Kosova përfaqësohet me flamur në Konferencën rajonale në Rumani

15 Qershor 2012, 11:05Rajoni TEMA

Kosova po përfaqësohet me të drejta të barabarta dhe me flamurin e shtetit, kurse përfaqësuesit e Serbisë nuk janë duke marrë pjesë në Konferencën Rajonale, të organizuar nga Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore në temën “Ndryshimet klimatike në agjendën e autoriteteve lokale të Evropës Juglindore”, e cila po mbahet në Tulcea të Rumanisë.

Kosova në këtë takim është duke u përfaqësuar nga Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacioni të Komunave të Kosovës.

Në këtë takim pjesëmarrës janë përfaqësuesit nga shtetet e Evropës Juglindore, si Shqipëria Turqia, Kosova Sllovenia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi, Moldovia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina. /KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje