Ambasada amerikane në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka thënë se FBI, pas kërkesës së qeverisë së Kosovës do të ndihmojë hulumtimin e vrasjes së Dino Asanaj, për të cilin autopsia e autoriteteve të Kosovës konkludoi se ishte vetëvrarë.
“Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e z. Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencionit Kosovar të Privatizimit dhe njëherazi shtetas amerikan”, thuhet në këtë komunikatë për shtyp.
“Pasi e konsideron si të duhur, Qeveria Amerikane është pajtuar të ofrojë ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësorë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtejshëm”, thuhet në fund të komunikatës./EXPRESS
po pra, e mase pari let fillon me hetimin e Thacit dhe bandes kriminale te tij
Ai i cili mendon se në Kosovë mund të mbahen gjërat fshehtë është ose idiot i madh ose gënjeshtar i madh. Të gjithë e dinë të vërtetën, por shumë nuk guxojnë ta thonë.
FBI nuk ka nevojë të përdor metodat e përparuara të hulumtimit në Kosovë. Le ta hapin kuletën dhe brenda minutave e kanë përgjigjen, edhe nga pastruesi i këpucëve para hotelit ku qëndrojnë.