Lehtësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Robert Cooper, pas vizitës në Beograd, është pritur me domate të prishura nga aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje ndërsa po futej në objektin e qeverisë së Kosovës, njofton KTV.
Cooper do të takojë shefen e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri. Cooper ishte dje në Beograd, ku ka mirëpritur, siç thuhet, gatishmërinë e palës serbe që me bisedimet e nivelit të lartë, të zgjidhen problemet në Kosovë. Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë.
Por, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë bisedimet, nëse Serbia nuk zbaton marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel./KD
Sikur te mirte vesh nga domatet mire, por Serbia perseri do celse negociatat per antarsim e kosova do mbetet me presh ne dore :p