Policia akuzohet për manipulim të tenderit 2.9 milionësh

17 Qershor 2012, 17:54Rajoni TEMA

Me arsyetimin se nuk i plotësojnë specifikimet e përcaktuara në tender, Policia e Kosovës ka përzgjedhur ofertën që është afro gjysmë milioni euro më e lartë për furnizim me vetura të reja, shkruan sot Koha Ditore.  Policia e Kosovës, sipas pronarit të kompanisë “Mercom Company”, ka shkelur Ligjin e prokurimit publik në tenderin për furnizim me automjete, ka thënë Arif Elshani, pronar i kompanisë “Mercom Company”. Sipas tij, Policia e Kosovës e ka përgatitur tenderi për t’ia dhënë një tipi të veturave, prandaj të tjerët i ka shpallur të papërgjegjshëm.

“Mercom Company”, që përfaqëson veturën e markës “Peugeot”, është shpallur e papërgjegjshme për llotin e parë, ndonëse ishte më e lirë se fituesi për 442 mijë e 700 euro. E papërgjegjshme është shpallur edhe kompania tjetër “Autoshpia Siqani”, që përfaqëson “Opelin”, me ofertë më të mirë se fituesi për 200 e 20 mijë euro. Fitues në këtë llot nga Policia e Kosovës është shpallur kompania “Porsche Kosova”, shkruan Koha.

1 komente në “Policia akuzohet për manipulim të tenderit 2.9 milionësh”

  1. Bes says:

    Kosova te pakten ka marre Golf VI jo si ne qe vajtem morrem ato te mbaruarat per policine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje