Thaçi: Integrimi në BE është zgjidhja e problemit të “Shqipërisë së madhe”

20 Qershor 2012, 12:51Rajoni TEMA

Anëtarësimi i plotë në BE dhe NATo i Ballkanit Perëndimor është zgjidhja e problemit të komuniteteve shqiptare që jetojnë në shtete të ndryshme. Kështu ka deklaruar kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për agjencinë bullgare Novinite.

“Nuk ka qenë zgjedhja e shqiptarëve të jetojnë në shtete të ndryshme. Ne duam të jetojmë në një rajon me kufij të hapur, në marrëdhënie të mira fqinjësore, ne duam të jetojmë në një rajon që ndan vlerat evropiane dhe modelin evropian. Për këtë arsye Shqipëria e Kosova duan të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane dhe NATO-s,” tha ai.

Thaçi deklaroi po ashtu se e sheh të ardhmen e Maqedonisë në BE. Ai tha se Serbia do e njohë pavarësinë e Kosovës, jo vetëm pse është rruga e vetme, por sepse është rruga e duhur. “Duke shtyrë njohjen e Kosovës, Serbia po dëmton veten dhe paqen e sigurinë në rajon,” tha ai.

3 komente në “Thaçi: Integrimi në BE është zgjidhja e problemit të “Shqipërisë së madhe””

  1. anticensurë says:

    nuk e shoh askund që thaçi të jetë shprehur kështu”Thaçi: Integrimi në BE është zgjidhja e problemit të “Shqipërisë së madhe”!!!!
    sa për jetesën në një zonë pa kufij ekonomik ose turistik,kjo nuk ka të bëjë aspak me “shqipërinë e madhe”!gjermania nuk priti për tu bashkuar nën europën e bashkuar!pavarsisht se është në këtë E. të Bashkuar sudetët,gjermanë bashklpuntorë të hitlerit në Luftën e II botërore të dportuar nga çekosllovakia,nuk kanë asnje të drejtë në çeki!pavarsisht se shumë shtete europiane janë në BE ato kanë probleme me pakicat e tyre në shtete të ndryshme të BE!pavarsisht se ata levizin lirisht!vetëm politikanët injorantë shqipëtarë kanë mundësi të gënjejnë populline tyre!atë popull nga i cili kanë dalë dhe popull të cilin e shfrytëzojnë në mënyrë shtazarake!

  2. vlonjati says:

    TITULL PA KOQE KUPTIMI

  3. Te bashkuar. says:

    Oh zoti Thaçi, e vetmja merite shume e madhe e juaja eshte koha e luftes çlirimtare nga serbet. Per kete kohe me pas,ju nuk jeni shume i afte. Shqiperia e madhe ose Iliria nuk behen me kurre tani duhet folur per Shqiperin qe ka mbetur e qe duhet te bashkohet. Por mos mbani shpresa te Europa, nje nga arsyet eshte se ne jemi shume pas Europes (ne disa gjera.Ju nuk keni vene ligjin nje e te barabarte per te gjithe, ju nuk keni popullsur shqiptarine ne zona ku banojne serbet per te mbaruar njehere e pergjithmon me “pakicat”, eksperinca ne bote nuk mungon, ndertime e shtepi falas dhe pagese e privilegjuar par familjet me shume femij(si ushtaraket ne shume vende, po izraelite i haruat, ata po bejne namin ne nje vend qe normalisht nuk eshte i tyre, po ju ne vendin tuaj,ju jeni te pa afte dreqer)… po ju jeni bere si shume te çmendur te tjere, ju njihni vetem leket/paran ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje