Bomba në Bërnjak, plagoset ushtari francez

19 Qershor 2012, 10:37Rajoni TEMA

Persona të panjohur kanë hedhur sot në mëngjes rreth orës katër dy bomba dore në pikëkalimin kufitar Bërnjak, afër Zubin Potokut. Mediat serbe njoftojnë se njëra bombë ka shpërthyer e tjetra jo. Bombat janë prodhim serb M75. Sipas këtyre burimeve është plagosur një ushtar francez, por pa rrezik jete.

Njoftohet po ashtu se bombën e pashpërthyer e kanë shkatërruar ushtarët e KFOR-it.

Ushtarët e kontingjentit francez të KFOR-it e kanë mbajtur të bllokuar drejtimin rrugor Mitrovicë-Rribariç derisa është bërë shpërthimi i kontrolluar i bombës.

Njoftohet po ashtu se pikëkalimi Bërnjak është hapur për qarkullim.

Zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Sali Mehmeti ka konfirmuar hedhjen e bombave në Bërnjak dhe fillimin e hetimeve.

Të shtunën KFOR-i mbylli rrugët alternative rreth Bërnjakut./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje