj, ka marrë vendim që Kodin Penal t’ia kthejë Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim, duke thënë se “Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, si dhe me Nenin 22.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj”.
Andaj, një qëndrim i tillë i presidentes ishte kuptuar si kërkesë për heqjen e këtyre neneve nga Kodi Penal. Po ashtu, edhe Komisioni Funksional kishte propozuar heqjen e këtyre neneve.
Mirëpo, procedura e votimit ka sjellë si rezultat 59 vota për, 4 kundër dhe 5 abstenime.
Kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti, tha se kërkesa e presidentes nuk miratohet, pasi që kërkohen 61 vota për.
Me këtë vendim është shprehur “i tmerruar” Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK).
“AGPK konsideron se me këtë vendim, Kuvendi e ka fundosur lirinë e shtypit në Kosovë. Votimi i deputetëve tregon për papjekuri politike dhe tendenca diktatoriale ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.
Kodi Penal është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në seancën plenare, më 20 prill të këtij viti. Ai ka zgjuar më pas reagime e protesta të gazetarëve dhe mediave, të cilat kanë konsideruar se si i tillë, ky Kod, përkatësisht këto dy nene, cenojnë dhe rrezikojnë punën e tyre./REL
ne or mik vellai, vuajme nga i njejti problem, nga bythlepiresit!!!
Haredin byrazeri(vellau) ! Po munde ti ndihmosh homologet e tu nga shqiperia . Ata jane gati te gjithe te japin doreheqjen , por jane pa eksperience sepse askush nuk e ka bere me pare . Ndonje skice ose figure si behet do ti ndihmonte shume . Me beso Jane ne siklet te madh . Hallall buka haredino, kjo do te ndodhe ne shqiperi mbas 50 vjetesh.
Eshte gje e madherishme te japesh doreheqjen…
Eshte nje akt qe e ngre shume figuren e Z. Hajredin Kuçi.
Neser aksionet e tij do te rriten shume,njekohesisht kjo do te beje qe tju vije turp atyre palo-politikaneve bythelepire dhe te perbaltur qe kane frike nga media.
Turp per ata qe e mbajne veten per intelktual??!!
Urime per aktin e ndershmerise dhe pergjegjshmerise europiane!
Respekt për mbajtjen e fjalës, por për fat të keq dorëheqja e tij nuk është lajm për tu gëzuar në Kosovë. Është njësoj sikur kur zbret një pirat nga një anije me njëmij piratë tjerë. Deti ende mbetet i rrezikshëm për anijet me udhëtarë të ndershëm.
Turp per qeverine dhe parlamentin qe inicuan dhe votuan nenet 37 dhe 38 (te kodit penal)!!!
Respekt zotit Kuci per guximin dhe fjalen e mbajtur!!!
Krejt politike eshte, ky do te merr pozite e te mire tani, dicka po zihet ketu, eshte rasti Dino Asanaj, jane shume gjera qe po sillen ketu. nuk jane gjerat sic duken.