Patrulla e Policisë së Kosovës, që ruan Zyrën Administrative në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, është sulmuar me armë zjarri, të martën në orët e hershme të mëngjesit. Sulmin e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë.
Bëhet e ditur se sulmi mbi patrullën e policisë ka ndodhur pak minuta pas orës 01:00, duke qëlluar me një plumb në parafango, ndërsa dy policë po qëndronin brenda në veturë.
Policët veturën e kishin të parkuar para Zyrës Administrative të Kosovës për veri të Mitrovicës, që pritet të hapet këto ditë, raporton Koha.net.
Sipas burimeve, policët e Kosovës, të dy shqiptarë, nuk kanë dëgjuar asnjë krismë të armës, vetëm kur kanë dëgjuar se është qëlluar automjeti në të cilin ishin ata.
Thuhet se policët kanë dalë nga makina me shpejtësi dhe më pas kanë pasuar edhe dy-tri të shtëna në drejtim të policëve.
Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga ndërtesat shumëkatëshe, që gjenden jo shumë larg dhe që janë në afërsi të barrikadës, që është e vendosur tek shkolla e mesme teknike.
Gjithashtu thuhet se arma me të cilën kanë shtënë personat e pa identifikuar ka qenë me silensiator (e pazhurmëshme).
Zëdhënësi i rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se askush nga policët në këtë incident nuk është lënduar.
“Persona deri tash të panjohur kanë shtënë në drejtim të automjetit të policisë, që ishte në pikën statike tek Lagja e Boshnjakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nga një plumb është dëmtuar parafango e automjetit”, ka thënë Hoti, duke shtuar se hetimet rreth kësaj ngjarje janë në proces. /Telegrafi/
Serbet MIRE ua bejne,ishalla ju vrasin te gjithve ne veri,JENI FRIKACAKE.
Pse nuk i vrisni,mbasi ata kane ba qka kane dashte me ju ne KOSOVE ju kane vra, ju kane shnderue dhe tani po te keni seder, kambe SERBI nuk leni te gjalle ne vendin tuaj.