Drejtori i klinikës kirurgjike në Prishtinë, Mehmet Maxhuni, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Dino Asanaj, drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk i mbijetoi plagët e sulmit me thikë, me gjithë përpjekjet e mëdha të personelit mjekësor.
“I ndjeri Asanaj, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur rreth orës 13:00, dhe personeli mjekësor ka intervenuar shumë shpejt. Ka pasur dy therje, një në fyt dhe një në gjoks, që i ka prekur mushkëritë dhe zemrën, dhe disa të tjera që nuk kanë qenë vdekjeprurëse. Me gjithë përpjekjet, i ndjeri ka ndërruar jetë rrethe orës 14:20”, shpjegoi Maxhuni.
Më herët, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Dino Asanaj, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga shoferi i tij.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë shumë për rastin, por tha se lidhur më këtë incident ka marrë informacion nga linja telefonike ndihmëse e policisë.
Motivet e këtij sulmi, Policia e Kosovë e nuk i ka mësuar, por siç thonë ata, hetimet janë duke vazhduar, dhe shumë pista janë të hapura.
Nga ana tjetër, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka konfirmuar se trupi i pajetë i Asanajt është vendosur në institut dhe të premten, me urdhër të Gjykatës së Qarkut, do t’i bëhet autopsia.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe partitë politike kanë dënuar ashpër aktin kriminal të vrasjes së kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.
Qeveria kërkon nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryesit e kësaj vrasjeje të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.(
dikujt i ka rene me qafe.
Vrasje me thike,thjesht makabre,pune korrakesh…..
Jetojme mijra vjet me pare. Njerzit theren si kafshet. Turpi ibotes dhe i kohes.
Vrasesi tani besoj po mendon dhe per familjen. Kush eshte ajo grua qe e ka ne shtrat, ai femije qe i thote baba, ai njeri qe i thot mik, ai moshatar qe i thote shok ketij vrasesi.
Eh kohe qe jetojme. Nuk dime me ke rrime. me ke flasim , ke bejme mik e ke kemi shok, me cilin vrases kemi drekuar, me cilin kasap kemi shternguar duart. me cilin te pa shpirt e zemer. kemi qeshur e kemi dhene bese.
Kohe muti.
ato qe e kane shok,mik,vella,apo babe,per mu i flasin nje heroi,qe vrau qe ne embrion,vjedhjen e prones.Ka dash vra me kohe shaban memia ktu,por nuk ka burra shqipnia,,,,kosova po
hahahaha,mos u mendo shume se te gjithe ata qe ke takuar do te duken kamikaze!
Te lumte per kete koment te shkelqyer.
Me shume respekt Balzac
Redaksi e nderuar,komplimenti im nuk i shkon turkofagosit per komentin e shkelqyer por ncuku-t.Ju lutem ta permiresoni kete leshim.
Me shume respekt Balzac
Ahhhh, duhej ta kishin ndare Shqiperine qe nje shekull me perpara. Ne nuk behemi dot njerez…kurre….
Do ishte shpetimi yne.
Mos i hyni ne Hak askujt sepse as kushe s’te vret, e ky Dinaj prej Molerit(bojagjis) ne USA,vjen ne Kosove e behet Miljonerme shitjen e fabrikave te Kosoves
Asnjeri me bukur nuk do t’i pergjigjej nje akti kaq monstruoz si Winston Churchill,”When you have to kill a man it costs nothing to be polite.”
“Nese vertete do t’duhej ta vrasesh dike,atehere s’te kushton gje qe te pakten kete ta besh ne menyre te qyteteruar”P.S.A theret njeriu,madje ate
edhe ne fyt?!
Vrasjet nuk kane kurrfare kuptimi, edhe mekatin me te madh me be. Kjo eshte hera e dyte qe po vritet ne vend te punes nje zyrtar i larte. Para nje viti u vra Drejtori i Arsimit i Komunes se Prishtines nga nje mesues i revoltuar. Kjo tregon qe nuk eshte duke shkuar ne rregull me keto pune.
hallall te koft , se DERR ma te poshter ska ma ,e ka shit krejt kosoven si ta kishte vjedhur